1/37
Looks like no tags are added yet.
Në sa bronke ndahet trachea?
Në dy bronke kryesore: bronchus principalis dexter dhe sinister.
Si quhet vendi i ndarjes së trachesë?
Bifurcatio tracheae.
Çka është carina tracheae?
Është kreshta e brendshme që gjendet në vendin e ndarjes së trachesë në dy bronke kryesore.
Nga sa shtresa përbëhet muri i trachesë?
Nga tri shtresa kryesore: tunica adventitia, tunica fibromusculocartilaginea dhe tunica mucosa
Sa kërce përmban trachea?
Rreth 15–20 kërce hialine
Pse kërcat e trachesë janë të hapura nga prapa?
Për të mundësuar zgjerimin e ezofagut gjatë gëlltitjes
Me çka lidhet kërci i parë i trachesë?
Me cartilago cricoidea, përmes ligamentum cricotracheale
Çka janë ligg. anularia trachealia?
Ligamente fibroelastike që lidhin kërcat e trachesë me njëri-tjetrin.
Cila arterie furnizon pjesën qafore të trachesë?
A. thyroidea inferior.
Nga cila arterie rrjedh a. thyroidea inferior?
Nga truncus thyrocervicalis, degë e a. subclavia.
Cilat arterie furnizojnë pjesën kraharore të trachesë?
Kryesisht rr. bronchiales.
Cili nerv siguron inervimin kryesor parasimpatik të trachesë?
N. vagus (nervi X kranial).
Cila degë e n. vagus merr pjesë në inervimin e trachesë?
N. laryngeus recurrens.
Ku gjenden bronket kryesore
Në mediastinumin e mesëm
Sa harqe kërcore ka bronku i djathtë?
Rreth 6–8.
Sa harqe kërcore ka bronku i majtë?
Rreth 11–13.
Në sa bronke lobare ndahet bronku i djathtë?
Në tri bronke lobare
Në sa bronke lobare ndahet bronku i majtë?
Në dy bronke lobare
Cila strukturë kalon mbi bronkun kryesor të djathtë?
Arcus venae azygos.
Cila strukturë kalon mbi bronkun kryesor të majtë?
Arcus aortae.
Çka është radix pulmonis?
Bashkësia e strukturave që hyjnë dhe dalin nga mushkëria dhe e lidhin atë me mediastinumin
Çka është hilum pulmonis?
Zona në faqen mediale të mushkërisë ku kalojnë strukturat e rrënjës mushkërore.
Cilat struktura e përbëjnë radix pulmonis?
Bronku kryesor, a. pulmonalis, vv. pulmonales, enët bronkiale, nervat dhe enët limfatike.
Sa vena pulmonare dalin zakonisht nga secila mushkëri?
Dy: v. pulmonalis superior dhe inferior.
Çfarë gjaku transporton a. pulmonalis?
Gjak të varfër me oksigjen, nga zemra drejt mushkërive.
Çfarë gjaku transportojnë vv. pulmonales?
Gjak të pasur me oksigjen, nga mushkëritë drejt atrium sinistrum
Cili është funksioni i aa. bronchiales?
Furnizojnë me gjak ushqyes bronket dhe indet mbështetëse të mushkërisë
Cili nerv kalon përpara rrënjës mushkërore?
N. phrenicus
Cili nerv kalon prapa rrënjës mushkërore
N. vagus
Në cilin bronk ka më shumë gjasa të përfundojë një trup i huaj i aspiruar?
Në bronkun kryesor të djathtë, për shkak të drejtimit më vertikal dhe diametrit më të madh.
Cili është dallimi ndërmjet qarkullimit pulmonar dhe atij bronkial?
Qarkullimi pulmonar shërben për oksigjenimin e gjakut, ndërsa qarkullimi bronkial për ushqimin e indeve të mushkërisë.
Pse arteria pulmonare transporton gjak të paoksigjenuar, megjithëse është arterie?
Sepse arteriet përcaktohen nga drejtimi i rrjedhjes së gjakut larg zemrës, jo nga përmbajtja e oksigjenit.
Cilat janë raportet kryesore të radix pulmonis sinistra?
Sipër arcus aortae, përpara n. phrenicus dhe prapa n. vagus sinister, me aortën torakale në raport posterior.
Si e dallon arterien pulmonare të djathtë nga e majta në raport me bronkun?
Në të djathtë arteria është përpara bronkut, ndërsa në të majtë është sipër tij.