Mbështetja në Vendimmarrje dhe Intelegjenca e Biznesit
Mbështetja në Vendimmarrje dhe Intelegjenca e Biznesit
Roli i Vendimmarrjes
Marrja e vendimeve luan një rol kyç në punën menaxheriale.
Menaxherët duhet të marrin në konsideratë sasi të mëdha të dhënash dhe të nxjerrin informacion të rëndësishëm për të marrë vendime të dobishme për organizatën.
Me rritjen e sasisë së të dhënave, rritet nevoja për ndihmesa të bazuara në kompjuter për të asistuar menaxherët në procesin e marrjes së vendimeve.
Procesi i Marrjes së Vendimeve
Vendimi duhet marrë sa herë që ka më shumë se një veprim të mundshëm.
Një vendim është i lehtë për t’u marrë kur një alternativë sjell qartë një rezultat më të mirë se të tjerat.
Vendimet bëhen më të vështira kur më shumë se një alternativë duket e arsyeshme dhe kur numri i alternativave është i madh.
Në biznes, mund të ketë shumë mënyra të ndryshme veprimi për të arritur një rezultat të dëshiruar, dhe problemi qëndron në zgjedhjen e alternativës më të mirë.
Fazat e Marrjes së Vendimeve sipas Herbert Simon
Faza e inteligjencës: Mbledhja e fakteve, besimeve dhe ideve.
Në biznes, këto fakte mund të jenë miliona njësi të të dhënave.
Faza e projektimit: Projektimi i metodës për të analizuar të dhënat.
Këto metoda përfshijnë sekuenca hapash, formula, modele dhe mjete të tjera që reduktojnë sistematikisht alternativat në një numër të menaxhueshëm.
Faza e zgjedhjes: Zgjedhja e alternativës më premtuese.
Pas fazës së zgjedhjes, biznesi e zbaton dhe e ekzekuton kursin e veprimit të përzgjedhur.
Detaje të Fazave të Marrjes së Vendimeve
Faza 1: Inteligjenca
Mblidh të dhëna nga brenda organizatës.
Mblidh të dhëna nga jashtë organizatës.
Mblidh informacion mbi mënyrat e mundshme për të zgjidhur problemin.
Faza 2: Projektimi
Organizo të dhënat; zgjidhni një model për përpunimin e të dhënave.
Prodhoni mënyra të arsyeshme dhe të mundshme veprimi.
Faza 3: Zgjedhja
Zgjidh një mënyrë veprimi.
Modelet në Analizën e të Dhënave
Bizneset mbledhin të dhëna si nga burime të brendshme ashtu edhe nga burime të jashtme.
Përdorin modele për të analizuar të dhënat.
Një model është një përfaqësim i thjeshtuar i realitetit.
Për shembull, një maket mbi tryezë që përfaqëson një ndërtesë është një model i strukturës me përmasa reale.
Një hartë është një përfaqësim në shkallë të vogël i një zone gjeografike.
Ekuacionet matematikore që përfaqësojnë marrëdhëniet mes ndryshoreve mund të shërbejnë si modele për të treguar se si reagojnë bizneset ndaj ndryshimeve.
Për shembull, çfarë ndodh me fitimin kur shitjet dhe shpenzimet rriten ose bien?
Vendimmarrësit përdorin ose modele universale, si disa modele statistikore, ose krijojnë vetë modele për të analizuar të dhënat.
Problemet e Strukturuara dhe të Pastrukturuara
Problem i strukturuar: Për të cilin mund të arrihet një zgjidhje optimale përmes një grupi të vetëm hapash.
Ky grup hapash është i njohur dhe duhet të ndiqet sipas një sekuence të caktuar, kështu zgjidhja e një problemi të strukturuar me të njëjtat të dhëna do të japë gjithmonë të njëjtin rezultat.
Matematikanët e quajnë një sekuencë hapash algoritëm, ndërsa kategoritë e të dhënave që merren parasysh gjatë ndjekjes së këtyre hapave quhen parametra.
Për shembull, nëse shqyrtojmë problemin e rrugës më të shkurtër për të marrë dhe shpërndarë dërgesa, parametrat janë: madhësia e dërgesës, koha kur dërgesa është gati për t’u marrë, koha kur duhet të dorëzohet, distanca e automjeteve nga destinacionet përkatëse, pushimet e detyrueshme të shoferëve, kapacitetet e kamionëve, etj.
Shumica e problemeve matematikore dhe fizike janë të strukturuara.
