1/40
Looks like no tags are added yet.
Name | Mastery | Learn | Test | Matching | Spaced | Call with Kai |
|---|
No analytics yet
Send a link to your students to track their progress
cila është ura lidhëse mes sistemit nervor dhe endokrin?
hipotalami

lobet e hipofizës
adenohipofiza
intermedia
neurohipofiza
adenohipofiza
sekreton hormone që stimulojnë punën e gjëndrave të tjera (si hormoni gonadotrop, folikulostimulues dhe luteinizues, tireotrop, adenokortikotrop) si dhe hormone që veprojnë drejtpërdrejt në organin e cakut (hormoni i rritjes, prolaktina)
hormoni folikulo-stimulues
ndikon në rritjen dhe zhvillimin e qelizës vezë tek femrat
zhvillimin e kanaleve seminifere në farorë
procesi i spermatogjenezës tek meshkujt
hormoni luteinizues
mundëson ovulimin, zhvillimin e trupthit të verdhë dhe indit intersticiel të testiseve si dhe sekretimin e hormoneve seksuale mashkullore
hormoni tireotrop
stimulon zhvillimin e tiroides, sintezën e hormoneve në të dhe lirimin e tyre
hormoni adenokortikotrop
ndikon në zhvillimin dhr funksionimin e gjëndrave mbiveshkore
prolaktina
vepro në sintezën e qumështit nga gjëndrat qumështore dhe ndikon në zhvillimin e instiktit prindëror
hormoni somatotrop
kontrollon rritjen e organizmit
gjigandizmi - rritje e nivelit të hormonit gjatë periudhës së rritjes së organizmit
shkurtabiqësia - ulje e nivelit të hormonit gjatë periudhës së rritjes
akromegalia - rritje e nivelit të hormonit pas periudhës së rritjes
intermedina/melanoforina
rregullon ngjyrën e lëkurës tek peshqit, amfibët e kurrizorë të tjerë. Kurse tek gjitarët merr pjesë në adaptimin e retinës për të parë në errësirë
neurohipofiza
nuk përmban qeliza nervore, por vetëm fije nervore dhe mbaresat e tyre, kurse trupat e trupat e qelizave nervore të këtyre fijeve nervore gjenden në hipotalamus.
Prodhon hormonet: oksitocinë dhe vazopresinë
këto hormone sintetizohen në hipotalamus dhe përmes aksoneve barten në neurohipofizë ku dhe deponohen dhe sipas nevojës, nga këtu lirohen në gjak.
vazopresina
rrit shtypjen e gjakut, stimulon reabsorbimin e ujit nga gypat nefrotikësi dhe ruan shtypjen normale osmotike të lëngut indor.
oksitocina
vepron në tkurrjen e muskujve të lëmuar të organeve seksuale femërore, dhe në qelizat ql i mveshin alveolet qumështore. Ky hormon shkakton kontraktimin e muskujve të uterusit dhe ndihmon në aktin e lindjes.
gjëndra tiroide
ndodhet në qafë përpara laringut në të dy anët e mollës së Adamit.
Hormonet që prodhon: tiroksina, trijodtironina dhe kalcitonina
tiroksina
rregullon metabolizmin qelizor, kryesisht zbërthimin e proteinave
kontrollon rritjen dhe zhvillimin e organizmit
ndihmon metamorfozën e larvës së bretkosës por nuk ka efekt në metamorfozën e insekteve
çrregullimi i gjëndrës tiroide
kur gjëndra tiroide nuk funksionon siç duhet, shtohet ose pakësohet prodhimi i tiroksinës.
çka ndodh me rritjen e nivelit të homonit të tiroksinës?
shfaqet Sëmundja e Basedow-it, njerëzit që vuajnë ng kjo sëmundje kanë djerësitje, tremore, tahikardi, dobësim trupor dhe në tërësi janë shenja që tregojnë për çrregullime të SNQ
çka ndodh me uljen e nivelit të hormonit të tiroksinës?
shfaqet Miskedema dhe Kretenizmi
miksedema
shkakton çrregullime psiqike, rënie flokësh, tharje e lëkurës etj
kretenizmi
ndërprerje e rritjes, prapambetje mendore, disproporcion në zhvillimin e pjesëve të trupit (koka e madhe, duar të vogla)
çka shkakton mungesa e jodit?
mungesae tij në ujë ose ushqim rezulton me zvogëlimin e sintezës së tiroksinës. Kjo është arseja pse bëhet jodizimi i kripës së kuzhinës
gjëndra paratiroide
lidhet ngushtë me gjëndrën tiroide përmes trupthave epitelialë. Largimi i saj operativ shkakton vdekjen nga shtagnimet tetanike të muskujve të frymëmarrjes.
Kjo gjëndër prodhon parahormonin
parahormoni
rregullon metabolizmin e kalciumit dhe fosforit në organizëm
rritja e nivelit të tij, pakëson kalciumin në gjak dhe shkakton sëmundjen tetania
ulja e nivelit të tij, shfaqet dobësimi i tërë trupit, rënie flokësh, prishje e dhëmbëve etj
tetania
shkakton tkurrje të grupeve të veçanta të muskujve, tahikardi dhe thyeshmëri e eshtrave
timusi
ndodhet në pjesën e sipërme të përparme të gjoksit. kjo gjëndër fillon veprimtarinë menjëherë pas lindjes, ndikon në rritje dhe depozitim të kalciumit gjatë fëmijërisë, kurse në moshën e pubertetit (12-16 vjeç) rritet shpejt dhe ndikon në zhvillimin e gjëndrave seksuale dhe pas kësaj moshe ajo nis e zvogëlohet dhe në moshë të shtyer shndërrohet në ind dhjamor.

