1/63
ishalla 5
Name | Mastery | Learn | Test | Matching | Spaced |
---|
No study sessions yet.
Ç'është teksti
Teksti është një prodhim gjuhësor me gojë a me shkrim, që i përgjigjet një qëllimi komunikues.
Si mund të ndërtohet teksti si njësi komunikuese
Teksti si njësi komunikuese mund të ndërtohet nga një fjalë e vetme, nga një grup fjalësh ose një a më shumë fjali, në varësi të situatës në të cilën përdoret dhe qëllimit që synohet të arrihet.
Çfarë karakteristike është koherenca
Koherenca është një karakteristikë që ka të bëjë me kuptimin.
Çfarë përcakton koherenca
Koherenca përcakton tekstin si njësi bazë e komunikimit gjuhësor.
Me se ka të bëjë koherenca
Koherenca ka të bëjë me organizimin e brendshëm të kuptimit të tekstit.
Kur kemi të bëjmë me një tekst të vërtetë
Kemi të bëjmë me një tekst të vërtetë nëse ka koherencë logjike dhe koherencë tematike.
Çfarë nënkupton koherenca logjike
Koherenca logjike nënkupton: një rend kronologjik, një rend argumentues, shprehës, një kalim nga e përgjithshmja në të veçantën, nga e veçanta në të përgjithshmen.
Çfarë është një tekst nga ana tematike
Nga ana tematike, një tekst është si një piramidë: në majë qëndron tema kryesore, në bazë janë thëniet e veçanta.
Çfarë duhet të kontrolloni që të ndërtoni një tekst koherent
Që të ndërtoni një tekst koherent, duhet të kontrollojmë që: konceptet të jenë të renditura në mënyrë të rregullt, të mos ketë mendime që nuk kanë të bëjnë me argumentin, mendimet, idetë, të dhënat të lidhen me njëratjetrën në mënyrë korrekte, të mos ketë ide në kundërshtim me njëratjetrën.
Sa teza për gjuhën shqipe mbizotëruan në shek. XIX
Në shek. XIX për gjuhën shqipe mbizotëruan dy teza: teza ilire dhe teza pellazge.
Cila tezë mbizotëron gjatë gjysmës së parë të shek. XX
Gjatë gjysmës së parë të shek. XX mbizotëron teza trake dhe ajo ilire.
Cilën tezë e institucionalizoi shkenca shqiptare në gjysmën e dytë të shek. XX
Shkenca shqiptare në gjysmën e dytë të shek. XX e institucionalizoi tezën ilire të prejardhjes së gjuhës shqipe.
Në cilat hapësira gjeografike ballkanike jetojnë kryesisht shqiptarët
Shqiptarët jetojnë kryesisht në ato hapësira gjeografike ballkanike në të cilat kanë jetuar paraardhësit e tyre, ilirët.
Nga se përbëhet fjalia si njësi tërësore e ligjërimit
Përbëhet nga një varg fjalësh, të formësuara e të lidhura gramatikisht sipas ligjeve të një gjuhe të caktuar.
Cilat janë dy anët që dallohen në fjali
Dy anët që dallohen në fjali janë: ana kuptimore dhe ana formale.
Çfarë përfshin koncepti i modalitetit
Koncepti i modalitetit përfshin shprehjen e qëndrimit të folësit ndaj realitetit, me mjete të ndryshme morfologjike, sintaksore, leksikore dhe intonacionore.
Ç'është gjykimi
Gjykimi është formë e të menduarit, me anë të së cilës pohohet ose mohohet diçka për sendet a dukuritë dhe për tiparet e tyre.
Me se shprehet gjykimi
Gjykimi shprehet gjithmonë me fjali.
Ç'është fjalia
Fjalia është formë e gjuhës.
Ç'është gjykimi
Gjykimi është formë e të menduarit.
Ç'është ligjërimi apo të folurit
Ligjërimi apo të folurit është gjuha e gjallë, në çastin kur flasim a kur shkruajmë.
Sa ligjërime dallohen
Dallohen tri ligjërime: ligjërimi libror, ligjërimi bisedor dhe ligjërimi i shkujdesur.
Si zbatohet norma standarde në ligjërimin libror
Në ligjërimin libror norma standarde zbatohet në mënyrë më të plotë e më të ngurtë pa lejuar shmangie nga kjo normë.
