1/36
Looks like no tags are added yet.
Name | Mastery | Learn | Test | Matching | Spaced |
|---|
No study sessions yet.
bimët me farë
Ashtuquhen edhe si spermatofite dhe janë grupi më i madh i bimëve në tërësi.
Farëveshurat dhe farëzhveshurat quhen bimë fanerogame (phaneros-e dukshme, gamos-bashkim seksual).
Këto bimë janë heterospore.
anatomia e spermatofiteve
Kanë 3 organet vegjetative (rrënja, kërcelli dhe gjethet) të cilat krijohen në embrion.
Embrioni është i vendosur në farë dhe përfaqëson sporofitin e bimës në miniaturë. Përpos embrionit, në farë (më rallë në kotiledone) gjendet indi ushqyes-endosperma që ushqen embrionin gjatë mbirjes (germinacionit).

Si dallon embrioni i bimëve me farë me atë të fiernave?
embrioni i spermatofiteve është bipolar, pra ka dy kone vegjetative, konin e biskut dhe në anën e kundërt konin e rrënjës.
Fara
fara krijohet nga ovula dhe është themelore në përhapjen e bimëve, pak rëndësi ka nëse është e zhveshur ose e veshur
Ovula
Në ovulë zhvillohet gametofiti femëror dhe pas pllenimit të qelizës vezë formohet embrioni, kurse mbështjellësi-INTEGUMENTI i ovulës formon cipën-TESTA e farës dhe kështu ovula zhvillohet në farë.
Pjesa kryesore e ovulës është nucellusi.

Gjeneracionet e spermatofiteve
kanë ndërrim heteromorf të gjeneracioneve.
Gjeneracioni sporofit (DOMINANT) fillon nga zigoti, embrioni dhe bima e gjelbër.
Gjeneracioni gametofit është shumë i reduktuar dhe zhvillohet brenda pjesëve të lules.
gametofiti mashkullor (farëzhveshurat)
Në foto paraqitet gjeneracioni sporofit (që prodhon spore) dhe është diploid (2n). Nga krijimi i mikrosporeve (n) zhvillohet gametofiti mashkullor - poleni.
Qelizat spermale i bart gypi i polenit të cilin e formon shtresa e brendshme (INTINA) e kokërrzës së polenit

Gametofiti femëror (farëzhveshurat)
Në foto paraqitet gjeneracioni sporofit (që prodhon spore). Brenda ovulës (në nucellus) gjendet qeliza mëmë megaspore (2n) e cila do të ndahet në 4 qeliza ku vetëm njëra mbijeton. Më pas krijohet qesja embrionale (qeliza e mbijetuar) e cila përmban qelizën vezë dhe qleizën mëmë endospermale.
Kur kokërrza e polenit lëshon qelizën spermale, ajo bashkohet me qelizën vezë dhe krijojnë zigotin. E më pas zhvillohet indi ushqyes dhe mbështjellësi rreth farës së sapokrijuar.

Çka ju mundëson spermatofiteve mundësi kaq të madhe të përhapjes, që i dallon nga fiernat dhe myshqet?
Lirimi i plotë nga pika e ujit gjatë procesit të pllenimit, e që tek fiernat dhe myshqet gjithmonë përmendet uji si faktor esencial për zhvillimin e ciklit jetësor
Ndërrimi i fazave qelizore
Faza haploide - gametet (qelizat spermale me spermatozoidet dhe qesja embrionale me qelizën vezë).
Faza diploide - fillon me zigotin dhe përfundon me qelizat amë të kokërrzave të polenit dhe qelizën amë të qeses embrionale.

Divizionet e spermatofiteve
-Bimët farëzhveshura (gjimnosperme)
KONIFEROFITINE dhe CIKADOFITINA
-Bimët farëveshura (angjiosperme)
MAGNOLIOFITINA

bimët farëzhveshura
-Koniferofitinet
-Cikadofitinet

bimët farëveshura
-Magnoliofitinet

Nëndivizioni KONIFEROFITINA; bimë farëzhveshur
conus - boçë, ferus - bart
Kanë trakeide kurse traketë ju mungojnë.
Gjethet kanë tufë të dyfishtë përquese.
Organet reproduktive janë boçat.
Në boshtin e boçës mashkullore vendosen mikrosporofilet (theket) të cilat krijohen nga grupet e mikrosporangjeve.
Në boshtin e boçës femërore vendosen megasporofilet të cilat krijohen në ovulë.
Klasët e divizionit të koniferofitineve
-Ginkoret
-Halorët

Ginkoret
Ginkgo Bibola zhvillohet nga fara me dy kotiledone.
Është bimë dioike.
Pllenimi realizohet përmes qelizës vezë dhe spermatozoidit ndërsa integumenti i ovulës formon këto dy shtresa:
-SKLEROTESTA (shtresa e brendshme)
-SARKOTESTA (shtresa e jashtme) - e cila kur piqet merr ngjyrë argjendi andaj ka emrin ginko (nga gjuha kineze)

Familjet e Halorëve
Format e zhdukura (Sekvoia, Sekvoiadendroni)
Pishore (Pinaceae)
Selviore (Cupressaceae)
Tisore (Taxaceae)
Përveç Larshit që është gjetherënëse të gjthë halorët e tjerë janë gjethëmbajtls
gjinitë e familjes së Pishoreve (halore)
-Bredhi (Abies alba)
-Hormoqi (Abies picea)
-Larshi (Larix decidua)
-Pisha (Pinus)

llojet e gjinisë Pisha (pishore;halore)
-pisha e zezë (pinus nigra)
-hartina (pinus sylvestris)
-kërleka (pinus mugo)
-arneni i bardhë (pinus peuce)
-rrobulli (pinus heldreichii)

Gjinitë e familjes Selviore (halore)
-Tuja
-Selvia
-Dëllinja

Familja Tisore
lloji kryesor është Tisi (Taxus baccata)
Karakteristikë është mbështjellësi-ARILLUSI dhe kur piqet merr ngjyrë të kuqe. Në këtë gjendje është e vetmja pjesë e bimës që nuk është helmuese, sepse të gjitha pjesët e tjers të bimës përmbajnë alkaloidin helmues TAKSIN.

