1/39
Këto flashkarta mbulojnë konceptet kyçe juridike, kushtetuese dhe procedurale të nevojshme për provimin e rekrutimit dhe njohuritë e përgjithshme ligjore në Kosovë.
Name | Mastery | Learn | Test | Matching | Spaced | Call with Kai |
|---|
No analytics yet
Send a link to your students to track their progress
Çka është Kushtetuta e Republikës së Kosovës?
Kushtetuta është akti më i lartë juridik i Republikës së Kosovës dhe të gjitha ligjet e tjera duhet të jenë në pajtim me të.
Si përkufizohet shteti i Kosovës sipas Kushtetutës?
Republika e Kosovës është shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik, dhe i pandashëm.
Cilat janë gjuhët zyrtare në Republikën e Kosovës?
Gjuhë zyrtare janë Gjuha Shqipe dhe Gjuha Serbe.
Kur e fiton një shtetas të drejtën për të votuar dhe për t’u zgjedhur?
Kur ka arritur moshën 18 vjeç, qoftë edhe ditën e zgjedhjeve.
Sa është numri i deputetëve në Kuvendin e Kosovës?
Kuvendi ka 120 deputetë të zgjedhur me votim të fshehtë bazuar në listat e hapura.
Sa zgjat mandati i deputetit dhe i Kuvendit të Kosovës?
Mandati zgjat 4 vjet, duke filluar nga dita e seancës konstituive.
Cili institucion njihet si gardiani i Kushtetutës?
Gjykata Kushtetuese, e cila është autoriteti përfundimtar për interpretimin e Kushtetutës.
Sa zgjat mandati i Presidentit të Republikës së Kosovës?
Mandati i Presidentit është 5 vjet dhe mund të rizgjidhet vetëm edhe një herë.
Kur ka hyrë në fuqi Kushtetuta e Republikës së Kosovës?
Më 15 qershor 2008.
Cilat janë tri kategoritë kryesore të të drejtave të njeriut?
Cilat janë krimet ndërkombëtare sipas materialit?
Agresioni ndaj një shteti tjetër, krijimi i dominimit koloniale, skllavëria, gjenocidi, aparteidi dhe ndotja masive e atmosferës apo detit.
Cilat janë tri kriteret për përdorimin e forcës nga policia?
Përdorimi i forcës duhet të jetë i Ligjshëm, Proporcional dhe i Domosdoshëm.
Çka nënkupton parimi 'In dubio pro reo' sipas Kodit të Procedurës Penale?
Çdo person i dyshuar konsiderohet i pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tij me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.
Brenda cilës kohë duhet t'i dorëzojë policia raportin prokurorit të shtetit?
Brenda 24 orëve posa të ketë dyshim të arsyeshëm se është kryer një vepër penale.
Sa mund të zgjasë maksimalisht ndalimi i personave në vendin e ngjarjes për mbledhje informatash?
Në asnjë rast nuk mund të zgjasë më shumë se 6 orë.
Sa mund të zgjasë urdhri për masa të fshehta teknike të vëzhgimit (video/përgjim)?
Deri në 60 ditë, por mund të ripërtërihet edhe për 60 ditë të tjera.
Cilat janë masat për sigurimin e pranisë së të pandehurit në procedurë?
Thirrja, urdhërarresti, premtimi për mosbraktisje të vendqëndrimit, ndalimi për t’iu afruar vendit/personit, paraqitja në stacion, dorëzania, arresti shtëpiak, diversioni dhe paraburgimi.
Sa zgjat pushimi pa ndërprerje i të paraburgosurit brenda 24 orëve?
I paraburgosuri ka të drejtë në 8 orë pushim pa ndërprerje.
Cili është përkufizimi i dëshmitarit bashkëpunues?
I dyshuari ose i pandehuri për të cilin ende nuk është lexuar aktakuza dhe i cili pritet të dëshmojë në gjykatë.
Cilat janë llojet e sanksioneve penale?
Dënimet kryesore, alternative, plotësuese dhe vërejtja gjyqësore.
Cila është mosha nën të cilën personi nuk është penalisht përgjegjës?
Nën moshën 14 vjet.
Si llogaritet zëvendësimi i dënimit me gjobë në dënim me burg?
Gjatë zëvendësimit, një ditë burgim llogaritet me 20 Euro gjobë.
Cila është distanca e ndaluar për kryerjen e veprave me narkotikë pranë shkollave?
Brenda perimetrit prej 350 metrash nga shkolla apo institucioni i edukimit.
Dallo Vjedhjen nga Vjedhja e Rëndë.
Vjedhja përfshin marrjen e pasurisë mbi 50 Euro, ndërsa Vjedhja e Rëndë përfshin thyerjen, forcën ose shfrytëzimin e fatkeqësive natyrore.
Çka nënkupton Bigamia?
Kushdo që lidh martesë tjetër derisa është i martuar (dënohet me burg deri në 1 vit).
Diferenca mes 'I Mitur i Ri' dhe 'I Mitur i Rritur'.
'I Mitur i Ri' është mes moshës 14 dhe 16 vjet, ndërsa 'I Mitur i Rritur' mes 16 dhe 18 vjet.
Sa është maksimumi i burgimit për të mitur?
Maksimumi është 5 vjet, ose deri në 10 vjet për vepra të rënda penale (bashkim veprash).
Më së voni sa orë para tubimit publik duhet policia ta njoftojë organizatorin për lejimin?
Më së voni 48 orë para mbajtjes së tubimit publik.
Kush e jep Medaljen e Nderit në Policinë e Kosovës?
Kryeministri i Republikës së Kosovës.
Cilat janë kushtet e kalimit të kufirit jashtë pikave zyrtare në raste urgjente?
Duhet leje nga Ministria (vlefshmëri deri në 1 vit) dhe njoftim i menjëhershëm i policisë.
Sa zgjat vlefshmëria e vizës transite në Kosovë?
I huaji mund të qëndrojë më së gjati 5 ditë për çdo udhëtim.
Për cilat mosha lëshohet pasaporta me afat vlefshmërie prej 5 vjetësh?
Për shtetasit e moshës prej 3 deri në 18 vjet.
Sa zgjat mandati i Kryeshefit Ekzekutiv të IPK-së?
Emërohet për një periudhë prej 5 vjetësh, me mundësi vazhdimi.
Cila është shuma maksimale e shpërblimit që mund të aprovojë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë?
Deri në 5000 Euro për një rast të vetëm brenda kufizimit buxhetor.
Cili është hapi i parë i metodës 'SARA' në zgjidhjen e problemeve?
Hapi i parë është Identifikimi (Scanning).
Si klasifikohen shenjat e gishtërinjve?
Klasifikohen në: Harkore, Lakore dhe Rrethore.
Çka janë 'Gjurmët Latente'?
Gjurmë të padukshme ose gjysmë të dukshme që formohen nga depozitimi i djersës ose yndyrës në sipërfaqe.
Cilat janë tri siguresat e pistoletës Glock-19?
Sa fishekë zë karikatori i pistoletës Glock-19?
Karikatori ka kapacitet prej 15 fishekësh të llojit 9×19 mm.
Sa orë trajnim në vit duhet të mbajë detyrimisht çdo zyrtar policor?
Së paku 40 orë trajnimi në vit brenda regjionit.