1/41
Kartela fjalori për përgatitjen e provimit në lëndën Kujdesi Infermieror në Shëndetin Mendor dhe Psikiatri.
Psikiatria
Degë e mjekësisë dhe shkathtësi për shërim.
Psikoanaliza
Metodë e inventuar nga Sigmund Freud.
Çregullimi somatoform
Përgjigje e organizmit në formë organike ose simptomatike ndaj stresit.
Ciklotimia
Çregullim ku janë prezente ciklet e depresionit në nivele të ulura dhe hipomani.
Neurozat
Çregullime mendore që nuk kanë lidhje me patologji organike.
Agorafobia
Frika intenzive nga vendet publike, nga të cilat vështirë largohet apo është mundim për marrjen e ndihmës së parë.
Psikoza
Gjendje që tregon për dëmtim të madh në testimin e realitetit.
Skizofrenia
Çregullim me etiologji të panjohur me simptome psikotike të cilat dëmtojnë funksionimin dhe paraqesin pengesa në sferën e të menduarit, të emocioneve dhe sjelljeve.
Substanca psikoaktive
Substanca të cilat gjatë përdorimit ose abuzimit të tyre kanë aftësi të ndryshojnë gjendjen psikike të njeriut.
Varësia
Përdorim i kontinuuar (i vazhduar) i substancave psikoaktive.
Çregullimet bipolare
Sëmundje që karakterizohen nga dy ekstreme të humorit: ngazëllimi dhe depresioni.
Axhitimi akut
Çregullim i aktivitetit motorik të personit.
Vetëdija
Forma më e lartë e veprimtarisë mendore.
Vëmendja
Aftësia për të drejtuar dhe përqendruar vetëdijen në një ose në disa objekte apo lloje veprimtarie.
Autizmi
Çregullim neurozhvillimor.
Diazepami (Valium)
Anksiolitiku më i përdorur në urgjencat psikiatrike.
Katatonia
Çregullim psikiatrik dhe motorik ku pacienti mund të mbetet i palëvizshëm ose të ketë lëvizje pa qëllim.
Stigma në shëndetin mendor
Paragjykimi negativ dhe diskriminimi i shoqërisë ndaj personave me çregullime mentale.
Psikoterapia Kognitive-Sjellore (CBT)
Terapie që ndihmon në identifikimin dhe ndryshimin e modeleve të mendimit dhe sjelljeve negative.
Çregullimi i Stresit Post-Traumatik (PTSD)
Çregullim që shfaqet pas përjetimit të ngjarjeve ekstreme traumatike ose kërcënuese për jetën.
Demenca
Rënie graduale dhe progresive e funksioneve kognitive (kujtesës, të menduarit, orientimit).
Sëmundja e Alzheimerit
Sëmundja më e shpeshtë neurodegjenerative që shkakton demencë.
Mania
Faza e ngritur e humorit me energji të tepërt, pak nevojë për gjumë dhe mendime të shpejta.
Çregullimi Obsesiv-Kompulsiv (OCD)
Prania e mendimeve obsesive ankthuese dhe sjelljeve kompulsive përsëritëse për të ulur ankthin.
Halucinacioni
Shtrembërim i realitetit në 5 shqisat që ndodh pa asnjë ngacmues të jashtëm.
Iluzioni
Shtrembërim i realitetit në pamje dhe keqinterpretim i një ngacmuesi real.
Anhedonia
Humbja e aftësisë për të ndjerë kënaqësi në aktivitetet që më parë sillnin kënaqësi.
Akatisia
Ndjenjë e brendshme e shqetësimit motorik që e detyron pacientin të lëvizë vazhdimisht, e shkaktuar shpesh nga medikamentet.
Çregullimi Histrionik i personalitetit
Çregullim që karakterizohet nga kërkimi i tepërt i vëmendjes dhe emocionaliteti i ekzagjeruar.
Triada e Beck-ut në depresion
Mendime negative për veten, botën dhe të ardhmen.
Çregullimi Borderline (Kufitar) i personalitetit
Çregullim i karakterizuar nga pashpirtësi në marrëdhënie, paqëndrueshmëri emocionale, sjellje impulsive dhe frikë nga braktisja.
Narkolepsia
Çregullim gjumi me përgjumje të tepërt ditore dhe sulme të papritura gjumi.
Deluzioni i madhështisë (Megalomania)
Besim i rremë i palëkundur se personi ka fuqi, pasuri ose rëndësi të jashtëzakonshme.
Deluzioni i persekutimit
Besim i rremë se të tjerët po e ndjekin, po e spiunojnë apo po e dëmtojnë.
Terapia me Elektrokonvulsion (ECT)
Trajtim mjekësor psikiatrik ku stimulimi elektrik i trurit përdoret për raste të rënda rezistente të depresionit apo psikozës.
Disforia
Gjendje e përgjithshme e pakënaqësisë, trishtimit ose shqetësimit intensiv.
Sindroma e Tërheqjes (Abstinencës)
Simptomat fizike dhe psikike që shfaqen pas ndërprerjes së menjëhershme të një substance psikoaktive.
Mutizmi Elektiv (Selektiv)
Pamundësia e fëmijës për të folur në situata të caktuara shoqërore (p.sh. në shkollë) përkundër aftësisë për të folur në shtëpi.
Mbrojtja me Devalvim
Mekanizëm psikologjik ku personi i atribuon cilësi të tepruara negative vetes apo të tjerëve për të përballuar konfliktin e brendshëm.
Poriomania
Sëmundje neurologjike që dallon nga bredhja e adolescentit.
Cluster A
Grup i çregullimeve të personalitetit që përfshin llojet: shizoid, paranoid dhe shizotipik (shizotipal).
Cluster B
Grup i çregullimeve të personalitetit që përfshin llojet: antisocial, borderline, histrionik dhe narcisoid.