1/22
Këto fisha mbulojnë konceptet kryesore të kapitullit të parë të marketingut, duke u fokusuar në krijimin e vlerës për klientin, proceset e marketingut dhe llojet e marrëdhënieve me klientët.
Name | Mastery | Learn | Test | Matching | Spaced | Call with Kai |
|---|
No analytics yet
Send a link to your students to track their progress
Marketingu
Një proces nëpërmjet të cilit kompanitë krijojnë vlerë për klientët dhe ndërtojnë marrëdhënie të forta me ta dhe, me qëllim që, më pas, të përfitojnë vlerë prej tyre.
Nevojat
Gjendje në të cilat njerëzit ndiejnë se u mungon diçka.
Dëshirat
Forma që marrin nevojat njerëzore kur ndikohen nga kultura dhe personaliteti i individit.
Kërkesat
Dëshirat e njerëzve që mbështeten nga fuqia blerëse.
Ofertat e tregut
Një ndërthurje e produkteve, e shërbimeve, e informacionit apo e përvojave që ofrohen në një treg të caktuar për të plotësuar një nevojë apo dëshirë të caktuar.
Miopi e marketingut
Gabimi që bëhet kur kompanitë u kushtojnë më shumë rëndësi produkteve të caktuara që ofrojnë sesa përfitimeve dhe përvojave që gjenerohen nga këto produkte.
Shkëmbimi
Një veprim, nëpërmjet të cilit marrim një objekt që dëshirojmë nga dikush tjetër, duke ofruar diçka në këmbim.
Tregu
Bashkësia e blerësve aktualë dhe potencialë të një produkti apo shërbimi.
Menaxhimi i marketingut
Arti dhe shkenca e përzgjedhjes së tregjeve të synuara dhe krijimi i marrëdhënieve fitimprurëse me ta.
Propozimi i vlerës
Miksi i përfitimeve dhe i vlerave që kompania premton t’u japë konsumatorëve për të plotësuar nevojat e tyre.
Koncepti i shitjes
Një perspektivë ‘’nga brenda-jashtë’’ që përqendrohet tek produktet ekzistuese dhe tek ndërmarrja e një fushate të fuqishme shitjeje me qëllim shitjen e mallit të prodhuar.
Koncepti i marketingut
Një perspektivë ‘’nga jashtë-brenda’’, e cila përqendrohet te plotësimi i nevojave të klientit si mënyrë për të arritur fitimet.
Koncepti i marketingut social
Marketing që është i përgjegjshëm si nga ana sociale, ashtu edhe nga ajo mjedisore, duke ruajtur ose rritur mundësitë për brezat e ardhshëm.
Miksi i marketingut (4P)
Tërësia e mjeteve të marketingut që përdor firma: Produkti, Çmimi, Vendi (shpërndarja) dhe Promocioni.
Një program i integruar marketingu
Një plan i detajuar me qëllim që klientëve t’u komunikohet dhe jepet faktikisht vlera e premtuar.
Menaxhimi i marrëdhënieve me klientin (CRM)
Procesi i përgjithshëm i ndërtimit dhe menaxhimit të marrëdhënieve fitimprurëse me klientin duke u siguruar atyre vlerë dhe plotësimin e kërkesave.
Vlera e perceptuar e klientit
Diferenca ndërmjet të gjitha përfitimeve dhe të gjitha kostove të një oferte të tregut, në krahasim me atë të konkurrentëve.
Kënaqësia e klientit
Shkalla në të cilën rezultati i perceptuar i produktit përputhet me pritshmëritë që ka blerësi.
Marketingu i gjeneruar nga konsumatorët
Shkëmbime të markës të krijuara nga vetë konsumatorët, nëpërmjet të cilave ata luajnë rol në formësimin e përvojave të tyre dhe të konsumatorëve të tjerë.
Vlera e jetës së klientit (customer lifetime value)
Vlera e të gjithë rrjedhës së blerjeve që kryen një person gjatë gjithë kohës që ai është klient i kompanisë.
Pjesa e blerjeve të klientit (Share of Customer)
Pjesa e blerjeve të klientit që shkon për produktet e kompanisë.
Kapitali i klientëve
Vlera totale e të gjitha vlerave totale të blerjeve nga çdo klient i kompanisë.
Interneti i gjërave
Një mjedis mbarëbotëror, ku çdo gjë dhe çdokush është i lidhur në mënyrë digjitale me gjithçka dhe këdo tjetër.