1/22
Looks like no tags are added yet.
Name | Mastery | Learn | Test | Matching | Spaced | Call with Kai |
|---|
No study sessions yet.
Zgavrat trupore tek metazoat
Gjatë zhvillimit evolutiv, tek metazoat paraqiten zgavrat trupore të cilat mund të jenë:
Pseudocelom - zgavër primare
Celom - zgavër sekondare
!!(të dy zgavrat janë të mbushura me lëng)!!
Tek skrajat boshtore paraqitet Pseudocelomi me origjinë nga Blastoceli (zgavra e parë që paraqitet gjatë zhvillimit embrional në fazën e bllastulës). Shtazët që kanë pseudocelom quhen Pseudocelomate.
Celomi gjendet tek pakurrizorët e lartë. Krijohet gjatë zhvillimit embrional në mezodermë. Shtazët që kanë celom quhen Celomate.
Grykorët dhe skrajat shpatuke nuk kanë zgavër trupore andaj janë Acelomate.
Si ndahen Pseudocelomatet?
Klasa Rotatoria
Klasa Nematoda

Klasa Rotatoria
Rotatorie do të thotë “rrotëmbajtës”.
Strukturalisht dallohen 3 pjesë trupore:
Koka - gjendet një kurorë me qepalla që rrotullohen dhe bëjnë kapjen e ushqimit dhe notin
Kurora përbëhet nga një tufë qepallash paragojore dhe një pasgojore.
Trungu
Bishti ose Këmba (që përfundon me gishta ose disk ngjitës)
Karakteristikë e veçantë e rotatorieve është Mastaksi - organ për bluarjen e ushqimit.
Mënyra e shumëzimit: Partenogjeneza - zhvillim nga veza e pafekonduar në formë të rritur, andaj individët e gjinisë mashkullore janë të rrallë.

Si klasifikohet Klasa Rotatoria?
Seisonidet - ektoparazitë
Nuk kanë dimorfizëm seksual
Përfaqësues: Seison Nebalia
Bdelloidea - forma bentonike të ujërave të ëmbla, myshqeve dhe likeneve
Përfaqësues: Philodina, Rotatoria dhe Rotipher
Monogononta - rendi më i përhapur
Kanë Dimorfizëm seksual të shprehur
Alternim të shumëzimit me partenogjenezë dhe shumëzimit seksual (Heterogamia)
Përfaqësues: Kerathella dhe Testudinella
Klasa Nematoda (krimbat boshtor)
Kanë një përbërje epiderme e cila e tajon kutikulën dhe hipoderme që formon 4 trashje (dy anësore, një shpinore dhe një barkore).
Në trashjet shpinore dhe barkore kalojnë fijet nervore
Në trashjet anësore gjendet qeliza e vetme sekretuese me formë të shkronjës H. Ekskrecionin e kryejnë edhe qelizat fagocitare.
Sistemi gjenital ka fije të holla të bardha; tek femrat 2 fije, tek meshkujt vetëm 1.
Përfaqësues:
Ascaris Lumbricoides - shkakton mbyllje të zorrëve dhe pneumoni
Femra bën shumë vezë të cilat mënjanohen nga organizmi nikoqir përmes fekaleve. Këto vezë janë shumë të rezistueshme dhe mbijetojnë për 10 vite.
Cikli jetësor vijon kur personi fut vezët në organizëm, me duar të papastra.
Wuchereria Bancrofti - shkakton sëmundjen Filariasis; mbyllje e gjëndrave limfatike (bartet përmes mushkonjave)
Trichinella Spiralis - shkakton sëmundjen Trikinoza
Enterobius Vermicullaris - bubëza e fëmijëve
Lofoforata / Tentakulata
Në grupin Lofoforata bëjnë pjesë: Foronidet, Brachiopodat dhe Briozoat.
Veçori kryesore kanë aparatin e quajur Lofofor i pajisur me tentakle qepallore dhe bën filtrimin e ujit, kapjen e mikroorganizmave (ushqimit).
Briozoat (Lofoforatet) - sistematika
Phillactolemata - jeton në detra
Gimnolemata - jeton në ujëra të ëmbla
Cristatella Mucedo - lëviz ngadalshëm
Plumatella - e veçantë në formimin e kolonive
Llojet më të bukura të briozoave detare:
Victorella Pavida
Bugulla Cucullata
Flustra Foliacea