Si zbatohet norma standarde në ligjërimin bisedor
Në ligjërimin bisedor, norma zbatohet në mënyrë elastike, me disa lëkundje.
Si zbatohet norma standarde në ligjërimin e shkujdesur
Në ligjërimin e shkujdesur norma nuk zbatohet fare.
Cilët emra bëjnë pjesë në fjalorin abstrakt
Në fjalorin abstrakt bëjnë pjesë emrat abstraktë, pra emra që tregojnë veprime, gjendje, cilësi dhe veçori të abstraktuara ose nocione abstrakte: lëvizje, mendim, gjykim, bukuri etj.
Cilët emra bëjnë pjesë në fjalorin afektiv
Në fjalorin afektiv bëjnë pjesë emrat me ngjyrime përkëdhelie a zvogëlimi njëkohësisht, ose vetëm zvogëlimi.
Me cilat prapashtesa shprehim ndjenja përkëdhelie
Ndjenja përkëdhelie shprehim me prapashtesat: ush, ushe, ushë.
Me cilat prapashtesa shprehim ndjenja me kuptim nënçmues dhe përbuzës
Prapashtesat me të cilat shprehim ndjenja me kuptim nënçmues dhe përbuzës janë: ac, uc, acak, acuk, aq, alaq, aluq, alec, arash, avec.
Cfare letersie eshte Letersia e Rilindjes kombëtare
Letersia e Rilindjes eshte letersi identitare dhe e angazhuar, pasi eshte shkruar ne funksion te krijimit te kombit shqiptar dhe te shtetit
Nga mesi i cilit vit i ka fillimet e veta Levizja kombëtare shiptare e Rilindjes
Nga mesi i viteve 1800
Cilet jane dy shkrimtaret me te medhenj te letersise romantike shiptare
Jeronim De Rada dhe Naim Frasheri
Cfare shkroi Anton Santori
Drama Ermira
Cfare trajtoi Pashko Vasa
Trajtoi te verteten per shqiptaret dhe shkroi liriken e kushtrimit per kryengritje dhe lufte per çlirimin nga turqit
Cfare studioi Konstandin Kristoforidhi
studioi shqipen e folur dhe te shkruar
Cilën poeme e krijoi Gavril Dara i Riu
Krijoi poemen per Motin e madh
Cfare mbeti Zef Serembe dhe me ke ishte i ngjashëm
mbeti lirik i kulluar, i ngjashem me shume me romantiket perendimore per bukurine e shprehjes, tingellimin dhe emocionin ne liriken e vet shume te personalizuar
Cfare shkroi Sami Frashëri
Traktatin ideologjik per shqiprine dhe shqiptaret
Cfare poezi shkroi Filip Shiroka
poezi te permallimit qe mbeshteten ne mergimin fizik e shpirteror te autorit larg vendlindjes e atdheut
Cfarë trajtoi Zef Skiroi
dramat historike shqiptare dhe dhimbjen personale
Cila eshte forma mbizoteruese e shkrimit ne letersin romantike shiptare
Vargu
Cilat janë disa nga veprat kryesore të De Radës
Kenget e Milosaos, Serafina Topia, Skanderbeku i pafan, Rapsodi te nje poeme arbereshe, Lashtesia e kombit shqiptar etj.
Çfaré dëshmon poetika e De Radës
Deshmon ne trashigimine gojore dhe ne perfytyrimet personale
Cili është qellimi i De Radës te vepra "Skënderbeu i pafan"
Qellimi i De Rades nuk eshte thuarja e fatit te heroit por rishfaqja dhe rindertimi i epokes heroike shqiptare dhe forcimi i idese se çlirimit te atdheut
Cili eshtë synimi i De Radës te vepra "Skënderbeu i pafan"
Te lidhe kohet dhe hapesirat shqiptare per te ringjallur kombin
Cfarë eshte teksti i De Radës
Teksti i De Radës është një rrëfim me figurë, kur jepet situata, një i folur emocional, kur ndërtohet dialogu dhe një peisazh tronditës, që është karakteristikë për të gjitha veprat e tij poetike.
