1/50
Looks like no tags are added yet.
Name | Mastery | Learn | Test | Matching | Spaced | Call with Kai |
|---|
No analytics yet
Send a link to your students to track their progress
trupi i organizmave arthropoda (këmbësegmentuarit)
veçori kryesore është trupi me segmentim heteronom (i kundërt me anelidet) me nyje që nga jashtë përmban kutikulën kitinore me epitel njështresor
pjesët e trupit të këmbësegmetuarve?
kanë kokën, gjoksin dhe abdomenin, në këtë rast mund të quhen prosoma & opistosoma (cephalon pereion)
roli i skeletit kutikular
skeleti i jashtëm/kutikular mbron organizmin nga lëndimet mekanike dhe tharja e njëkoësisht shërben si mbështetës i muskularurës.
Ky skelet pengon rritjen andaj periodikisht bëhet zhveshja e tij. Procesi i zhveshjes është nën kontrollin e hormoneve. Kutikula e vjetër hudhet dhe gjatë kësaj kohe bëhet rritja intenzive.
pllakat skeletore të kutikulës
Kutikula është e ndarë në pllaka skeletore. Çdo segment i trupit i ka 4 segmente skeletore:
pllaka shpinore - Tergiti (tergum-shpinë)
pllaka barkore - Sterniti
dy pllaka anësore - Pleura
lëvizja tek arthropoda
përmes muskujve tërthorovijorë
celomi tek arthropoda
është i reduktuar, tek format adulte zgavra trupore është hemoceli i mbushur me lëng trupor - hemolimfë
goja tek arthropoda
është e mobilizuar anash me gjymtyrë të modifikuara për ushqyerje
qarkullimi i gjakut tek arthropoda
qarkullimi i gjakut është i hapur

frymëmarrja tek arthropoda
tek format e thjeshta realizohet me tërë sipërfaqen e trupit
tek format ujore realizohet me branshi
tek pjesa dërrmuese realizohet me trake
sistemi ekskretues tek arthropoda
përbëhet nga njëra nga këto:
gjëndrrat antenale/mandibulate
gjëndrat e gjelbra/maksillare
Gypat e Malpingut
sistemi nervor tek arthropoda
përbëhet nga ganglioni cerebral (truri) që gjendet sipër faringut
sistemi gjenital tek arthropoda
fekondim i brendshëm (zhvillohen me metamorfozë).
Kanë dimorfizëm seksual.
si ndahen arthropodet?
Trilobotomorfa
Antenata / Mandibulata
Branchiata
Chelicerat

Chelicerata
Këto arthropode nuk kanë antena por zëvendësohen me Heliceret që shërbejnë për rrëmbimin, mbytjen dhe imtësimin e presë. Trupi i helicerateve ka dy rajone:
Prosoma (2)
Opistosoma (3)

si ndahen cheliceratet?
Akrepat - Scorpio
Merimangat - Aranea
Rriqra - Acarina
Akrepat - Scorpiones
Trupi i tyre është i ndarë në:
Prosomë (cefalotoraks) - gjenden një palë helicere, një palë pedipalpe dhe 4 palë këmbë për ecje
Opistosomë (abdomen) - ndahet në mesosomë dhe metasomë (7+5 segmente) e në fund të metasomës gjendet segmenti me gjëndrrën helmuese - telzoni (me thumb të fortë)

përfaqësuesit e akrepave
Euskorpius carpacitus
Buthus europea
Pandinus Imperator

merimanga - aranea
Trupi i tyre ndërtohet nga:
Prosoma - gjendet heliceret nëpër të cilat kalon kanali i gjëndrrës helmuese me të cilën e lëshojnë helmin në trupin e gjahut.
Opistosoma (abdomeni) - në fund të abdomenit kanë lythat e pishmangës që mundësojnë krijimin e rrjetës, ku nga këta lytha tajitet një materie e lëngshme proteinore e cila në kontakt me ajrin forcohet dhe shndërrohet në fije si të mëndafshit. Me rrjetë zënë gjahun, krijojnë strehimore dhe ruajnë vezët (kokonet në to).

përfaqësuesit - merimanga
Araneus diadematus (merimanga me kryq)
Agrioneta aquatica (merimanga që jeton në ujë)
Tarantula (e mbuluar me qime)
Latrodectus Mactans (vejusha e zezë; më e rrezikshme)
Dolomeds (e gjuan gjahun nën sipërfaqen e ujit por mbetet e palagur sepse e mbrojnë fluskat e ajrit që formohen rreth qimeve të trupit)
rriqra - acarina
Janë shtazë parazitare. Ekzistojnë në miell, djathë, në hundë dhe rrënjën e qimeve të fytyrës.

përfaqësuesit - rriqra
Ixoides ricinus (rriqra e rëndomtë) - lëshon materie antikoagulante kur e thumbon shtazën.
Shumica e rriqrave janë bartëse të sëmundjeve të ndryshme siç është lloji Sarcoptes scabiei që shkakton zgjebën.

