1/38
Looks like no tags are added yet.
Name | Mastery | Learn | Test | Matching | Spaced | Call with Kai |
|---|
No analytics yet
Send a link to your students to track their progress
karakteristikat e familjes së azotit
kanë 5 elektrone valencore andaj pranojnë 3 elektrone për të krijuar konfiguracion elektronik stabil dhe shndërrohen në anione tri valente
konfiguracioni i shtresës së fundit elektronike
ns2np3
oksidet e elementeve të grupit
oksidet e azotit (N) dhe fosforit (P) janë oside acidike
oksidet e arsenikut (As) dhe antimonit (sb) janë amfoterne
oksidi i bismutit Bi2O3 është oksid bazik
si formohet molekula e azotit?
molekula e azotit përmban lidhje kovalente trefishe (1 lidhje sigma dhe 2 lidhje pi) dhe gjendet si molekulë dyatomike, prandaj është stabile sepse tregon veti të ngajshme inerte
përhapja e azotit
gjendet në ajër me përqindje vëllimore 78%
në formë komponimesh NaNO3 dhe KNO3
përbërës i proteinave dhe acideve nukleike
vetitë fizike dhe kimike të azotit
azoti (N2) - nuk digjet dhe nuk e ndihmon djegien
oksigjeni (O2) - nuk digjet por e ndihmon djegien
hidrogjen (H2) - digjet por nuk e ndihmon djegien
me cilat elemente reagon azoti?
në temperaturë të zakonshme reagon me litiumi (Li)
me nxehje reagon me metale aktive (Mg dhe Ca)
përfitimi i azotit
në industri - përfitohet me lëngëzimin e ajrit përmes distilimit fraksional dhe ndarjen e azotit nga oksigjeni
në laborator - përfitohet me nxehjen e e tretësirës së nitritit të amonit NH4NO2
komponimet e azotit
N2O - oksidi i diazotit
NO - monoksidi i azotit
NO2 - dioksidi i azotit
N2O3
N2O5
N2O - oksidi i azotit (l)
quhet gazi i buzëqeshjes apo gaztor dhe ka efekt narkotik që zgjat për disa minuta, andaj përdoret për ndërhyrje kirurgjikale, gjatë heqjes së dhëmbëve.
Përfitohet me nxehjen e nitratit të amonit
NO - monoksidi i azotit
është gaz pangjyrë dhe lirohet nga veprimi i acidit nitrik të holluar me bakër.
NO2 - oksidi i azotit (lV)
është gaz toksik dhe lirohet nga veprimi i acidit nitrik të përqendruar me bakër
kripërat e azotit
acidi nitror (HNO2) anhidri i të cilit është (N2O3) përbën kripërat NITRITE
acidi nitrik (HNO3) anhidri i të cilit është (N2O5) përbën kripërat NITRATE
pastrimi i gazeve të motorëve me katalizator
në automjete, vendosen katalizatorë të cilët oksidin e karbonit (CO) e oksidojnë në dioksid karboni (CO2) mdërsa oksidet e azotit e shndërrojnë (reduktojnë) në azot elementar (N2) dhe oksigjen (O2)
jastëku për mbrojtje në rast aksidenti
azid natriumi (NaN3) është komponim që, në rast aksidenti, zbërthehet duke liruar azotin (N2) i cili e fryn jastëkun ajror
sa reaktiv është acidi nitrik në raport me metalet?
reagon me shumicën e metaleve, me përjashtim të metaleve fisnike (Au, Pt)
uji mbretëror
krijohet nga përzierja e HNO3 dhe HCl në raport vëllimor 1:3. Në këtë përzierje treten metalet fisnike
1 vëllim HNO3 + 3 vëllime HCl = uji mbretëror
përfitimi i acidit nitrik
në industri - përfitohet me PROCESIN E OSTVALDIT që zhvillohet në tri faza:
oksidimi i amoniakut në oksid azoti (Il)
oksidimi i oksidit të azotit (ll) në oksid azoti (lV)
tretja e oksidit të azotit (lV) në ujë
në laborator - nxehje e nitrateve me acid sulfurik të përqendruar
përdorimi i nitriteve
përdoren tek mishi dhe nënëproduktet e tij për të ruajtur ngjyrën e tij natyrale. Ato pengojnë oksidimin e gjakut, i cili i jep mishit ngjyrë kafe të errët
amoniaku
gaz pangjyrë, më i lehtë se ajri dhe ka erë therëse. Është mjet reduktues, i cili e redukton oksidin e bakrit (ll) deri në bakër elementar, ndërsa vetë smoniaku oksidohet në azot elementar
përfitimi i amoniakut
në industri - përfitohet me PROCESIN E HABER-BOSH me sintezë direkte të azotit me hidrogjen
në laborator - përfitohet me rraksionin e bazave të forta me kripëra të amonit
plehrat minerale azotike
azotin në ajër mund ta shfrytëzojnë disa bimë siç janë bimët leguminoze. Bimët e tjera azotin e marrin nga toka në formë kripërash të tretshme të amonit dhe nitrateve.
