Historia 11 - shteti i epirit

0.0(0)
Studied by 0 people
call kaiCall Kai
learnLearn
examPractice Test
spaced repetitionSpaced Repetition
heart puzzleMatch
flashcardsFlashcards
GameKnowt Play
Card Sorting

1/16

encourage image

There's no tags or description

Looks like no tags are added yet.

17 Terms

1
New cards

Nga rrjedh fjala "Epir" dhe çfarë kuptimi kishte ajo fillimisht?

Fjala rrjedh nga greqishtja e vjetër (Apeiros), që do të thotë tokë kontinentale përballë botës ishullore. Fillimisht autorë si Herodoti e përdornin si nocion të përgjithshëm gjeografik për çdo tokë përballë një ishulli, ndërsa nga fundi i shekullit VI pr.K. ajo mori kuptimin e një krahine të veçantë gjeografiko-politike

2
New cards

Cila ishte shtrirja gjeografike e Epirit antik?

Epiri shtrihej nga malet Akrokeraune (Llogora) dhe rrjedhja e mesme e Vjosës në veri, deri te gjiri i Ambrakisë në jug, si dhe nga malet e Pindit në lindje deri në brigjet e detit Jon në perëndim

3
New cards

Nga sa fise përbëhej popullsia e Epirit dhe cilat ishin tri fiset kryesore me qytetet e tyre?P

Popullsia përbëhej nga më shumë se 14 fise. Ndër to shquheshin molosët me kryeqendër Pasaronin; tesprotët me qytetet Kasopea dhe Ambrakia; si dhe kaonët me Butrintin, Onhezmin (Sarandën), Himarën dhe Foiniken (Finiqin)

4
New cards

Si quheshin federatat fisnore në Epir dhe si u formua shteti i parë?

Federatat fisnore quheshin koinetë dhe deri në fund të shekullit V pr.K. qëndronin të veçuara dhe në konflikt me njëra-tjetrën. Bashkimin e parë politik dhe ushtarak e realizoi Mbretëria Molose, duke krijuar shtetin e njohur si Lidhja Molose

5
New cards

Sa kohë jetoi Shteti i Epirit dhe cilat janë tri fazat kryesore të zhvillimit të tij?

Shteti i Epirit jetoi tre shekuj (nga gjysma e dytë e shekullit V pr.K. deri në vitin 168 pr.K.) dhe kaloi në tri faza: Lidhja Molose, Aleanca Epirote dhe Lidhja Epirote

6
New cards

Çfarë forme qeverisjeje kishte Lidhja Molose (rreth 450–330 pr.K.)?

Ishte një monarki federale me pushtet mbretëror të trashëgueshëm brenda familjes aristokrate molose, por pushteti i mbretit ishte i kufizuar nga institucionet legjislative dhe ekzekutive. Fiset e tjera merrnin pjesë në qeverisje përmes përfaqësuesve të zgjedhur, duke ruajtur ende frymën demokratike të bashkësisë primitive

7
New cards

Me cilin mbret lidhet organizimi shtetëror i Lidhjes Molose sipas autorëve antikë?

Sipas autorëve antikë si Aristoteli dhe Tukididi, organizimi shtetëror lidhet me reformat e mbretit Tharypa (423–385 pr.K.), i cili konsiderohet edhe themeluesi i Lidhjes

8
New cards

Si u krijua Aleanca (Symahia) Epirote (334–233 pr.K.) dhe cilat ishin tiparet e saj?

Në gjysmën e dytë të shekullit IV pr.K., Lidhja Molose u shtri në pothuajse të gjithë territorin e Epirit dhe u shndërrua në federatë epirote, duke ruajtur formën e mbretërisë ku të gjitha bashkësitë etnike gëzonin të drejta të barabarta. Jeta politike ishte e paqëndrueshme për shkak të ndërhyrjeve të vazhdueshme maqedonase dhe konfliktit midis rrymave pro dhe kundër Maqedonisë

9
New cards

Cila shënon pikën kulmore të fuqizimit të shtetit epirot?

Pika kulmore ishte sundimi 25-vjeçar i mbretit Pirro (297–272 pr.K.), gjatë të cilit Epiri u bë një fuqi autoritare në botën ballkano-mesdhetare

10
New cards

Çfarë reformash të brendshme zbatoi Pirroja?

Pirroja forcoi pushtetin shtetëror, krijoi një ushtri të organizuar, të stërvitur dhe të armatosur, zhvilloi ekonominë dhe ndërtimin, si dhe shpalli Ambrakinë kryeqendër të mbretërisë

11
New cards

Cilat qytete u ndërtuan apo rindërtuan gjatë sundimit të Pirros?

U rindërtuan qytetet e vjetra dhe lindën qytete të reja, si Kasopea në Tesproti dhe Antigonea në Molosi

12
New cards

Si u zhvillua fushata e Pirros në Itali në vitin 280 pr.K.?

Me pretekstin e ndihmës ndaj qytetit të Tarantit kundër Romës, Pirroja zbarkoi në Itali me 25 000 ushtarë dhe 200 elefantë lufte. Ai përdori taktika të përparuara dhe fitoi në betejat e Heraklesë dhe Askulit, por pësoi humbje aq të mëdha sa lindi shprehja "Fitore si e Pirros".

13
New cards

Si përfundoi fushata italiane dhe si vdiq Pirroja?

Pas disfatës në Betejën e Beneventit, Pirroja u kthye në Epir. Në vitin 272 pr.K., gjatë luftimeve në qytetin Argos (Peloponez), ai u plagos dhe u vra nga kundërshtarët spartanë

14
New cards

Si u përmbys monarkia në Epir dhe kush ishte sundimtarja e fundit?

Pas vdekjes së Pirros shteti u dobësua dhe humbi tokat e pushtuara. Në vitin 233 pr.K., vrasja e mbretëreshës së fundit, Deidama, i dha fund sundimit dyshekullor të monarkisë në Epir

15
New cards

Çfarë forme qeverisjeje mori Lidhja Epirote (233–168 pr.K.) dhe cili u bë kryeqyteti i saj?

Ajo mori formën e një republike federative pa hegjemoninë e ndonjë etnie të veçantë. Kryeqytet u bë Foinikja (Finiqi), të cilën historiani Polib e vlerësonte si qytetin më të fuqishëm dhe më të pasur të Epirit

16
New cards

Çfarë politike të jashtme ndoqi Lidhja Epirote dhe si u përça ajo më vonë?

Ajo ndoqi fillimisht politikën e asnjanësisë dhe ndërmjetësimit në konfliktet rajonale. Megjithatë, gjatë luftërave romako-maqedonase u përça: në vitin 170 pr.K. molosët mbajtën anën e Maqedonisë (mbretit Perseu), ndërsa kaonët dhe tesprotët u rreshtuan me Romën

17
New cards

Si dhe kur mori fund Shteti i Epirit?

Në vitin 168 pr.K., Epiri u pushtua nga ushtria romake, e cila dogji dhe shkretoi 70 qytete dhe shiti rreth 150 000 banorë si skllevër