Briozoat - Lofoforata
Individët që formojnë koloninë quhen Zoidë. Ky është i përbërë nga dy pjesë të ndara mes veti me celom.
Pjesa e Përparme - ka parete të buta dhe mban një kurorë me tentakle qepallore qe e rrethon gojën dhe quhet Lofofor.
Pjesa e pasme/bazale - mbështillet me kutikulë të trashë kitinore. Në këtë pjesë, mund të futet pjesa e përparme përmes muskujve.
Zorra - ka formën e shkronjës U.
Vrima anale - gjendet në anën barkore afër gojës
Frymëmarrja - kryhet me tërë sipërfaqen e trupit
Shumëzimi - bëhet në mënyrë seksuale dhe aseksuale me bulëzim ; Janë Hermafroditë
Zhvillimi postembrional kalon përmes një larve të tipit Trokofora që ka forma të ndryshme.
Në vjeshtë formohen Bulat e brendshme të cilat janë të ngjajshme me gemulat e sfungjerëve nga të cilat zhvillohen kolonitë e reja.
Celomatet
Celomatet janë shtazët me zgavër të vërtetë trupore, e më detajisht fokusohemi tek Butakët - Tipi mollusca

Butakët
Butakët, të ashtuquajtur mollusca (mollis-i butë) quhen ët tillë sepse brenda guackës së fortë gjendet trupi i butë.
Veçori e butakëve është se përveç lëkurës, kanë një cipë tjetër ë mbështjell trupin - Manti. Manti e prodhon guackën apo skeletin e jashtëm, kurse nga brendia formon zgavrën e mantit në të cilën gjenden organet e frymëmarrjes, vrima anale, gjenitale, ekskretuese dhe organet e ndjeshmërisë kimike (osfradiet).
Epiderma trupore ka qepalla vende-vende dhe përmban qeliza gjëndrore jargore.
Gjatë zhvillimit, butakët kalojnë nëpër fazën larvore Trokofora dhe (tek disa) pasohet me larvën Veliger.
Butakët - ndërtimi trupor
Trupi i butakëve formohet nga;
Koka - në kokë ndodhet goja me radulë, organ për gërryerjen e ushqimit (haset vetëm tek butakët), 1-2 palë tentakle dhe 1 palë sy.
Shputa/Këmba - gjendet në anën barkore të trupit dhe është organ për lëvizje
Strajca - gjendet mbi shputë; ka organet viscerale dhe përmban pjesën kryesore të organeve të brendshme.
Kjo masë viscerale mbrohet nga jashtë me guaskë.
Guaska është treshtresore, shtresa e brendshme është sedefore. Nëse mes sipërfaqes së jashtme të mantit dhe shtresës së brendshme sedefore futet ndonjë grimcë, si reaksion ndaj pranisë së trupit të huaj, tajohet materia sedefore dhe e mbështjellë atë grimcë. Dhe kështu krijohet një kokërr margaritari.

Në cilat klasë ndahen Butakët?
Monoplacofora
Poliplacofora
Aplacofora
Gastropoda
Scafopoda
Cephallopoda
Bivalvia
Klaasa Poliplacofora (Butakët)
Guaska e tyre përbëhet nga 8 pllakëza.
Manti formon Perinotin.
Përfaqësues: Chiton Olivaceus

