1/63
Looks like no tags are added yet.
Name | Mastery | Learn | Test | Matching | Spaced | Call with Kai |
|---|
No analytics yet
Send a link to your students to track their progress
zhvillimi embrional
fillon prej momentit të formimit të zigotës deri në lindje të organizmit të ri.
etapat e zhvillimit embrional
segmentimi
gastrulimi
histogjeneza
organogjeneza

segmentimi
ndarjet e njëpasnjëshme të zigotës shënohen si segmentim kurse qelizat e krijuara quhen blastomere të cilat shumohen me një progresion gjeometrik (2, 4, 8, 16, 32…)
vëllimi dhe numri i blastomereve gjatë segmentimit
numri i blastomereve rritet
dimensionet e bërthamës janë të njëjta
vëllimi i t blastomereve zvogëlohet
Prandaj nuk ka rritje të embrionit në këtë fazë.
ku kryhet segmentimi tek gjitarët?
kryhet gjatë qëndrimit të zigotës në vezëpërques
nga kush varet karakteri i segmentimit?
varet nga sasia e vitelinës dhe mënyrës së shpërndarjes së saj në citoplazmën e qelizave vezë.
Tek vezët pa vitelinë (alecite) ose oligolecite , segmentimi përfshin tërë zigotën.
Tek vezët me shumë vitelinë , segmentimi përfshin një pjesë të vogël të zigotës pa vitelinë.
dy tipat e segmentimit
segmentimi i plotë
- segmentimi i barabartë
- segmentimi i pabarabartë
segmentimi parcial
- superficiel
- diskoidal
segmentimi i barabartë
haset tek vezët alecite dhe izolecite
(ndarja ndodh njëtrajtshëm sepse ashtu është e shpërndarë vitelina)
segmentimi i pabarabartë
haset tek vezët telolecite
(sepse vitelina është e bollshme dhe e përqendruar në zona të caktuara, gjë që shkakon pabarazi gjatë segmentimit)
segmentimi parcial
ky segmentim mund të jetë:
superficiel (haset tek centrolecitet; insektet)
diskoidal (haset tek vezët me shumë vitelinë; shpezët)
morula dhe blastula
në periudhën e segmentimit të hershëm, embrioni ka formën e ngjajshme me qelizën vezë, por pas disa ndarjeve, embrioni merr formën e frutit të manit që quhet morulë.
Me segmentim të mëtutjeshëm blastomeret rradhiten në një shtresë në sipërfaqe të embrionit dhe ky tashmë ka një formë topi të quajtur blastulë ndërsa shtresa e qelizave të blastulës quhet blastodermë kurse hapësira e brendshme emërtohet si blastocel

tipat e blastulës
celoblastula
steroblastula
amfiblastula
diskoblastula
periblastula
celoblastulë
vezët me pak vitelinë zhvillohen në blastulë me mur njështresor të hollë dhe blastocel të gjerë
steroblastula
blastula me blastoderm të trashësisë së njëjtë dhe me hapësirë të vogël të blastocelit në qendër
amfiblastula
ana vegjetative përbëhet nga blastomeret e mëdha - makromeret, atëherë blastoceli është i vendosur kah ana animale në mënyrë ekscentrike dhe i rrethuar me një shtresë të hollë të blastomerëve të vogla - mikromereve.
(haset tek Oligocheta-anelidet)

diskoblastula
formimi i diskut i cili përbëhet nga disa shtresa qelizore, të cilat shtrihen mbi masën viteline të pandarë
periblastula
etapa e fundit të segmentimit të vezëve centrolecite
kur përfundon faza e segmentimit të embrionit?
me formimin e blastulës
gastrulimi
tërësi procesesh që mundësojnë lëvizjen e pjesëve të caktuara të embrionit ashtu që muri i blastulës invaginohet (hyn) brenda dhe krijohet një strukturë dyshtresore në formë kupe e quajtur gastrulë ndërsa hapësira e re që krijohet me këtë rast quhet gastrocel (arkenteron; zorra primare).
Vrima përmes së cilës gastroceli komunikon me ambientin e jashtëm quhet blastopor (ky rrethohet një buzë dorzale, një ventrale dhe dy laterale)

çka ndodh me blastulën gjatë gastrulimit?
një shtresë e vetme e qelizave të blastulës diferencohet në dy shtresa qelizore.