Gjetja e rrënjëve të një ekuacioni kuadratik është një problem i strukturuar: ekziston një formulë (algoritëm) që mund ta përdorësh për ta zgjidhur. Për të njëjtin ekuacion, rrënjët janë gjithmonë të njëjtat. Parashikimi se sa do të nxehet një lëng në një mjedis të caktuar është gjithashtu një problem i strukturuar.
Fatkeqësisht, shumica e problemeve në botën e biznesit nuk mund të zgjidhen kaq lehtë.
Problem i pastrukturuar: Për të cilin nuk ekziston një algoritm që mund të ndiqet për të arritur një zgjidhje optimale.
Ose sepse nuk ka informacion të mjaftueshëm mbi faktorët që mund të ndikojnë në zgjidhje, ose sepse ka aq shumë faktorë të mundshëm saqë nuk mund të formulohet një algoritëm që të garantojë një zgjidhje të vetme optimale.
Një situatë e pastrukturuar lidhet ngushtë me pasigurinë.
Nuk mund të jesh i sigurt se çfarë do të jetë moti nesër; askush nuk mund të garantojë se çfarë fitimi do të sjellë një investim në një portofol të caktuar aksionesh deri në fund të vitit; dhe dy mjekë mund të japin diagnoza të ndryshme për të njëjtat simptoma.
Disa shkencëtarë të menaxhimit flasin edhe për probleme gjysmë të strukturuara (semi-strukturuara).
Një problem gjysmë i strukturuar është ai që nuk është as plotësisht i strukturuar dhe as plotësisht i pastrukturuar.
Problemi: "A duhet të investoj për dy vjet 100,000 dollarë në obligacione komunale që paguajnë 3 për qind interes vjetor pa taksa, apo të investoj në certifikata depozitash (CD) me 4 për qind interes të tatueshëm?" është i strukturuar.
Për ta zgjidhur, duhet të ndjekësh një algoritëm të thjeshtë që merr si parametra shumën prej 100,000 dollarësh, dy vitet dhe normën e interesit prej 3%. Përveç nëse qyteti që ka lëshuar obligacionet falimenton, të ardhurat e llogaritura janë të garantuara. Po kështu, është e lehtë të llogaritësh fitimin neto pas taksimit në rastin e investimit në CD.
Por problemi: "A duhet të investoj 100,000 dollarë në aksionet e kompanisë XYZ dhe t’i shes pas dy vjetësh?" është gjysmë i strukturuar.
Ka shumë faktorë që duhet të merren parasysh për ta quajtur të strukturuar: kërkesa për produktet e kompanisë, hyrja e konkurrentëve në treg, tregjet brenda dhe jashtë vendit, etj.
Ka kaq shumë faktorë që mund të ndikojnë në çmimin e aksioneve gjatë dy viteve të ardhshme, sa ky problem është në rastin më të mirë gjysmë i strukturuar dhe në rastin më të keq, krejtësisht i pastrukturuar.
Shembuj të Problemeve të Strukturuara dhe Gjysmë të Strukturuara
Probleme të Strukturuara
Sa punëtorë nevojiten për të plotësuar linjën e prodhimit A?
Sa turbina nevojiten për të furnizuar me energji qytetin Hickstown?
Cili fond i tregut monetar jep kthimin më të lartë aktualisht?
Probleme gjysmë të strukturuara
Cilat janë përfitimet e bashkimit me kompaninë XYZ, Inc.?
Cila është sasia optimale e porosisë për lëndën e parë Z, bazuar në prodhimin tonë?
Cili nga rajonet tona gjeneron të ardhura më të larta për çdo shitës?
Ku duhet të hapim pesë dyqanet e radhës të zinxhirit tonë të shitjes me pakicë?
Si do të reagojnë konsumatorët nëse ulim çmimin e produktit tonë me 10%?
Cila është fushata më e mirë reklamuese për të lançuar shërbimin tonë të ri financiar?
Sa do të na kushtojë zbatimi i pajisjeve për parandalimin e ndotjes?
Cilat janë përfitimet e hapjes së një zyre në Paris, Francë?
Cila aksie do të japë kthimin më të lartë deri në fund të vitit?
Një menaxher që përballet me një problem tipik gjysmë të strukturuar ka përpara disa rrugë veprimi. Detyra është të zgjedhë alternativën që do të sjellë rezultatin më të mirë.
Shembuj të Vendimeve Gjysmë të Strukturuara në Fusha të Ndryshme
Në prodhim:
Cilin furnizues duhet të përdorim për të marrë çmimin më të mirë për lëndët e para, duke garantuar njëkohësisht dorëzimin në kohë?
