1/6
Kartela fjalori mbi strukturën e neuronit, mielinën, neurotransmetuesit dhe transmetimin e nxitjes nervore.
Name | Mastery | Learn | Test | Matching | Spaced | Call with Kai | Chat |
|---|
No analytics yet
Send a link to your students to track their progress
Trup (soma)
Pjesa ku ndodhen bërthama dhe organelat qelizore të një neuroni.
Mielinë
Mbështjellja që prodhohet nga qelizat e Shvanit dhe që shërben për të izoluar aksonin.
Neurotransmetues
Lënda kimike që ndërmjetëson kalimin e nxitjes nervore nga neuroni parasinaptik në passinaptik.
Butoni i neuronit parasinaptik
Struktura nga e cila çlirohen neurotransmetuesit.
Neuroni
Qelizë që nuk riprodhohet, pjesë përbërëse e së cilës është aksoni.
Aksoni
Pjesë e neuronit përmes së cilës kalon nxitja nervore.
Drejtimi i përhapjes së nxitjes nervore
Rruga e lëvizjes së nxitjes nervore nga trupi (soma), përmes aksonit, tek butoni.