shtresat e gastrulës
shtresa e jashtme - ektoderma
shtresa e mesme - mezoderma
shtresa e brendshme - endoderma
Tek sfungjerët dhe grykorët gastrula përbëhet vetëm nga ektoderma dhe endoderma andaj quhen shtazë dyshtresore (diploblastike) ndërsa tek të gjitha shtazët e tjera zhvillohet edhe shtresa e mesme - mezoderma andaj quhen shtazë trishtresore (triploblastike)

veçoritë kryesore të gastrulimit
zhvendosja e qelizave të embrionit përmes lëvizjeve morfogjenetike
ritmi i ndarjeve është krejtësisht i ngadalsuar
rritja, nëse ekziston, është krejtsisht e parëndësishme
ndërron tipi i metabolizmit, ashtu që intensifikohen proceset oksiduese
ndikimi i gjenomit (kromozomeve) të babait bëhet i dukshëm
tipat e gastrulimit
gastrulimi me imigrim
gastrulimi me palosje (invaginim)
gastrulimi me epiboli (mbulim)
gastrulimi me delaminacion (ndarje)

gastrulimi me imigrim
qelizat e blastrodermës (murit të blastulës) migrojnë drejt blastocelit dhe formojnë endodermën.
imigrimi unipolar - migrimi rrjedh nga njëri pol (ai vegjetativ)
imigrimi bipolar - migrimi nga dy polet
imigrimi multipolar - migrimi rrjedhë nëpër tërë sipërfaqen e blastulës (haset tek sfungjerët dhe disa coelenterata)

gastrulimi me palosje (invaginim)
blastoderma e polit vegjetativ futet (invaginohet) brenda blastocelit (haset tek amfioksi)

gastrulimi me epiboli (mbulim)
në rastet e pamundësisë së realizimit të gastrulimit me invaginim, realizohet ky lloj i gastrulimit.
Është karakterisitik për vezët telolecite me segmentim të plotë jo të barabartë (psh. amfibet), andaj mikromeret e polit animal ndahen intenzivisht dhe mbështjellin makromeret e palëvizshme të polit vegjetativ. Në këtë rast mikromeret formojnë ektodermën ndërsa makromeret formojnë endodermën.
Tek embrioni i këtyre shtazëve në fillim mungon gastroceli dhe nuk formohet blastopori, vetëm më vonë shfaqet filli i zorrës primare.

gastrulimi me delaminacion (ndarje)
shtresa e jashtme e qelizave epitelizohet dhe veçohet me membranë si ektodermë nga masa e brendshme e qelizave e cila sajohet si endodermë.
(haset tek disa meduza ku segmentimi përfundon me morulën kompakte, pa hapësirë)

shndërrimi i gastrocelit tek shtazë të ndryshme
gastroceli tek shumica e shtazëve shndërrohet në trakt digjestiv, ndërsa shtazët tek të cilat gastroceli shndërrohet në gojë quhen gojëprimarët (protostomia) siç janë grykorët dhe sfungjerët.
Tek shtazët e tjera, gojësekondarët (deutrostomia) goja hapet në anën e kundërt të blastoporit siç janë gjemborët dhe kordatet
mënyrat e formimit të mezodermës
mezoderma teloblastike
mezoderma enterocele
mezoderma teloblastike
gjatë segmentimit, prej blastomereve të posaçme fitohen dy qeliza të mëdha të quajtura teloblaste të cilat vendosen në mënyrë simetrike në hapësirën e blastocelit. Me ndarjen e njëpasnjëshme të qelizave teloblastike formohen qeliza të reja prej të cilave zhvillohet fleta e tretë embrionale - mezoderma dhe më vonë me largimin e qelizave formohet hapësira trupore sekondare - celomi
mezoderma enterocele
invagimi i tillë i cili përfshin në vete materialin e endodermës dhe mezodermës, formon zorrën primare - arkenteronin dhe nga muret e tij krijohen segmentet mezodermale në të dy anët e trupit dhe më vonë, në brendi të këtyre segmenteve, formohet hapësira trupore sekondare - celomi
(haset tek kordatet dhe gjemborët)
zanafilla e sistemit nervor
në fund të gastrulimit, nga ektoderma veçohet materiali që sjellë sistemin nervor në formë të pllakës nervore e cila mëtutje mbështillet në gypin nervor i cili në pjesën e përparme nuk mbyllet tërësisht por krijon vrimën - neuroporusin.
Kanali që lidh hapësirën e zorrës primare me hapësirën e gypit nervor (për një periudhë afatshkurtër) quhet kanali nervor - zorror (kanali neurenterik). Ky kanal është i përkohshëm dhe tutje zgavra e gypit nervor ndahet tërësisht nga zgavra e zorrës primare ndërsa zgavra e kanalit zorror realizon komunikimit me ambientin e jashtëm përmes vrimës së gojës dhe anale në etapet e mëvonshme të zhvillimit.
notokorda
shiriti i qelizave të cilat shtrihen në pozitë mediodorzale (mes-shpinore) krijojnë formacionin cilindrik notokordën