Linja e montimit B ka një ndërprerje; a duhet të transferojmë punëtorët në një linjë tjetër montimi apo të presim që B të rregullohet?
Kërkesa për produktin X ka rënë. A duhet të çmontojmë një nga linjat e prodhimit apo të vazhdojmë të prodhojmë me të njëjtin ritëm, të magazinojmë produktet e përfunduara dhe të presim një rritje të kërkesës?
Menaxherët e portofolave të investimeve përballen me vendimmarrje gjysmë të strukturuar kur duhet të vendosin se cilat letra me vlerë duhet të shesin dhe cilat të blejnë për të maksimizuar kthimin e përgjithshëm të investimit.
Menaxherët e burimeve njerëzore përballen me probleme gjysmë të strukturuara kur duhet të vendosin se kë të rekomandojnë për një pozicion të ri, duke marrë parasysh kualifikimet e personit dhe aftësinë e tij/saj për të mësuar dhe për të marrë përgjegjësi të reja.
Profesionalistët e marketingut përballen vazhdimisht me probleme gjysmë të strukturuara: A duhet të shpenzojnë para për reklama në shtyp, televizion, internet, email apo postë direkte? Cilin segment të popullsisë duhet të synojnë?
Sistemet e Mbështetjes së Vendimmarrjes (DSS)
Shumë vendime tashmë janë të regjistruara në bazat e të dhënave të korporatave dhe në magazinat e të dhënave (data warehouses), dhe ato mund të aksesohen përmes sistemeve të informacionit (IS), siç janë sistemet e menaxhimit të zinxhirit të furnizimit.
Për të kursyer kohë dhe përpjekje në procesin e vendimmarrjes, punonjësit e dijes përdorin disa lloje të aplikacioneve të mbështetjes së vendimmarrjes. Një prej tyre është sistemi i mbështetjes së vendimmarrjes (DSS), i cili është një sistem informacioni i bazuar në kompjuter dhe që ndihmon punonjësit e dijes të zgjedhin një nga shumë zgjidhje alternative për një problem.
DSS-të mund të ndihmojnë korporatat të rrisin pjesën e tregut, të ulin kostot, të rrisin fitimin dhe të përmirësojnë cilësinë e produkteve.
Duke automatizuar disa pjesë të procesit të vendimmarrjes, sistemet u japin punonjësve të dijes qasje në analiza që më parë ishin të paarritshme.
Edhe pse përdorimi i DSS-ve rritet zakonisht në nivelet më të larta të menaxhimit, këto sisteme përdoren në të gjitha nivelet, madje edhe nga stafi jomenaxherial.
Përkufizimi i DSS-ve ka ndryshuar gjatë viteve.
Komponentët e DSS-ve
Shumica e DSS-ve përbëhen nga tre komponentë kryesorë:
Moduli i menaxhimit të të dhënave
Moduli i menaxhimit të modeleve
Moduli i dialogut (ndërfaqja me përdoruesin).
Si funksionojnë këto module?
Ndihmojnë përdoruesin të vendosë një kërkesë në mënyrë të përshtatshme.
Kërkojnë në sasi të mëdha të dhënash për të identifikuar faktet relevante.
Përpunojnë të dhënat përmes modeleve të përzgjedhura.
Paraqesin rezultatet në një ose disa formate, në mënyrë që prodhimi të jetë i kuptueshëm.
Këto hapa ndjekin sekuencën e vendimmarrjes të përshkruar nga Herbert Simon.
Moduli i Menaxhimit të të Dhënave në DSS
Është një bazë të dhënash ose një magazinë të dhënash (data warehouse) që ofron të dhënat për fazën e inteligjencës në procesin e vendimmarrjes.
Moduli i menaxhimit të të dhënave akseson këto të dhëna dhe i jep DSS-së mundësinë të zgjedhë të dhëna sipas kritereve të caktuara: lloji i aksioneve, periudha kohore, dhe të tjera.
Një DSS mund të përdorë një bazë të dhënash të krijuar posaçërisht për atë sistem, por zakonisht DSS-të janë të lidhura edhe me baza të dhënash të përdorura për qëllime të tjera, si blerjet, dërgesat, faturimi dhe transaksionet e përditshme.
Kompanitë preferojnë që DSS-të e tyre të aksesojnë magazinën e të dhënave (data warehouse) dhe jo bazën e të dhënave të transaksioneve, sepse magazina e të dhënave siguron sasi shumë më të mëdha të dhënash historike sesa bazat e të dhënave të transaksioneve.