NITRIFIKIM - zbërthimi i komponimeve organike në amoniak dhe kripëra të amonit nga mikroorganizmat
DENITRIFIKIM - reduktimi i nitrateve deri në azot elementar, i cili kthehet në atmosferë
cilat janë plehrat azotike?
urea (karbamidi) CO(NH2)2
nitrati i amonit NH4NO3
sulfati i amonit (NH4)2SO4
fosfori
i vetmi element i grupit të tij që nuk gjendet në natyrë i lirë, por vetëm në formë komponimesh
mineralet e fosforit
fosforiti
apatiti
në çfarë forme gjendet fosfori në eshtra?
në formë fosfatesh të kalciumit dhe magnezit
modifikimet alotropike të fosforit
fosfori i bardhë
fosfori i kuq
fosfori i zi
fosfori i bardhë P4
ka gjendje të ngurtë dhe të lëngët, në formë molekulash tetraedrike
i patretshëm në ujë por tretet mirë në disulfur karboni
shumë reaktiv
ka temperaturë të ulët të ndezjes, ndizet vetvetiu andaj ruhet nën ujë të distiluar
përdoret për nevoja ushtarake, mbushje garantash dhe bombash zjarrndezëse të avionëve
fosforoshenca
është dukuri e shfaqur tek fosfori i bardhë, e cila në mungesë të dritës (natën) fosfori i bardhë është më pak reaktiv, përkatësisht oksidohet ngadalë dhe gjatë këtij oksidimi ai shndërrit
cili modifikim alotropik i fosforit është helmues?
fosfori i bardhë, me dozë vdekjeprurëse 0.05g
fosfori i kuq (P4)n
përbëhet nga molekulat polimere të lidhura në varg
nuk tretet në ujë as në disulfur karboni
modifikimi më stabil dhe më reaktiv sesa fosfori i bardhë
përdoret për prodhimin e shkrepsave
si përfitohet fosfori i kuq?
me ngrohjen e fosforit të bardhë në temperaturë 260oC
fosfori i zi
polimer më i ndërlikuar se fosfori i kuq
i ngjan grafitit nga pamja dhe përqon rrymën elektrike
është modifikimi më pak i tretshëm dhe më pak aktiv i fosforit andaj është modifikimi më i
si përfitohet fosfori i zi?
me ngrohjen e fosforit të bardhë
përdorimi i fosforit
përfitimi i acidit fosforik
prodhimin e plehrave minerale fosforike
prodhimin e disa gjysmëpërquesvee (GaP, InP)
kripërat e fosforit
acidi fosforor H3PO3 anhidër i të cilit është P2O3 përbën kripërat FOSFITE
acidi fosforik H3PO4 anhidër i të cilit është P2O5 përbën kripërat FOSFATE
fosfina PH3
gaz helmues me erë të peshqve të prishur
përdorimi i acidit fosforik
është ndër acidet e rralla inorganike që nuk është i dëmshëm dhe helmues, ngase përdoret për acidifikimin e pijeve jo-alkoolike si CocaCola dhe disa lloje birrash. Përdoret edhe për prodhimin e masave për mbushje (plomba) të dhëmbëve
plehrat fosfatike
në natyrë ekzistojnë minerale fosfatesh të cilat janë të pashfrytëzueshme nga bimët, prandaj mineralet e tyre duhet të trajtohen me acid sulfurik ose acid fosforik për të shndërruar fosfatin e patretshëm të kalciumit në dihidrogjen fosfat kalciumi me ç’rast përfitohen superfosfati (me acid sulfurik) dhe superfosfati i trefishtë (me acid fosforik)