Klasa Gastropoda/Kërmijtë (Butakët)
Karakteristike është procesi i torzionit apo zhvendosjes së pjesëve të trupit gjatë zhvillimit embrional për 180 shkallë, pra zgavra e manit, ktenidiet dhe vrima anale që ishin në pjesën e pasme, dalin në pjesën e përparme.
Kërmijtë janë shtazë asimetrike. Guaskat kanë forma të ndryshme kurse majet e tyre quhen apex. Gryka e guaskës mund të jetë e majtë ose e djathtë.
Sistemi Neror - 5 palë ganglinoe që inervojnë tërë trupin
Osfradiet - organe kemoreceptore
Statocistet - organe për drejtpeshim
Sistemi tretës - në gojë gjenden 1-2 nofulla dhe radula (grimëcon ushqimin)
Frymëmarrja - të gjithë kërmijtë marrin frymë me lëkurë. Krahas kësaj, ata kanë edhe organet e frymëmarrjes - ktenidiet/branshitë që ndodhen në zgavrën e mantit. Tek kërmujtë tokësorë ktenidiet zëvendësohen me mushkëri.
Ajri hyn në trup përmes një vrime - spiraculum
Qarkullimi i gjakut - i hapur. Zemra është e mbështjellur me perikard dhe ka 1 veshëz dhe 1 barkushe
Ekskrecioni - organet metanefride
Sistemi gjenital - hermafrodite dhe disa janë gonohoriste. Tek format tokësore zhvillimi bëhet drejtpërdrejt kurse tek format ujore zhvillimi bëhet me metamorfozë përmes larvave (trokofora-veliger)
Klasa Gastropoda (Butakët) - sistematika
Helix Pomatia - kërmilli i vreshtës
Arion Empiricorum - kërmilli lakuriq
Limnea Stagnalis - nikoqiri i këlbazës
Murex Brandaris - gjembtrashi
Klasa Acephala
Këta organizma NUK kanë kokë (rrjedhimisht: as nofulla as radulë) dhe e vetmja mënyrë për komunikim me ambientin e jashtëm janë gypat e formuar nga buzët e mantit - sifonet. Uji lëviz përmes sifonit hyrës dhe dalës.
Maja e guackës quhet umbo.
Sistemi nervor me 3 palë ganglione
Anash gojës ka lobet gojore që bëjnë mbledhjen e ushqimit dhe e sjellin në gojë, ezofagu i shkurtër vijon në lukth e më pas në zorrë duke krijuar leqe. Pjesa e pasme e zorrës kalon nëpër barkushën e zemrës, që është rast unik për botën shtazore
Klasa Acephala - sistematika
Anodonta Cygnea
Unio Pictorum
Meleagrina Margaritifera
Ostrea Edulis
Mitilus Galoprovincialis
Klasa Cephalopoda (kryekëmborët)
Në kokën e tyre kanë të vendosura 8-10 këmbë të gjata dhe të lëvizshme me të cilat marrin prenë.
Kryekëmborët me 8 këmbë - Oktopode
Përfaqësues: Octopus Vulgaris
Kryekëmborët me 10 këmbë - Dekapoda
Përfaqësues: Loligo Vulgaris dhe Sepia Officinalis
Anelidet - skrajat unazore
Trupi tek këto skraja është i zgjatur i ndërtuar nga disa unaza apo segmente me ndërtim të njëjtë. Ky segmentim quhet Homonom.
Segmenti i parë i trupit quhet Prostomium kurse segmenti i fundit quhet Pigidium.
Gjatë zhvillimit kalojnë në fazën Trokofora
Anelidet ndahen në 3 klasë:
Policheta (shumëketorët) - kanë parapodiet që shërbejnë për lëvizje
Oligocheta (pak-ketorët)
Hirudinea (shushunjat)
Anelidet - veçoritë e organizmit
Sistemi nervor - përbëhet nga ganglioni cerebral dhe zinxhiri nervor ventral
Organet ndijore - shumë mirë të zhvilluara
Sytë - gjenden në prostomium dhe sytë epidermalë të shpërndarë nëpër tërë trupin
Frymëmarrja - kryhet në tërë trupin. Disa forma detare parapodiet e fundit i kanë të shndërruara në branshi
Sistemi tretës - shtrihet përgjatë tërë trupit. Fillon me gojën dhe përfundon me vrimën anale në pigidium
Qarkullimi i gjakut - i mbyllur
Sistemi ekskretor - organet ekskretuese tek larvat - protonefridet kurse tek format e rritura - metanefridet. Këto paraqiten edhe në çifte si organe segmentare. Nefridia fillon me një hinkë që hapet ne celom dhe përfundon me nefridipor.
Sistemi reproduktiv - Poliketet janë organizma me gjini të ndara, kurse Oligoketet dhe Hirudinetë janë hermafrodite. Gjatë zhvillimit kalojnë në fazën larvore trohofora.
Klasa Policheta (Anelidet)
Këto në përbërje kanë parapodiet, që shërbejnë për lëvizje dhe ushqim.
Ndahen në:
Errantia (shkaktojnë dëmtime lëkurore)
Përfaqësues:
Nerreis Pellagica
Eunice Viridis
Aphrodita Maculeate
Sedentaria
Përfaqësues:
Scoloplos
Phylo
Nainereis
Klasa Oligocheta / pak-ketorët (Anelidet)
Përfshin skrajat që kanë pak kete dhe që kanë Klitellum. Ky tajon mbështjellësin e vezës - kokonën, kurse tek skraja e shiut ndihmon në përcjelljen e spermës.
Përfaqësues: Lumbricus Terresis - skraja e shiut
Nga brendia, pareti trupor kufizohet me mbështjellsin e celomit - peritoneumi parietal kurse Celomi nga zorra ndahet me peritoneumin visceral.
Klasa Hirudinea (Anelidet)
Janë ektoparazitë, andaj si të tillë kanë ventuza (një rreth gojës për ngjitje në trupin e gjahut e tjetra për tu ngjitur për substrat.
Kanë celom të reduktuar të mbushur me parenkimë, andaj nga ai mbesin vetëm disa hapësira - sinuse
Karakteristikë kanë sistemin e tretjes. Në faring, gjëndrat e pështymës prodhojnë enzimin - Hirudinë që pengon koagulimin e gjakut. Gjithashtu zorra ka gjak rezervë, i vendosur në divertikulumet e saj.
Përfaqësuesit:
Hirudo Medicinalis
Hirudinaria Granulosa
Helobdella Stagnalis
Hameopis Sanguisuga
Piscicola Geometra
Dy të parët shërbejnë në medicinë për shërimin e trombozave.