Nëndivizioni Cikadofitine (farëzhveshura)
përfshin këto dy klasë bimësh të zhdukura:
-Pteridospermae
-Benetitopside
Dhe dy klasë të tjera të sotme:
-Cikadopside
-Gnetopside
Klasa Cikadopside (cikadiofitine)
-Cikasi
-Zamia; Makrozamia është boçi më i madh që njihet deri më sot
-Dioon

Klasa Gnetopside
Këto mbështillen me një lloj “perianti”.
Tri gjinitë e sotme janë:
-Velviçja (gjethe me dellëzim paralel)
-Gnetumi (dellëzim rrjetor)
-Gjunjëza (luspore)
Nëndivizioni Magnoliofitine (bimët farëveshura)
Janë grupi më i madh i bimëve të larta.
Veçori e tyre është lulja e tyre tipike që ndërtohet nga pjesët si: sepalet, petalet, thekët dhe pistili. Lulet me këto pjesë quhen lule morfologjike sepse njësia biologjike në të cilën kryhet polenizimi quhet lule biologjike.

Si dallohen Magnoliofitinet nga Cikadiofitinet?
Magnoliofitinet dallojnë me ovula të mbyllura në vezore të pistilit
Lulja
Lulja, si organ reproduktiv, është bisk i metamorfozuar.
Lulja krijohet nga SYTHI LULOR.
Lulja ka pjesët shterpë(sterile) dhe pjellore(fertile)
Pjesët sterile të lules
-bishti
-shtrati
-sepalet
-petalet
-gjëndrat nektariale

Sepalet dhe Petalet
Sepalet janë të gjelbra dhe krijojnë kupën e lules.
Petalet kanë ngjyra të ndryshme dhe krijojnë kurorën e lules.
Kur petalet janë të lira lulet quhen DIALPETALE (dia - ndaj) ndërsa kur bashkangjiten quhen lule SIMPETALE (sym - bashkë).

Perianti
Kupa dhe kurora e lules sajojnë mbështjellësin PERIANTIN i cili në këtë formë (me kupë-kalyx dhe kurorë-corolla) zhvillohet tek dykotiledonet dhe është i dyfishtë, por nëse zhvillohet tek njëkotiledonet është i njëfishtë dhe krijohet nga gjethëzat e njëllojta, quhet PERIGON.

Pjesët pjellore të lules
-Thekët
-Pistili
Thekët
Theka krijohet nga filli (filamenti) dhe antera. Antera përbëhet nga dy gjysmëantere që mbajnë dy mikrosporangje që pastaj formojnë mikrosporet nga të cilat krijohet gametofiti mashkullor.
Të gjitha thekët e një luleje formojnë ANDRECEUMIN.

Pistili
Pistili përfshin GINECENË e një luleje. Kjo ndërtohet nga:
-vezorja (ovarium) - pjesa më e rëndësishme, ku krijohen ovulat (në të cilat zhvillohet gametofiti femëror)
-shtyllëza (stylos)
-kreza (stigma)

Gametofiti mashkullor (farëveshurat)
Në anterë gjendet fillimisht qeliza mëmë mikrospore (2n) më pas ndahet në 4 qeliza (n) të quajtura mikrospore. Më pas në mikrospore krijohen tubi përques(që përqon polenin deri në ovulë) dhe tubi gjenerativ (që krijon qelizat spermale). Kështu krijohen kokërrzat e polenit që njëkohësisht paraqesin gametofitin mashkullor.

Gametofiti femëror
Në ovarie gjendet ovula e cila përmban qelizën mëmë megaspore, kjo me pas ndahet në 4 qeliza të quajtura megaspore por vetëm njëra mbijeton. Kjo qelizë do të zmadhohet dhe bërthama e saj do të ndahet në 8 pjesë të cilat do të zhvillohen në qeliza. Kjo quhet qese embrionale dhe përfaqëson gametofitin femëror.

Si kryhet fekondimi në bimët farëveshura?
Qesja embrionale përmban 1 qelizë vezë dhe qelizën mëmë endospermale (n + n) me dy bërthama. Më pas kur kokërrza e polenit depërton në pistil dhe përmban dy qeliza spermale, njëra bashkohet me qelizën vezë dhe formojnë zigotin kurse tjetra bashkohet me qelizën mëmë endospermale duke krijuar qelizën triploide (3n) që përfundimisht rezulton në krijimin e endospermës.
Ky proces njihet si Fekondim i Dyfishtë, i veçantë vetëm tek bimët angiosperme (farëveshura)

Embrioni dhe Endosperma
Pas bashkimit të njërës qelizë spermale dhe njërës qelizë vezë do të formohet embrioni, ndësa me bashkimin e njërës qelizë spermale me qelizën sekondare do të formohet indi ushqyes (endosperma) sekondar. Kështu ovula shndërrohet në farë kurse vezorja në fryt.