Mandibulata
Kanë mandibula/nofulla në gojë. Mandibulatet ndahen në:
Mandibulate të ujërave (Branshiata) - përfshin gaforret Crustacea
Mandibulate tokësore (Tracheata) - quhen Uniramia sepse kanë vetëm 1 palë antena
Këto ndahen në dy klasë:
- Klasa Miriapoda - shumëkëmbëshat
- Klasa e Insekteve
Branchiata (Gaforret)
Në trupin e tyre gjendet:
Koka (cephallon) - 1 palë antenula, 1 palë antena, 1 palë mandibula dhe 2 palë maxilla
Gjoksi - gjenden 3 palë maksillopode dhe 5 palë pereipode për ecje
Barku (pleon) - ekstremitetet barkore; 6 palë pleopode ndërsa ekstremiteti i fundit barkor - telzoni nuk ka ekstremitete.
Koka dhe gjoksi janë të mbuluarame një mburojë kitinore dhe gëlqerore - karapaks (samar)
Tek disa gaforre koka bashkohet me gjoksin dhe formojnë cephallotoraksin.


sytë e gaforreve (branchiata)
janë të fasetuar dhe kërcellorë si periskop dhe lëvizin në të gjitha drejtimet.

veçoritë e organizmit të gaforreve (branchiata)
Frymëmarrja - me branshi (meqenëse është ujor)
Qarkullimi i gjakut është i hapur me zemrën në formë gypi me 3 palë vrima në hyrje të gjakut
Sistemi ekskretor procesohet me gjëndra antenale ose të gjelbra
përfaqësuesit - gaforret (branchiata)
Astacus fluviatilis
Daphnia pulex - përcakton cilësinë e ujit
Cyclops albidus - ka një sy

tracheata (uniramia) - klasa mirapoda
Janë mandibulate tokësore me segmentim homonom.
Trupi i tyre përbëhet nga:
Koka - përbëhet nga procephaloni dhe gnathocephaloni që ka 1 palë mandibula dhe 2 palë maksilla. Kanë vetëm sy të thjeshtë - ocela dhe vrimat për hyrjen e ajrit nëpër trup - stigmat
Trungu - ka shumë degë/segmente për lëvizje

Tracheata (Uniramia) - klasat dhe përfaqësuesit
Diplopoda
juli - julius scabulosus
lëmshori - glomeris conspresa
Chilopoda
Cutigera coleoprata - shumëkëndëshi shtëpiak
Scolopendra dalmatica - thumbim vdekjeprurës
Pauropoda
Symphyla
tracheata (uniramia) - klasa e insekteve
Tek inektet, segmentet janë të bashkuara në 3 regjione trupore:
koka (caput)
gjoksi (thorax) - kanë krahë dhe quhen haltere
abdomen (barku) - kanë segmente, ato të fundit quhen cerce
aparati gojor i insketeve
Kanë aparat gojor me mandibula të fuqishme, andaj aparati gojor ndahet në 4 tipe: për brejtje, shpuarje, thithje dhe lëpirje
këmbët e insekteve
Tri segmentet e gjoksit mbajnë nga 1 palë këmbë, e që në total rezultojnë 3 palë këmbë.
përceptimi tek insektet
kanë antena të pajisura me qeliza ndijore me të cilat përceptojnë ambientin.
frymëmarrja - insektet
shërbjenë traketë për shpërndarjen e oksigjenit në qeliza trupore. Por janë disa vrima - stigma që e qojnë ajrin deri në trake.
ekzoskeleti - insektet
është kitinor ndërsa kutikula formon 4 pllaka skeletike në secilin segment:
dorzala(prapa-shpina)- tregum
ventrala(para-barkore) - sternum
2 pleura anash.

sytë - insektet
kanë sy të facetuar dhe ocele. Përmes oceleve, insketi e dallon dritën nga errësira. Sytë e facetuar përbëhen nga omatidie. Në çdo omatidie formohet pasqyrimi i një pjese të objektit të shikuar duke formuar pamjen e përbashkët mozaike të objektit

qarkullimi i gjakut - insketet
Qarkullimi i gjakut është i hapur
Zemra ka disa ostie nëpër të cilat hemolimfa bartet në zemër, aorta quhet hemocel.

sistemi ekskretor - insektet
zorra e mesme është e pajisur me cekume gastrike dhe është vendi ku bëhet tretja dhe thithja e ushqimit. Gypat e malpigut gjenden në kufirin e zorrës së mesme dhe të pasme që bëjnë ekskretimin e produkteve të panevojshme me fare pak ujë.