Për shembull, kompania Rapt, Inc. ofron një aplikacion mbështetës vendimmarrjeje që ndihmon në optimizimin e vendimeve të blerjes së mallrave, veçanërisht për blerës me volum të lartë.
Softueri analitik i aplikacionit ndërton modele që identifikojnë elemente të ndryshme rreziku dhe pastaj rekomandon strategji blerjeje.
Ai merr në konsideratë dhjetëra variabla ekonomike, përfshirë kërkesën për lëndët e para dhe përfitimin (përqindjen e materialeve që përdoren realisht në produktet përfundimtare).
Sistemi sugjeron sa njësi nga secili komponent duhet të blejë kompania për të shmangur mbajtjen e inventarit shumë të madh apo shumë të vogël.
Sistemet Eksperte (SE)
Një sistem ekspert (SE) zhvillohet për të imituar njohuritë e një eksperti për të zgjidhur probleme dhe për të marrë vendime në një fushë relativisht të ngushtë të njohurive.
Qëllimi i sistemeve eksperte është të përsërisin njohuritë e paformuluara dhe të papërshkruara të pakicës (ekspertëve) dhe t’i vënë ato në dispozicion të shumë njerëzve të tjerë që kanë nevojë për këto njohuri, shpesh fillestarë ose profesionistë në të njëjtën fushë, por me ekspertizë shumë më të kufizuar.
Sistemet eksperte dhe rrjetet nervore janë dy teknika që studiohen dhe zbatohen në një fushë të quajtur inteligjencë artificiale (IA).
Dallimi kryesor midis Sistemeve të Mbështetjes së Vendimmarrjes (DSS) dhe Sistemeve Eksperte (ES) qëndron në “bazinë” që ato përdorin dhe në mënyrën se si ajo është e strukturuar. DSS-të përdorin të dhëna nga bazat e të dhënave, ndërsa një ES përdor një bazë njohurish, e cila është një koleksion faktesh dhe marrëdhënieve ndërmjet tyre.
Një ES nuk përdor një modul modeli, por një motor inferencial. Motori inferencial është një softuer që kombinon të dhënat që fut përdoruesi me marrëdhëniet e të dhënave të ruajtura në bazën e njohurive.
Funksionimi i Sistemeve Eksperte
Në shumicën e Sistemeve Eksperte, baza e njohurive ndërtohet si një seri rregullash NËSE-ATËHERË (IF-THEN).
Nëse lagështia është e ulët, temperatura mesatare e ajrit është më e lartë se 60 gradë Fahrenheit, gjethet e pemës janë të gjelbra të errëta, dhe mosha e pemës është 0-2 vjet, atëherë pema ka sëmundjen A me një probabilitet prej 90 përqind.
Megjithatë, nëse lagështia është e ulët, temperatura është midis 40 dhe 65 gradë Fahrenheit, gjethet e pemës janë të gjelbra, dhe mosha e pemës është 0-2 vjet, ekziston një probabilitet prej 40 përqind që sëmundja të jetë A dhe 50 përqind që të jetë sëmundja B.
Përdorimi i Sistemeve Eksperte në Biznes
Aplikimet e biznesit gjithnjë e më shumë kanë kombinuar teknologjitë e rrjeteve nervore dhe sistemeve ekspert në softuerë që monitorojnë proceset e biznesit dhe menaxhimin e zinxhirit të furnizimit.
Një shembull i kësaj është zbatimi i Honeywell’s Process Knowledge System nga kompania Finch Paper.
Përmes zbatimit të produktit të Honeywell, Finch arriti të përmirësojë efikasitetin e fabrikës me 1 përqind, duke kursyer 100,000 dollarë në vit.
Agjentët Inteligjentë
Sistemet ekspert shpesh sigurojnë agjentë inteligjentë për të paralajmëruar dikë për një situatë të caktuar.
Një agjent inteligjent është softuer “i fjetur” deri në momentin që zbulon një ngjarje të caktuar, dhe atëherë kryen një veprim të paracaktuar.
Për shembull, në një biznes me pakicë, një sistem informacioni i dizajnuar me një agjent inteligjent mund të riordërtojë automatikisht një produkt kur sasia në raft bie nën një prag të caktuar (stok sigurie) për të eliminuar mungesat në stok.
Aplikimet e Sistemeve Eksperte
Janë zbatuar në shumë industri, si shëndetësia, telekomunikacioni, shërbimet financiare, bujqësia, etj.
Në mjekësi, shumë nga sistemet ekspert të hershme u krijuan për të ndihmuar doktorët në diagnostikimin e simptomave dhe këshillat për trajtimin.
