elementet e bllokut p - elementet kalkogjene (gr. 16)

0.0(0)
Studied by 0 people
call kaiCall Kai
learnLearn
examPractice Test
spaced repetitionSpaced Repetition
heart puzzleMatch
flashcardsFlashcards
GameKnowt Play
Card Sorting

1/38

encourage image

There's no tags or description

Looks like no tags are added yet.

Last updated 7:43 PM on 4/25/26
Name
Mastery
Learn
Test
Matching
Spaced
Call with Kai

No analytics yet

Send a link to your students to track their progress

39 Terms

1
New cards

etimologjia e elementeve kalkogjene

mineral formues

2
New cards

renditja e elementeve në sistem periodik

O - oksigjeni

S - sulfuri

Se - seleni

Te - teluri

Po - poloniumi

3
New cards

formimi i joneve

kanë 6 elektrone valente, kështu i marrin 2 elektrone për të formuar konfiguracion stabil dhe shndërrohen në jone negative

4
New cards

numrat oksidues

prej -2 deri në +6 (-2, +2, +4, +6)

5
New cards

gjendja agregate e kalkogjenëve

në kushte normale vetëm oksigjeni është gaz, elementet e tjera janë të ngurta

6
New cards

konfiguracioni i nivelit të fundit energjetik

ns2np4

7
New cards

çka ndodh me vetitë metalike dhe jometalike brenda grupit?

vetitë metalike rriten nga lart-poshtë, prandaj Cesiumi është metali më reaktiv(me vetitë më të mëdha metalike) ndërsa vetitë jometalike zvogëlohen nga lart-poshtë, prandaj Fluori është jometali më reaktiv (me vetitë më të mëdha jometalike)

8
New cards

si përfitohet oksigjeni?

• në laborator - me zbërthimin e komponimeve të pasura me oksigjen

• në industri - me lëngëzimin e ajrit përmes distilimit fraksional, ku ajri kondensohet në temp. -200oC me aparaturën e Lindeut dhe rezultojmë me ndarjen e oksigjenit nga azoti.

Oksigjeni përfitohet edhe me elektrolizën e ujit.

9
New cards

përdorimi i oksigjenit

• presioni parcial i oksigjenit 21kPa i përshtatshëm për organizmin

• sasi të caktuara ventiluese për profesione të ndryshme (mjekësi, austronautë)

• me rritjen e temperaturës, tretshmëria e oksigjenit në ujë zvogëlohet

10
New cards

modifikimet alotropike të oksigjenit

• oksigjeni i zakonshëm

• ozoni

11
New cards

ngjyrat e modifikimeve alotropike të oksigjenit

ozoni është gaz me ngjyrë të kaltër të qelët, ndërsa ozoni në gjendje të lëngët ka ngjyrë të kaltër të mbyllët. Ozoni është oksidues më i fortë se oksigjeni, vjen menjëherë pas fluorit

12
New cards

si përfitohet ozoni?

• në laborator - përmes procesit të ozonizimit të ajrit në ozonizator me ndihmën e rrymës elektrike, ku molekulat e oksigjenit (O2) zbërthehen në atome (O) të cilat lidhen me molekula të tjera të oksigjenit (O2) duke formuar ozonin (O3)

• në troposferë - ozoni formohet me djegje të karburanteve fosile, dhe përveç dioksidit të karbonit, avujve të ujit dhe hidrokarbureve, lirohen edhe oksidet e azotit. Këto okside (NO2) zbërthehen në oksid azoti ll (NO) dhe oskigjen atomik (O) të cilët lidhen me molekula të tjera të oksigjenit (O2) dhe krijojnë ozonin

• në stratosferë - në lartësi 20-25 km, ozoni formohet me reaksione fotokimike. Molekulat e oksigjenit absorbojnë rrezatimin ultravjollcë me gjatësi valore 160-180nm dhe zbërthehen në atome (O). Këto atome të oksigjenit reagojnë menjëherë me molekulat e oksigjenit duke formuar ozonin.

në laborator - përmes procesit të ozonizimit të ajrit në ozonizator me ndihmën e rrymës elektrike, ku molekulat e oksigjenit (O2) zbërthehen në atome (O) të cilat lidhen me molekula të tjera të oksigjenit (O2) duke formuar ozonin (O3)

në troposferë - ozoni formohet me djegje të karburanteve fosile, dhe përveç dioksidit të karbonit, avujve të ujit dhe hidrokarbureve, lirohen edhe oksidet e azotit. Këto okside (NO2) zbërthehen në oksid azoti ll (NO) dhe oskigjen atomik (O) të cilët lidhen me molekula të tjera të oksigjenit (O2) dhe krijojnë ozonin

në stratosferë - në lartësi 20-25 km, ozoni formohet me reaksione fotokimike. Molekulat e oksigjenit absorbojnë rrezatimin ultravjollcë me gjatësi valore 160-180nm dhe zbërthehen në atome (O). Këto atome të oksigjenit reagojnë menjëherë me molekulat e oksigjenit duke formuar ozonin.