segmentet mezodermale
Materiali tjetër i mezodermës veçohet nga notokorda dhe endoderma në formë të grupeve qelizore - segmenteve mezodermale të cilat veçohen si invaginime që mbyllen tërërsisht në zgavrën e tyre, e cila gradualisht shndërrohet në zgavrën sekondare - celomi
organogjeneza
proces i formimit të organeve, me ç’rast forma e përgjithshme e embrionit ndërron esencialisht
organet që zhvillohen nga ektoderma
organet e sistemit nervor
epidermisi (nga ky krijohen struktura të posaçme):
- gjëndrat njëqelizore dhe shumëqelizore të lëkurës (gjëndrat djersore dhe dhjamore)
- qimet dhe puplat
- epiteli i zgavrës së gojës, hundës dhe kloakës
organet që zhvillohen nga mezoderma
indi eshtëror
indi kërcor
indi lidhor
indi muskulor
zemra dhe enët e gjakut
sistemi urogjenital (veshka, testisët, vezorët)
organet që zhvillohen nga endoderma
gjëndrat pështymore
epiteli i fshikëzës urinare
epiteli i zorrëve
epiteli i mushkërive
faringu
veshi i mesëm
mëlqia
pankreasi
diferencimi
dukuria e shfaqjes së ndryshueshmërisë midis qelizave, proces ky që rezulton në aftësimin e pjesëve të caktuara të organizmit për funksione specifike
diferencimi histologjik
diferencimi që ekziston në funksionet definitive të indeve tek organizmi.
Disa inde kanë mekanizma të posaçëm, struktura, substanca që prodhojnë apo mënjanojnë etj
organet ekstraembrionale
amnioni
korioni
alantoisi
+ qesja e vitelinës
qesja e vitelinës
tek vezët me sasi të lartë të vitelinës (shpezët dhe reptilët) gjendet kjo qese e vitelinës e cila mban të grumbulluar masën e vitelinës. Përmes enëve të gjakut të qeses, vitelina zbërthehet, transportohet dhe shpenzohet.
Kështu, vitelina harxhohet, qesja e vitelinës zvogëlohet kurse embrioni rritet.
ndërtimi i qeses së vitelinës
ndërtohet nga endoderma ekstraembrionale dhe mezoderma ekstraembrionale nga jashtë
pse ekzistojnë organet ekstraembrionale?
janë organe provizore si rezlutat i procesit të adaptimit të embrionit ndaj ndikimeve të mjedisit të jashtëm
amnioni dhe korioni
formohen së bashku si rrudhë/palosje amniotike dhe vijojnë zgjerimin e tyre dersia embrioni mbetet i mbyllur në hapësirën amniotike dhe kjo hapësirë zgjerohet jithnjë e më shumë , mbushet me lëng në të cilin noton embrioni lirisht. Praktitkisht, shtresa që mvesh hapësirën amniotike është amnioni, ndërsa shtresa që e rrethon amnionin dhe embrionin është korioni.

ndërtimi i amnionit dhe korionit
amnioni - përbëhet nga ektoderma ekstraembrionale nga brenda dhe mezoderma ekstraembrionale nga jashtë
korioni - përbëhet nga ektoderma ekstraembrionale nga jashtë dhe mezoderma ekstraembrionale nga brenda