Si gërshetohen lirizmi dhe epizmi nê tekstin e De Radës
Lirizmi si shfaqje e ndjenjava njerëzore dhe epizmi si shfaqje e bëmave njerëzore, gërshetohen në një mënyrë harmonike, dhe përbëjnë pjesët më të rëndësishme të tekstit të De Radës
Çfarë janë ngjarjet e poemes "Serafina Topia" të De Radës dhe në cilin shekull të çojnë
Ngjarjet e poemës janë të imagjinuar dhe të çojnë në shek XV, siç ngjet adhe me veprat e tjera të De Radës.
Kush e bën Serafinën personazh ideal
Bukuria, dija, emocioni, dhe morali e bëjnë Serafinën personazh ideal edhe tragjik, sepse, sado e fortë, nuk mund të ndryshojë rrjedhat e ngjarjeve, gë në thelb përcaktojnë fatin e saj.
Cila histori eshtë në qendër te subjektit të poemes "Këngët e Milosaos"
Në qendër të subjektit të kësaj poerme është historia e dashurisë së Milosaos, sundimtarit të Shkodrës, me Rinën e varfër, të bijën e kallagresë.
Mbi çfarë plani eshtë e ndërtuar vepra "Këngët e Milosaos" dhe nga sa kengë përbëhet ajo
Milosaos është një vepër e ndërtuar mbi një plan të vetëm subjekti, përbëhet nga 30 këngë, qe lidhen drejtperdrejt
Cfarë vepre eshte "Këngët e Milosaos" dhe cili element mbizotëron
Eshte veper liriko-epike me karakter origjinal, ku mbizoteron elementi lirik
Si jepen situatat erotike te poema "Këngët e Milosaos"
Situatat erotike në poezinë "Këngët e Milosaos" jepen kryesisht si ëndrra
Si cilësohet personazhi i Rinës
Rina cilesohet me bukurinë, fisnikërinë, dashurinë e gruas për Milosaon, si dhe dashurinë e nënës për fëmijën.
Cfarë personazhi eshtë Milosaoja
Milosaoja është personazh romantik i idealizuar, i sprovuar ndërmjet pasionit e detyrës, i matur me dashurinë e Rinës dhe me përkushtim atdhetar deri në vdekje.
Çfare synime kanë perkthimet e teksteve biblike nga Kristoforidhi në vështrimin kulturor, shoqëror e kombëtar
Në vështrimin kulturor, shajëror e kombëtar, përkthimet e teksteve biblike nga Kristoforidhi kanë synim kryesor qe shqiptaret kodin fetar dhe kulturen besimtare ta marrin ne gjuhet e tyre
Cfarë vlere kanë perkthimet e teksteve biblike nga Kristoforidhi në vështrimin gjuhësor
Në vështrimin gjuhesor kane vleren e ngjalljes shpirterore te shqipes me qellim afrimin e dialekteve drejt nje gjuhe letrare
Cfarë vlere kanë përkthimet e teksteve biblike nga Kristoforidhi në vështrimin letrar, në prozë e në poezi
Kane vleren e krijimit dhe te forcimit te ligjerimit biblik ne shqip ne te dyja gjinite letrare
Cilat janë disa nga fjalët e reja qe Kristoforidhi i krijoi në shqip
Kristoforidhi ka krijuar fjale te reja ne shqip disa te cilat jane: kryeqytet, kryeprift, kryekatund, udheheqes, bukepjekes, ujdhese, emerore,etj
Si mban titullin tregimi i Kristoforidhit
Gjahu i Malesoreve, Hieja e Tomorrit
Cili mbizotëron më shumë te tregimi "Gjahu i malësorëve" e "Hieja e Tomorrit", përshkrimi apo dialogu
Ketu gjuha merr funksionin e skenimit total dhe formen e rrudhur te shprehjes se ngarkuar me nje eksperiment te shkalles me te larte qe del ne trajten e dialogut
Ku dallon varianti toskë me variantin gegë
Dallimi kryesor jane dy pjeset te tekstit te tregimit qe i ka vetem varianti gege
Cfarë karakteristikash ka Mark Shalëgjati
idk se gjeta
Me çfarë ka të bëj në thelb tregimi "Gjahu i malësorëve"
Ne thelb gjahu i ketij tregimi ka te beje me shume me nje bashkim popullor per te kerkuar vetveten neper rrjedhen e kujteses popullore nga fillet mitologjike deri te jeta e drejtperdrejte e aktualitetit dhe hyrja ne Malin e Tomorrit