13
New cards

ozonosfera

shtresa mbrojtëse e ozonit kundër rrezeve ultravjollcë

14
New cards

si përfitohet natyralisht ozoni?

meqenëse ozoni në laborator përfitohet përmes ozonizimit të ajrit me rrymë elektrike, edhe rrufetë i shndërrojnë molekulat e oksigjenit në molekula të ozonit

15
New cards

ozoni në mbrojtjen e tokës

ozoni i formuar në stratosferë absorbon rrezet ultravjollcë që vijnë nga DIelli me gjatësi valore 240-300nm të cilat janë të dëmshme për gjallesat në Tokë. Më pas ozoni, përmes reaksioneve fotokimike, sërish zbërthehet në molekula dhe atome të oksigjenit

16
New cards

çka janë FREONET ?

derivatet e fluorureve dhe klorureve të hidrokarbureve të thjeshta quhen freone. Nën veprimin e rrezeve të diellit, nga freonet lirohen atomet e klorit të cilat reagojnë me molekula të ozonit dhe formohet oksidi i klorit dhe oksigjeni, më pas lirohet atomi i klorit dhe si përfundim një atom i klorit mund t’i shkatërrojë disa mijëra molekula të ozonit, andaj freonet janë të dëmshme dhe dëmtojnë shtresën ozonike.

17
New cards

cilat substanca shërbejnë si katalizatorë për reaksionin e shpërbërjes së ozonit në shtresat e sipërme të atmosferës?

CFC dhe NO (monoksidi i azotit)

18
New cards

përdorimi i ozonit

• përbërës i ozonosferës

• është oksidues më i mirë se oksigjeni, andaj me vetitë e tij oksiduese ka veti baktericide për dezinfektimin e ujit dhe pastrimin e ajrit në salla të ndryshme

• reagon me komponime të pangopura organike, duke formuar ozonide dhe prandaj përdoret për përcaktimin e pozitës së lidhjes dyfishe në komponime të tilla

19
New cards

mineralet e sulfurit

• mineralet sulfure

- piriti FeS2

- sfaleriti ZnS

- galena PbS

- kalkozina Cu2S

- kalkopiriti CuFeS2

• mineralet sulfate

- gjipsi CaSO4 × 2H2O

- epistomiti MgSO4 x 7H2O

- bariti BaSO4

- celestiti SrSO4

20
New cards

modifikimet alotropike të sulfurit

sulfuri rombik dhe sulfuri monoklinik krijohen nga molekulat 8 atomike të sulfurit S8. Celula elementare e sulfurit rombik përmban 16 molekula të tilla, ndërsa celula elementare e sulfurit monoklinik përmban vetëm 6 molekula.

Në temperaturë 95.5oC sulfuri rombik shndërrohet në sulfur monoklinik, ky i fundit është më stabil në temperaturat 97-119oC.

Nëse sulfuri nxehet deri në temperaturë të vlimit dhe ftohet shpejt, fromohet modifikimi më pak i qëndrueshëm, sulfuri amorf, i cili zgjatet me fije elastike

21
New cards

përfitimi i sulfurit

shtresat e mëdha të sulfurit ndodhen rreth 200m nën sipërfaqen e tokës. Sulfuri nga toka nxirret me metodën Frash, me pastërti 98-99.5%

22
New cards

gazi sulfhidrik H2S

gaz shumë helmues, mban erë të vezëve të prishura dhe kur tretet në ujë formon acidin sulfhidrik H2S (aq)

23
New cards

komponimet e sulfurit

• acidi sulfihdrik (acid i dobët) - kripërat e tij quhen SULFURE

• acidi sulfuror (acid i dobët) - kripërat e tij quhen SULFITE (SO2 anhidri)

• acidi sulfurik (acid i fortë) - kripërat e tij quhen SULFATE (SO3 anhidri)

24
New cards

shndërrimi i acidit sulfuror në sulfurik

nëse acidi sulfuror ekspozohet ndaj oksigjenit të ajrit (oksidues i fortë) ai shndërrohet në acid sulfurik

25
New cards

acidi sulfurik

acid i fortë, i pa ujë është lëng i rëndë, si vaj, me densitet 1.84 g/cm3.

