1/43
Looks like no tags are added yet.
cilit bllok i takojnë metalet alkalino-tokësore?
blloku s
formimi i joneve
formojnë jone pozitive dy valente, sepse lëshojnë dy elektrone nga niveli i fundit prandaj gjithmonë paraqiten me numër oksidues 2+. Pra, oksidohen dhe janë mjete reduktuese.
konfiguracioni në nivelin e fundit energjetik
ns2 ku n përmban vlerat 2-7 për periodat
oksidet e metaleve alkalino-tokësore
të gjith këto metale formojnë okside bazike përveç beriliumit (Be) i cili është oksid amfotern
varësisht nga dendësia, në cilin grup të metaleve hyjnë metalet alkalino-tokësore?
së bashku me metalet alkaline, konsiderohen metale të lehta
bashkëveprimet e metaleve alkalino-tokësore
me oksigjen - formojnë okside dhe perokside
me halogjene - formojnë kripëra
me hidrogjenin - formojnë hidrure
me ujin - formojnë baza dhe lirojnë hidrogjen
me acide - formojnë kripëra dhe lirojnë hidrogjen
oksidet e tyre dhe uji - formojnë bazat përkatëse
mineralet më të rëndësishme të magnezit
magneziti
dolomiti
karnaliti
episomiti
izotopet e magnezit
24Mg 25Mg 26Mg
vetitë fiziko-kimike të magnezit
metal me ngjyrë të bardhë si argjendi. është më reaktiv se Be por më pak aktiv se Na dhe Ca
çka ndodh gjatë djegies së magnezit në ajër?
ai reagon me oksigjen dhe azot duke formuar oksidin e magnezit (MgO) dhe nitrurin e magnezit Mg3N2

përfitimi i magnezit
elektroliza e halogjenureve të shkrira MgCl2
përdorimi i magnezit
bën përgatitjen e aliazheve për industrinë e aeroplanëve dhe automobilave
prodhimi i fishekzjarreve
formimi i pigmentit të bimëve, klorofilit
element biogjen sepse gjendet në mioglobinë, albumina të muskujve etj
përdorimi i oksidit të magnezit MgO
prodhimin e tullave zjarrdururese
në mjekësi për të zvogëluar aciditetin e lëngut në lukth
antidot i helmimit me acide
laksativ (pastrues zorrësh)
epistomiti MgSO4 × 7H2O
kripa e idhët
mineralet e kalciumit
guri gëlqeror CaCO3
anhidriti CaSO4
fosforiti Ca3(PO4)2
gjipsi CaSO4 × 2H2O
fluoriti CaF2
fluoroapatiti
izotopet e kalciumit
40, 41, 42, 43, 44 dhe 46
çka ndodh me ncehjen e kalciumit në ajër?
si shndërrohet në oksid kalciumi
përfitimi i kalciumit
me elektrolizën e shkrirë CaCl2
përdorimi i kalciumit
eshtrat e shtazëve dhe njeriut përmbajnë kalcium në formë fosfatesh dhe karbonatesh, mirëpo mungesa e tij shkakton sëmundjen Rahitisin
komponimet e kalciumit ndodhen në ujë, të cilat së bashku me atë të magnezit e përbëjnë fortësinë e ujit
teprica e kalciumit mund të shpije në formimin e gurëve në veshkë
karbonati i kalciumit
komponimi më i rëndësishëm i kalciumit i cili është pëbërësi kryesor i gurit gëlqeror, mermerit, shkumësit, guaskave të detit dhe koraleve
si formohen stolitë e shpellave (stalaktitet dhe stalagmitet)?
CaCO3 tretet pak në ujë të pastër, ndërsa në prani të CO2 tretet mirë, sepse formohet Ca(HCO3)2:
CaCO3 + H2O + CO2 = Ca(HCO3)2
Reaksioni është i kthyeshëm dhe pas një kohe sërish formohet CaCO3. Në këtë mënyrë formohen stolitë e shpellave, formimi i gurit në kaldaja, bojlerë etj.
oksidi i kalciumit (gëlqerja e pashuar) CaO
gëlqerja e pashuar përfitohet me pjekjen e gurit gëlqeror, në temperaturë 900-1000oC.
CaCO3 = CaO + CO2 (endotermik)
hidroksidi i kalciumit (gëlqerja e shuar) - Ca(OH)2
gëlqerja e shuar përfitohet me veprimin e gëlqeres së pashuar me ujë:
CaO + H2O = Ca(OH)2 (ekzotermik)
si formohet percipitati i bardhë i patretshëm i CaCO3?
CO2 + Ca(OH)2 = CaCO3 + H2O

si mënjanohet guri i kaldajës?
acidet minerale në reaksion me karbonatet lirojnë dioksidin e karbonit, i cili lirohet me një shushurimë në formë fluskash
mineralet kryesore të bariumit
BARITI - BaSO4
VITERITI - BaCO3
ku përdoret bariti (BaSO4)?
përdoret për fotografimin e traktit digjestiv me rreze rentgen
minerali kryesor i stronciumit
CELESTITI SrSO4
ujërat e fortë
ujërat që përmbajnë kripëra të tretura të kalciumit Ca 2+ dhe të magnezit Mg2+
cilat janë jonet negative të pranishme në ujërat e fortë?
HCO3-
CO3 -2
SO4-2
si mund të paraqitet fortësia e ujit?
e përkohshme
e përhershme
çka e shkakton fortësinë e përkohshme (karbonate) të ujit?
prania e hidrogjen karbonatit të kalciumit dhe hidrogjen karbonatit të magnezit në ujë
çka e shkakton fortësinë e përhershme (jokarbonate) të ujit?
prania e sulfatit të kalciumit dhe sulfatit të magnezit apo klorurit të kalciumit dhe klorurit të magnezit në ujë
kush e përbën fortësinë e përgjithshme të ujit?
fortësia karbonate dhe jokarbonate e ujit
si matet fortësia e ujit?
shkalla gjermane 0D
shkallët e fortësisë së ujit
0-5 D - shumë i butë
5-10 D - i butë
10-15 D - mesatarisht i fortë
mbi 15 D - shumë i fortë
çfarë dëmesh sjellë fortësia e ujit?
ulë aftësinë larëse të sapunit
dëmton tubat e kazanët
si zbutet fortësia e përkohshme e ujit?
mund të zbutet nëpërmjet vlimit
ose duke shtuar në ujë Ca(OH)2
si zbutet fortësia e përhershme e ujit?
përdoret soda kaustike (NaOH) , ku më pas formohet soda e kalcinuar Na2CO3, dhe në këtë mënyrë mënjanohen dy fortësitë
jonkëmbimimi
metodë e përdorshme për zbutjen e ujit. Me këtë metodë jonet që shkaktojnë fortësinë e ujit këmbehen me jone të Na dhe Cl, që përmbajnë jonkëmbyesit, që janë kryesisht alumino silikate dhe njihen me emrin zeolite
si ndahen jonkëmbyesit sintetikë?
kationitë
anionitë
jonokëmbyesit kationitë
përmbajnë grupe acide
jonokëmbyesit anionitë
përmbajnë grupe bazike
si rezulton uji i trajtuar me jonokëmbyes?
quhet ujë i dejonizuar dhe pastërtia e tij i përafrohet ujit që kalon nëpër procesin e distilimit