1/9
Looks like no tags are added yet.
Name | Mastery | Learn | Test | Matching | Spaced | Call with Kai |
|---|
No analytics yet
Send a link to your students to track their progress
Përkufizoni empatinë dhe cilat janë disa nga karakteristikat e saj?
“Akti i njohjes korrekte të gjendjes emocionale të tjetrit pa përjetuar vetë atë gjendje.”
Empatia lehtëson ndërtimin e marrëdhënies së besimit dhe bisedën pa barriera, si edhe ka efekt të drejtpërdrejtë terapeutik.
Empatia është një mënyrë përjetimi e hulumtimit të gjendjes emocionale të tjetrit. Eshtë një aktivitet „Përceptimi‟ që operon bashkarisht me hetimin llogjik.
Pacientët dhe mjekët listojnë Empatinë si një prej elementëve themelorë të metodologjisë „pacienti në qendër‟ në ofrimin e kujdesit shëndetësor, dhe si një komponent të rëndësishëm të profesionalizmit.
Cilët janë tre armiqtë kryesorë të empatisë?
a. Ankthi - (presioni i kohës llogaritet në shtimin e ankthit)
b. Shumë mjekë nuk e konsiderojnë emocionalitetin e pacientit si pjesë e punës së tyre për shëndetin.
c. Tensioni mjek-pacient dhe emocionet negative bashkëshoqëruese
Cilët janë faktorët që ndikojnë në erozionin e emaptisë?
• Kurrikula dhe Tradita që promovon „objektivizimin e pacientit‟
• Shtimi i ngarkesës për të mësuar
• Keqtrajtimi prej supervizorëve
• Mungesa e mbështetjes emocionale
• Niveli i lartë i Burn-Out, distresi personal, ankthi dhe depresioni.
Shpjegoni empatinë në tre nivele.
Empatia ne tre nivele :
1. Si Qëndrim (attitude) - Afektive
2. Si një Zotësi (competency) - Konjitive
3. Si një Sjellje (behaviour) – Veprimtari
1. Qëndrimi lidhet me standartet morale në mëndjen e doktorit, të tipit:
• Rrespekti për autenticitetin e tjetrit
• Interesi për Tjetrin
• Receptiviteti
• Paanësia.
Këto janë standarte të formësuara tek mjeku prej:
• Zhvillimit të tij personal
• Proceseve të shoqërizimit ku është rritur a ku jeton
• Edukimit të tij mjekësor
• Eksperiencave me pacientët.
2. Zotësia përfshin:
• Aftësia empatike (depërtimi për të marrë informacionin e duhur)
• Aftësia komunikative (planifikimi, implementimi, monitorimi dhe vlerësimi emocioneve dhe mendimeve)
• Aftësia për të ndërtuar marrëdhënie besimi (për të siguruar rezonim emocional
3. Sjellja ka komponentë Afektivë dhe Konjitivë.
Komponentja Konjitive
përfshin aftësi verbale e jo-verbale
Komponentja Afektive
i shërben identifikimit të gjendjes dhe reagimit emocional.
Pas këtij momenti identifikues, mjeku, nëpërmjet veprimeve/sjelljeve të tij arrin të reflektojë (ose jo) e të komunikojë (ose jo) kuptimshmërinë e tij ndaj pacientit.
Tradita në Mjekësinë Klasike e ka konsideruar Empatinë Konjitive (intelektuale) si të dobishme, kurse Empatinë Afektive si „Potencialisht të Rrezikshme‟ duke sugjeruar kufizimin e ekspozimit ndaj „emocioneve të rënda‟.
Studime të pak viteve të fundit demostrojnë se frika ndaj rrezikshmërisë së Empatisë Afektive nuk është e mbështetur sepse janë faktorë të tjerë ata që shkaktojnë distresin tek mjekët.
Pacientët, nga ana tjetër e identifikojnë kollaj rezonimin emocional.
Shpjegoni çfarë është distresi i klinicistit.
Distresi i klinicistit është determinanti kryesor I Erozionit të Empatisë, fenomen
bashkëshoqërues i Mjekësisë Moderne.
Mjekët përballohen në mënyrë konstante me situata „stresi negativ‟ që ngre reagime aksioze
dhe për shkak të „qëndrueshmërisë së distresit‟ rrezikon thelbësisht Burn-Out dhe Depresion, shkaktarë kryesorë të humbjes së kapacitetit për Empati.
Trainimi i Empatisë
Empati e shtuar shton shanse për satisfaksion profesional dhe mirëqenie.
Trainimi në “Komunikimin e mirë Klinik” është kthyer në shtyllë vertebrale të kurrikulës së mirë studentore dhe programeve të specializimit në mjekësi edhe në fusha ku ndërveprimi me pacientët është i reduktuar.
Ndryshimet Individuale
Dispozita Empatike ndryshon nga një individ tek tjetri.
• Teoria e Attachment e John Bowlby e lidh me kujdesin dhe sigurinë e përftuar në fëmijëri si një „model marrje-dhënieje‟ përgjithësisht stabël përgjatë jetës.
Studimet në influencat gjenetike duket se e lidhin me receptorë të oxitocinës, si formë e reagueshmërisë ndaj distresit social dhe „mbështetjes sociale të përceptuar‟.
C‟ka është e rëndësishme, këto studime nuk i shohin sjelljet e lidhura me Empatinë si „gjenetikisht të determinuara‟.
Studentët e Mjekësisë
Shumica dërrmuese kanë kapacitet për Empati.
• Studentët e mjekësisë e nisin shkollën me nivele të ngjashme apo edhe më të larta se bashkëmoshatarët.
• Niveli i empatisë bie përgjatë viteve të shkollës.
Erozioni i Empatisë i është atribuuar:
• Kurrikula dhe Tradita që promovon „objektivizimin e pacientit‟
• Shtimi i ngarkesës për të mësuar
• Keqtrajtimi prej supervizorëve
• Mungesa e mbështetjes emocionale
• Niveli i lartë i Burn-Out, distresi personal, ankthi dhe depresioni.
„Empatia Klinike është një element i rëndësishëm i cilësisë në kujdesin shëndetësor. Komunikimi Empatik shoqërohet;
• Rritje të „kënaqësisë së pacientit
• Rritje të aderencës ndaj trajtimit
• Reduktim të ankimimit për keq-mjekim
• Rritje të “Health Outcomes”
Për mjekun:
• Reduktim të Burn-Out, distresit personal, ankthit dhe depresionit
• Rritje e nivelit të mirëqenies psikologjike dhe kënaqësisë së jetës.