Vepron si:

• acid

• dehidratues

• mjet oksidues

• mjet higroskopik (lagështi)

26
New cards

përfitimi i acidit sulfurik

• procesi i kontaktit (ku si katalizator përdoret V2O5 ose Pt)

Me procesin e kontaktit përfitohet acidi sulfurik me përqendrim të lartë 98% i quajtur shpesh si acidi sulfurik tzmues ose oleum, i cili përmban tepricë të SO3 të tretur.

• procesi i nitrozës (ku si katalizator përdoren oksidet e azotit NOx)

Të dy këto procese bazohen në oksidimin e SO2 në SO3 në prani të oksigjenit të ajrit.

27
New cards

përdorimi i acidit sulfurik

• bën prodhimin e plehrave artificiale, masave plastike, fijeve sintetike, ngjyrave, sapunëve dhe detergjentëve, në

• përdoret si elektrolit në akumulator ose bateritë acide të plumbit me përqendrim rreth 6M.

28
New cards

uji

molekulë polare me kënd të lidhjes 104.5o

29
New cards

qarkullimi i ujit në natyrë

përsëritet mesatarisht 42 herë brenda vitit

30
New cards

vlera pH e ujit të pijshëm

pH = 6.8 - 8.2

31
New cards

kripërat e ujit të pijshëm

uji i pijshëm duhet të përmbajë kripëra si NaCl dhe NaHCO3 ndërsa gazrat si CO2 dhe O2.

Uji i pijshëm nuk duhet të përmbajë kripëra të manganit prej të cilave uji merr shije të hidhur , apo kripëra të hekurit që ndikojnë në zhvillimin e algave të ndryshme

32
New cards

cili komponim përdoret si mjet flokulimi (koagulimi)?

sulfati i aluminit

33
New cards

me çka dezinfektohet uji i pijshëm?

para përdorimit dezinfektohet me klor ose ozon me qëllim eleminimin e mikroorganizmave patogjenë

34
New cards

aftësia e vetëpastrimit të ujit

varet nga sasia e oksigjenit të tretur dhe shpenzimit të tij. Nëse shpenzimi i oksigjenit në zbërthimine substancave organike është me i madh sesa sasia e oksigjenit të tretur në ujë, atëherë uji humbë aftësinë për vetëpastrim (autopurifikim)

35
New cards

eutrofikimi

procesi i shndërrimit të ujit të kthjellët në moqal

36
New cards

si trajtohet uji gjatë pastrimit të tij?

• Grilimi - uji kalon përmes një rrjete (grile) metalike e cila largon objektet e mëdha

• Sedimentimi - në rezervuarët e sedimentimit largohen grimcat me madhësi mesatare.

Para filtrimit, ujit i shtohet edhe CaO dhe sulfat alumini për të koaguluar grimcat e vogla dhe bakteret. Këto përbërje, duke vepruar me ujin, formojnë hidroksidin e aluminit, i cili kur percipiton, merr me vete edhe grimca të tjera (për të njëjtin qëllim përdoret edhe kloruri ferrik)

• Filtrimi me rërë - uji i nënshtrohet filtrimit në një shtrat rëre

• Ajrimi - oksigjeni vepron me lëndë organike të dëmshme të tretura në ujë, duke i oksiduar ato në komponime të padëmshme

• Dezinfektimi - uji trajtohet me substanca baktericide, siç është klori i gaztë, i cili reagon me ujin dhe formon HClO që shkatërron mikroorganizmat e mbetur

• Largimi i mbetjeve organike - realizohet përmes pluhurit të karbonit aktiv

37
New cards

kush e formon smogun?

oksidet e sulfurit (SO2), oksidet e azotit dhe gazra të tjerë

38
New cards

shirat acidike

shkaktohen nga smogu dhe rrezikojnë jetën në tokë, duke shkaktuar korrozionin e metaleve, zbërthejnë shkëmbinjtë gëlqerorë dhe bëjnë shkatërrimin e pyjeve

39
New cards

vlera pH e shirave acidike

pH < 5.6