sistemi nervor - insektet
ganglioni cerebral (truri) përbëhet nga:
protocerebroni
deutocerebroni
tertocerebroni.

sistemi reproduktiv - insektet
Disa insekte kanë gjini të ndara.
Tek disa paraqitet:
- partenogjeneza - zhvillimi nga vezët e pafekonduara
- poliembrionia - përfitimi i shumë embrioneve nga një embrion
- ametabolla - individi që del nga veza është kopje e vogël e formës së rritur
- hemimetabolla - insektet që zhvillohen me metamorfozë të paplotë, pra nga veza zhvillohet larva që i ngjan formës së rritur
- holometabolla - insektet zhvillohen me metamorfozë të plotë (90% e rasteve)

roli i insekteve
Disa insekte, siç është bleta, prodhojnë mjaltë, dyll apo mëndafsh.
Insektet janë ushqim i shtazëve të tjera
Disa insekte janë bartës të sëmundjevetë rrezikshme
cilat janë sjelljet e insekteve?
Taksiet
Instiktet
Taksiet
mundësojnë kthimin e trupit në drejtim të burimit të zeglës ose në të kundërtën. Taksiet mund të jenë pozitive apo negative. Gjithashtu mund të jenë: hidrotaksie, kemotaksie, gjeotaksie dhe fototaksie. Psh. grumbullimi i insekteve në vende të ndriquara (fototaksie pozitive) ose kemotaksiet dhe roli i tyre në gjetjen e ushqimit

Instiktet
janë aktivitete të trashëguara të lindura të insekteve. Paraqiten nga ngacmimet e brendshme, pra që i perkasin gjendjes fiziologjike të tyre (uria, pjekja seksuale etj. Psh. thurja e kapsulës së pupës që i ngjan prindërve të saj, ndërtimi i çerdhes, mbledhja e ushqimit, kujdesi ndaj të vegjëlve etj.
Shumica e insekteve nuk kanë kontakt me fazat e zhvillimit embrional dhe postembrional të të vegjëlve por ato kujdesen për vendin në të cilin do ti lëshojnë vezët (i lëshojnë në gjethe të bimës, i mbulojnë me qime të trupit të tyre etj).
cilat janë insektet sociale?
termitet
thneglat
grejzat
si funksionojnë insektet sociale?
Insektet janë të ndara në kaste/grupe me pamje, sjellje dhe funksione të ndryshme ku e tërë kolonia funksionon si një organizëm me organe të veta.
Zakonisht anëtarët e kolonisë ndahen në reporduktivë dhe jo-reproduktivë.
Anëtarë joreproduktivë tek bletët janë bletët punëtore
Anëtarët joreproduktivë tek termitet janë punëtorët dhe ushtarët.
klasifikimi i insekteve
Klasa Apterigota - nuk kanë pasur asnjëherë krahë
Klasa Pterigota - kanë krahë
klasa Apterigota
Rendi Protura
Rendi Diplura
Rendi Thysanura
Rendi Colembola
lufta biologjike e insekteve
Ka insekte të dëmshme që shkaktojnë pasoja të rënda për njerëzit. Ato luftohen me kimikale dhe pesticide por insektet, përmes mekanizmave të rinj dhe krijimit të një rezistence ndaj këtyre kimikateve, po arrijnë të mbijetojnë prapë. Por metoda më e mirë për zhdukjen e insekteve është lufta biologjike ku gjenden disa insekte që ushqehen me insektet e dëmshme.
cilat janë llojet e dëmshme të insekteve?
Patatorja e artë
Lymantria dispar
Këto shkaktojnë dëme në pyje dhe fusha bujqësore.

shembujt e luftës biologjike të insekteve
Phytoseillius persimilis që ushqehet me rriqrën e kuqe merimangore që dëmton pemët dhe perimet.
Adalia bipunctata shitet në dyqane dhe mund të ushqehet me 100 insekte të dëmshme nga rradhët e afideve
klasa Pterigota
Ephemeroptera - ditëshkurtërit
Odonatat - insekte të bukura
Orthoptera - insektet krahëdrejt ku bëjnë pjesë karkalecat, furtaret, murgeshat
Isoptera - termitet
Anoplura - morrat; Pediculis capitis
Haemiptera - çimrrat
Homoptera - krahënjëjtit, janë morra të bimëve
Coleoptera - krahëfortit, krahët quhen elytre
Aphanipterat - pleshtat
Diptera - dykrahët (mizat dhe mushkonjat), halteret
Lepidoptera - fluturat
Hymenoptera - krahëmembranorët; bleta mjaltore - Apis mellifica