1/24
Looks like no tags are added yet.
Name | Mastery | Learn | Test | Matching | Spaced | Call with Kai |
|---|
No analytics yet
Send a link to your students to track their progress
si emërtohen elementet e bllokut f?
elemente të rraëëa ose elemente kalimtare të brendshme
lantanidet
elementet me numër atomik prej 58 (ceriumi) deri tek 71 (luteciumi) kanë veti të ngajshme me lantanin andaj quhen lantanide. Konfiguracioni elektronik i lantanideve fillon me plotësimin e 4f.
gjendja oksiduese e lantanideve
+3 dhe disa shfaqin edhe +2, +4
burimi kryesor i lantanideve
monaziti
aktinidet
elementet me numër atomik 90 (toriumi) deri 103 (lorenciumi) kanë veti të ngjajshme me aktinin, andaj quhen aktinide. Konfiguracioni elektronik fillon me plotësimin e 5f
gjendja e oksidimit të aktinideve
+3 dhe +4
radioaktiviteti i aktinideve
kanë radioaktivitet të lartë me rritjen e numrit atomik
luminishenca
emetim spontan i dritës nga substanca pa ndikimin e nxehtësisë, njihet edhe si rrezatim i trupit të ftohtë
monoziti
mineral fosfat i cili përmban shumicën e elementeve lantanide
aliazhi auer
përzierje e hekurit dhe ceriumit
reaksionet bërthamore
studiojnë ndryshimet që ndodhin në strukturën e bërthamës së atomit. Ato përcillen me bashkimin e bërthamave të atomeve ose me zbërthimin e tyre. Në bazë të kësaj ato ndahen në FISIONIT dhe FUSIONIT
defekti i masës
që protonet e atomit të qëndrojnë në një vëllim kaq të vogël, kërkohet forcë e madhe e cila njihet si forca e madhe nukleare. Kjo forcë vepron ndërmjet protoneve, neutroneve dhe ndërmjet protoneve e neutroneve. Masa e cilitdo atom është më e vogël se shuma e masave të pjesëve përbërëse, dhe ndryshimi mes të dyjave quhet defekt i masës.
grimcat alfa
përmbajnë elektricitet pozitiv. Ato janë bërthama të heliumit. Këto rreze e devijojnë rrugën e lëvizjes në fushën magnetike.
si quhet lirimi i grimcës alfa apo bërthamës së heliumit?
zbërthim alfa
si ndalen grimcat alfa?
ndalen nga fletët e letrës ose nga shtresa e jashtme e lekurës dhe kjo e pakëson rrezikun. Nëse këto grimca futen në organizëm përmes rrugëve të frymëmarrjes apo ushqimit, mund të shkaktojnë dëmtime serioze
grimcat beta
përmbajnë elektricitet negativ. Këto rreze e devijojnë rrugën e lëvizjes në fushën magnetike. Rrezet beta janë tufë elektronesh që lëvizin me shpejtësi të madhe. Grimcat beta nuk ndalohen me dorë, por mund të ndalohen nga një shtresë metalike.
rrezet gama
nuk devijojnë rrugën e lëvizjes në fushën magnetike. Këto rreze janë valë elektromagnetike, me gjatësi valore 0.001 deri në 0.1 nm. Këto rreze janë fotone me energji të madhe. Rrezet gam janë shumë të depërtueshme, aq sa mund të depërtojnë edhe në shtresa të trasha betoni
si ndalen rrezet gama?
ndalen nga metalet që kanë densitet të lartë (siç është plumbi)
zbërthimi radioaktiv
nënkupton zbërthimin e nukleuseve jo të qëndueshëm duke prodhuar grimca dhe energji.
çka ndodh gjatë emetimit të grimcave alfa?
numri atomik i elementit zvogëlohet për 2, ndërsa numri i masës zvogëlohet për 4.
kemi shembullin e radiumit, i cili me emision të rrezeve alfa kalon në radon: 88222Ra = 86222Rn + 24He
çka ndodh gjatë emisionit të rrezeve beta?
masa e bërthamës nuk ndryshon dhe në këto reaksione, një neutron zbërthehet duke formuar një proton dhe një elektron: n =p+ + e- Pra, me emision të rrezeve beta, numri atomik ndryshon ku fitohet elementi i ri me numër atomik më të madh për një njësi, ndërsa numri i masës mbetet i njëjtë. Prandaj elementi i fituar është izobar i elementit paraprak. Izobare quhen atomet me të njëjtin numër të masës (A) por me numër të ndryshëm atomik (Z)
radioaktiviteti artificial
shndërrimin e parë artificial e bëri Rutherfori
fisioni
proces nuklear në të cilin bërthama e rëndë ndahet në dy bërtham më të vogla. Shembull i fisionit i cili është përdorur në prodhimin e bombës atomike dhe i cili është përdorur në prodhimin e bombës atomike dhe i cili ende përdoret në reaktorët bërthamorë është zbërthimi i izotopit të uranit. Fisioni përdoret edhe për prodhimin e energjisë elektrike në centralet nukleare. Gjatë fisionit, në reaktorët bërthamorë lirohen rrezet y
fuzioni (fusioni)
proces bërthamor në të cilin dy bërthama më të lehta kombinohen me ç’rast formohet një bërthamë më e rëndë. Shembull i fusionit, i cili është me rëndësi për armatim bërthamor, është reaksioni mes dy izotopeve të ndryshme të hidrogjenit me qëllim të përfitimi të izotopit të heliumit
energjia e reaksioneve të fusionit
reaksionet e tilla lirojnë energji rreth një milionë herë më shumë sesa energjia që fitohet me reaksion kimik të rëndomtë