roli i lëngut amniotik
mbron embrionin nga tharja, lëndimet mekanike, tronditjet, ngjitja për luspën e vezës etj
veprimi negativ i zgavrës amniotike
e largon embrionin nga sipërfaqja e mbështjellsave të vezës, praktikisht edhe nga burimi i oksigjenit
roli i korionit
enët e gjakut të tij mundësojnë funksionimin e frymëmarrjes
rolet e alantoisit
kryen rolin e fshikëzës urinare
vezët e shpezëve dhe reptilëve, nga pamundësia për të mënjanuar produktet e panevojshme të metabolizimit të proteinave, i deponojnë në alantoi në formë kristalesh të patretshme të acidit urik, të cilat mbesin në vezë deri në qelje, andaj alantoisi zgjerohet me zhvillimin embrional
në sipërfaqe përmban enë gjaku që merr rol të furnizuesit me oksigjen të embrionit
ndërtimi i alantoisit
ndërtohet nga endoderma ekstraembrionale nga brenda dhe mezoderma ekstraembrionale nga jashtë
ku ndryshon alantoisi tek gjitarët placentalë?
humb funksioni parësor i alantoisit si fshikëz urinare sepse përmes organizmit të nënës mënjanohen produktet e panevojshme të metabolizmit të embrionit dhe si produkt final paraqitet urea e tretshme
organizmat oviparë
tek këta organizma zhvillimi i tërësishëm ose mesatar i embrionit realizohet vetëm pas lëshimit të vezëve në ambientin e jashtëm
ovoviviparët
tek këta organizma, të vegjlit zhvillohen prej vezëve të mbajtura në trupin e nënës, por pa u ushqyer nga trupi i nënës dhe në këtë rast embrioni ushqehet me materiet e deponuara në vezë.
(haset tek salamandra)
organizmat viviparë
tek këta organizma, embrioni zhvillohet në uterus dhe vendos lidhje të drejtpërdrejtë me organizmin e nënës, ndaj embrioni furnizohet me materie ushqyese nga organizmi i nënës
segmentimi i vezëve të gjitarëve placentalë (njeriu)
veza e gjitarëve placentalë nuk ka vitelinë, pra segmentimi i saj është i plotë po nuk është i barabartë sepse i mungon sinkronizimi. Kështu, sinkronizimi i mitozës në blastomere humb shumë herët dhe dy blastomeret e para ndahen me shpejtësi të ndryshme (hasen etapat em 3, 5 7 blastomere).
citoplazma e qelizës vezë tek gjitarët placentalë
citoplazma, në një anë është bazofile (përmban granula të pasura me ARN) dhe në anën tjetër është e vakuolizuar. Gjatë segmentimit, blastomeret me citoplazmë të vakuolizuar rradhiten rreth blastomereve bazofile dhe kështu krijohet morula, paraqitet hapësira e mbushur me lëng (në vend të vitelinës) dhe në këtë etapë embrioni quhet blastocist

shtresat e blastocistit
shtresa e jashtme - trofoblast (trofo-ushqyerje, blast-embrion)
masa e brendshme e qelizave - embrioblasti
Në këtë etapë embrioni ngjitet për muret e mitrës me pjesëmarrjen aktive të shtresës së trofoblastit ndërsa prej embrioblastit zhvillohet fetusi. Embrioblasti rradhitet në formë të blastodiskut i cili mbushet me lëng.
Gastrulimi dhe formimi i fletëve embrionale rrjedh pas ngjitjes së embrionit të muret e mitrës.

placenta dhe placentimi
Tek gjitarët placentalë, embrioni zhvillohet brenda organizmit të nënës dhe ndërlidhet me trupin e saj përmes Placentës, ndërsa procesi i ndërlidhjes quhet Placentim.
ndërtimi i placentës
ndërtohet nga indet e embrionit dhe trupit të nënës dhe ka funksion transportimin e materieve ushqyese nga nëna në embrion dhe mënjanimin e produkteve të panevojshme nga embrioni përmes trupit të nënës
sipërfaqja kontaktuese mes indeve të nënës dhe fetusit
rritet me formimin e zgjatimeve në sipërfaqen e korionit të njohura si ville koriale të cilat depërtojnë thellë në murine uterusit, formojnë rrjetin e kapilarëve dhe kështu vendosin qarkullimin e gjakut mes embrionit dhe nënës.
! Edhe pse lidhja mes qarkullimit të gjakut të embrionit dhe trupit të nënës është shumë intime, nuk bëhet përzierja e gjakut mes nënës dhe embrionit.

tipet e placentëve
placenta difuze
placenta diskoidale
placenta zonale
placenta kotiledonare
çka mënjanohet gjatë lindjes?
gjatë lindjes, hidhet pjesa embrionale e placentës dhe pjesa e murit të mitrës që merr pjesë në formimin e placentës
ku haset placenta?
gjitarët placentalë (njeriu)
hardhuca