epifiza
gjendet mes talamusit dhe trurit të mesëm. Kjo gjëndër tek gjitarët sintetizon serotoninën dhe melatoninën dhe ka veprim inhibues në funksionin e gjëndrave seksuale dhe paraqitjen e veçorive dytësore seksuale.
Kjo gjëndër ka zhvillimin më të madh gjatë moshës së njomë
gjëndrat mbiveshkore
gjenden në pjesën e sipërme të veshkave dhe janë të zhytura në ind dhjamore. Në përbërjen e tyre kemi pjesën e jashtme kortikale (korja) dhe pjesën e brendshme medulare (palca).
korja e gjëndrave mbiveshkore
mundëson përvetësimin e sheqernave, yndyrnave dhe proteinave nga organizmi, rregullon sasinë e ujit dhe kripërave dhe ndikojnë në organet që formojnë gjakun dhe lëkurën.
Nga korja, izolohen hormonez seksuale mashkullore (androgjen) dhe hormonet seksuale femërore (estrogjene).
mineralokortikosteroid (metabolizimi i materieve minerale)
glukokortikosteroid (metabolizimi i sheqernave)
çka ndodh me uljen e nivelit të hormoneve të kores së gjëndrave mbiveshkore?
nga sekretimi i pamjaftueshëm i hormoneve, shfaqe sëmundja e Addison-it e cila manifestohet me ngjyrë të bronztë të lëkurës dhe çrregullim të raportit të Na+ dhe K+ në gjak.
palca e gjëndrave mbiveshkore
prodhon adrenalinën dhe noradrenalinën. Këto hormone kanë veprim të ngjajshëm, por jo identik.
Adrenalina ndikon në shtypjen e gjakut, temperaturën e trupit, veprimtarinë e zemrës dhe rregullon glikeminë (por ka veprim të kundërt me insulinën).
Nën ndikimin e adrenalinës dhe sistemit simpatik sigurohet furnizimi i duhur me gjak i atyre organeve që në momentin e duhur kryejnë punë të madhe. Adrenalina e shtrydh gjakun nga shpretka, organet e brendshme dh lëkura, i cili kalon në enët e gjakut të muskujve.
pankreasi
pankreasi ekzokrin - lidhet me prodhimin e enzimeve që derdhen në zorrë të hollë, të cilat ndikojnë në zbërthimin e materieve ushqimore
pankreasi endokrin - i lidhur me ishujt e Langerhansit prodhon hormonet: insulinën dhe glukagonin
insulina
sekretohet drejtpërdrejt në gjak dhe bartet përmes tij në tërë organizmin. Në mëlqi, mundëson shndërrimin e glukozës në glukogjen ndërsa në muskuj ndikon në kthimin e glukozës në burim energjetik. Nëse insulina dëmtohet, atëherë mëlqia dhe muskujt nuk kanë mundësi ta shndërrojnë dhe depozitojnë glukozën, e cila grumbullohet në gjak në sasi të mëdha dhe shkaktohet sëmundja e diabetit.
glukagoni
rrit përqendrimin e sheqerit në gjak, duke zbrazur rezervat e glukogjenit ng mëlqia
gjëndrat seksuale
gonadet (farori dhe vezori) kanë funksion të dyfishtë:
funksioni ekzokrin - mundëson prodhimin e gameteve (spermatozoidëve në farorë dhe qelizës vezë në vezorë)
funksioni endokrin - prodhon hormone
testosteroni
hormoni kryesor i farorit, i cili prodhohet në qelizat intersticiele të tubuleve semininfere të farorëve. Ky ndikon në zhvillimin e cilësive parësore seksuale (organet seksuale dhe funksionimi i tyre) dhe cilësive dytësore seksuale (muskulatura dhe eshtrat bëhen më të fortë, trashja e zërit, mustaqet, rritet metabolizmi).
Nëse hiqen testiset para pjekjes seksuale, këto ndryshime nuk do të ndodhin.
testosteroni në botën shtazore
ndikon në shfaqjen e brirëve të drerit, puplave të gjelit dhe ndikon në qendrat nervore duke përcaktuar sjelljen e mashkullit. Kërkimi i femrës, lufta për territor dhe lufta mes rivalëve në natyrë paraqesin cilësi psikosociale të përcaktuara nga testosteroni.
cilat hormone ndikojnë në gonadet mashkullore?
hormoni luteinizues e stimulon sekretimin e testosteronit ndërsa spermatogjenezën e stimulon hormoni folikulostimulues.
cikli jetësor i aktivitetit endokrin të vezorit
fillon në moshën 12-14 vjeçe dhe zgjat deri në moshën 45-50 vjeçe (menopauza)
hormonet e vezorit
hormone të natyrës steroide: estrogjeni dhe progresteroni
estrogjeni
mundësojnë rritjen e folikuleve, rritjen e mitrës, motorikën e vezëpërquesit si dhe zhvillimin e veçorive parësore dhe sekondare seksuale. Gjithashtu, zvogëlojnë nivelin e kolesterolit në plazmë, andaj arterioskleroza është e rrallë tek femrat.
pjekja e gjëndrave seksuale dhe tajitja e hormoneve sipas moshës dhe gjinisë
tek femrat, hormonet seksuale sekretohen ndërmjet 10-14 vjeç, kurse tek meshkujt prej 12-16 vjeç. Kjo periudhë quhet pubertet