1/25
Looks like no tags are added yet.
Name | Mastery | Learn | Test | Matching | Spaced | Call with Kai |
|---|
No analytics yet
Send a link to your students to track their progress
veçoritë e grupit të 13-të
kanë tri elektrone në shtresën e fundit andaj i lirojnë ato dhe formojnë jone me ngarkesë pozitive me numër oksidues +3
numrat oksidues të grupit të 13-të
përgjithësisht kanë numër oksidues +3 por Ga, In dhe Tl mund të formojnë edhe komponime me numër oksidues +1 dhe +2
konfiguracioni elektronik
ns2np1
çfarë vetish kanë elementet e grupit të 13-të?
të gjitha kanë veti metalike (më të dobëta se të grupit të parë dhe të dytë) përpos borit që konsiderohet gysmëmetal
çka ndodh me rritjen e numrit atomik të oksideve dhe hidroksideve të elementeve të grupit të 13-të?
me rritjen e numrit atomik, ulet karakteri acid i tyre
Bori jep acide
Përbërjet e aluminit dhe galiumit janë amfoterne
Oksidet e indiumit dhe taliumit nuk janë acide
pika e shkrirjes së Galiumit
ka pikë të ulët të shkrirjes 30oC, mjafton të mbahet në duar dhe shkrihet

mineralet e Borit
acidi borik - SASOLINA
kripa Na2B4O7 - KERNITI
BORAKSI
KOLEMATITI
ULEKSI
format alotropike të borit
kemi borin amorf që është pluhur me ngjyrë kafe dhe bori metalik me ngjyrë të zezë. Ka veti dhe fortësi të ngjajshme me diamantin.
si përfitohet bori amorf?
bori amorf përfitohet me kalcinim të oksidit të borit (lll) B2O3 me magnez elementar. Për ta ndarë borin nga oksidi i magnezit, përdoret HCl (MgO tretet në të ndërsa bori mbetet i patretshëm)
si përfitohet bori kristalor?
bori kristalor përfitohet me reduktim të klorurit të borit (lll) BCl3 në prani të hidrogjenit me shumicë
bashkëveprimi i borit dhe hidrogjenit
bori me hidrogjenin formon komponime me emrin BORATE, të cilat në bazë të vetive fizike janë të ngjajshme me hidrokarburet e ngopura, silanet (komponime të silicit me hidrogjen).
Prej boraneve, më i rëndësishmi është tetraborati dhe më i thjeshti është diborati
oksidi i borit (lll) - B2O3
Bori digjet me oksigjen në 700oC duke formuar oksidin e borit.
Oksidi i borit është anhidrit i acidit borik.
Kur acidi borik ngrohet në 100oC prej tij largohet një molekulë ujë dhe formohet acidi metaborik
H3BO3 = HBO2 + H2O
përdorimet e borit
djegia e përbërjeve të borit shoqërohet me një flakë të gjelbër dhe përdoret në piroteknikë
përbërje e rëndësishme e borit është tetraborati i natriumit dekahidrat ose boraksi që përdoret për prodhimin e qelqit
izotopi bor-10 përdoret kundër tumoreve

alumini
metali më i përhapur në korën e tokës
xehet dhe mineralet më të njohura të aluminit
boksiti - xehe
krioliti - mineral
sulfati i aluminit i kaliumit - mineral
vetitë fiziko-kimike të aluminit
është metal me ngjyrë të bardhë si argjend, i lehtë dhe përçues i mirë i nxehtësisë dhe rrymës elektrike. Meqenëse është element aktiv, është rezistent ndaj korrozionit, sepse në sipërfaqen e tij ai formon me ajrin një cipë të fortë dhe të ashpër oksidi.

numri oksidues i aluminit
me numër oksidues +3
reaksioni i aluminit me acidin nitrik
në sipërfaqe të llamarinës, alumini e formon shtresën okside mbrojtëse, e cila mbron aluminin nga veprimi i acideve. Por kur largohet oksidi që e vesh sipërfaqen, alumini reagon me acidin nitrik duke dhënë kripën nitrat të aluminit, oksidin e azotit (ll) dhe ujin
si formohen kripërat komplekse nga alumini?
alumini reagon me baza, duke formuar kripëra komplekse që quhen aluminate dhe duke liruar hidrogjen
cilat janë komponimet amfoterne të aluminit?
oksidi i aluminit Al2O3 dhe hidroksidi i aluminit Al(OH)3
si përfitohet alumini?
përmes procesit Hall ku si lëndë e parë është boksidini Al2O3 × 2H2O dhe zhvillohet në dy etapa:
hapi i parë: pastrimi i xehërorit të alumini
hapi i dytë: elektroliza e oksidit të aluminit të pastër
vetitë e kriolitit
shërben për uljen e temperaturës së lartë të shkrirjes së oksidit por edhe përmirëson përcjellshmërinë elektrike të elektrolitit andaj oksidi i aluminit, gjatë elektrolizës, tretet në kriolit të shkrirë
përdorimi i aluminit
alumini për shkak të peshës së lehtë gjen përdorim në linjat e transmetimit elektrik.
mjet reduktues gjatë përfitimit të disa metaleve (kromiti, manganiti, molibdeni, volframi etj) proces ky i quajtur aluminotermi
oksidi i aluminit
është komponim me ngjyrë të bardhë i patretshëm në ujë. Në natyrë gjendet si mineral korund, i cili shquhet me fortësi të lartë.
Nëse korundi mban gjurmë të kobaltit, ka ngjyrë të kaltër dhe quhet SAFIR.
Nëse korundi mban gjurmë të kromit, ka ngjyrë të kuqe dhe quhet RUBIN.

sulfati i aluminit me ujin kristalor
kripë që përdoret për pastrim të ujërave të ndotura në procesin e trajtimit të ujërave me qëllim të përfitimit të ujit të pijshëm
stipsa e aluminit me kalium (shapi) KAl (SO4)2 × 18H2O
bën pjesë në kripëra dyfishe