Telekomunikimi dhe rrjetat
Komunikimi efektiv eshte esencial per suksesin e organizates.
Teknologjia e komunikimit ka bere qe njerezit te jene ne gjendje te dergojne dhe te marrin te gjitha format e informacioneve ne distanca te medha dhe me shpejtesi te medha.
Perdorimi efektiv i telekomunikimeve dhe rrjeteve e bejne kompanine nje organizate te fuqishme dhe kreative, duke i dhene asaj nje avantazh kompetitiv afatgjate.
Identifikimi dhe diskutim i shkurter per disa nga aplikimet e telekomunikimeve.
Komunikimi
Mesazhi (e dhene dhe informacion) komunikohet nepermjet sinjalit.
Mediumi i transmetimit “mbart” sinjalin.
Ne te folurit njerëzorë, derguesi transmeton nje sinjal nepermjet mediumit te transmetimit, ajrit.
Ne telekomunikim, derguesi transmeton nje sinjal nepermjet nje kablli ose mediumeve te tjera te telekomunikimit.
Elementet e telekomunikimit
Pajisjet e telekomunikimit trasmetojne sinjalin ndermjet kompjuterave dhe mediave te transmetimit
Kompjuteri dërgues (1)
Sinjali (2)
Pajisje telekomunikimi (3)
Mediumi (4)
Pajisje telekomunikimi (5)
Kompjuteri marrës (6)
Karakteristikat baze te kanaleve te komunikimit
Kanali simplex
Gjysmë - dupleks
Kanal i plotë dupleks
Bandwidth dhe Broadband
Bandwidth: Zona e frekuencave qe nje sinjal elektronik ze në një medium te caktuar transmetimi.
Broadband: Transmetim i gjerë i bandwidth të të dhënave që transporton lloje te shumta te sinjaleve të trafikut.
Mediumi mund të jetë kabllo koaksiale, fibra optike, radio ose çift i shtrembëruar.
Ligji themelor i Shannon ne lidhje me teorine e informacionit
Kapaciteti mbartes i nje kanali te informacionit eshte ne proporcion te drejte me bandwidth e tij – sa me e gjere bandwidth, aq me shume informacion mund te mbartet.
Tipet e media-ve
Twisted-Pair (telat dysh)
Coaxial Cable (kabllot koaksial)
Fiber-Optic Cable (fibrat optik)
Microwave Transmission (transmetimi me mikrovale).
Transmetimi me celular
Duke perdorur telefonin celular nga nje makine, thirresi (1) i bie numrit. Sinjali dergohet nga antena e makines tek antena e celularit te vendosur ne qelizen (2). Sinjali dergohet ne zyren rajonale te celulareve, e cila quhet zyra e regjistrimit te telefonise celulare (MTSO) (3). Sinjali ndryshohet ne drejtim te stacionit me te afert me thirrjen (4) te kompanise lokale te telefonise. Pasi integrohet ne sistemin normal te telefonise, thirrja ndryshohet automatikisht ne numrin e rene nga origjina (5). E gjitha kjo behet pa asistencen e ndonje operatori.
Pajisjet e telekomunikimit
Modem-et:
Analog
Digital
Modemet per qellime speciale (Special-purpose modems)
Multiplekserët
Procesorë Front-End
Si punon nje modem
Sinjalet dixhitale modulohen ne sinjale analoge, te cilet mund te mbarten ne linjat e zakonshme te telefonise.
Sinjalet analoge demodulohen ne sinjale dixhitale nga modemi marres.
Integrimi i Sherbimeve ne rrjetat dixhitale (ISDN)
Line/Service
Speed
Cost per Month
Advantages
Disadvantages
Strategjite baze te perpunimit
Perpunimi i centralizuar
Perpunimi i decentralizuar
Perpunimi i shperndare
Koncepte dhe konsiderata ne lidhje me rrjetet
Topologjia e e rrjeteve
Unaze
Bus
Hierarkike
Yll
hibrid
Tipet e rrjeteve
Local Area Networks
Wide Area Networks
International networks
Home and small business networks
Softueret e komunikimit dhe protokollet
Softuerët e komunikimit
Network operating systems (NOS)
Network management software
Protokolet e komunikimit
Open Systems Interconnection (OSI) model
Transmission Control Protocol/Internet Protocol (TCP/IP)
Systems Network Architecture (SNA)
Ethernet
Asynchronous Transfer Mode (ATM)
Bluetooth
*Modell i ndërlidhjeve të sistemeve të hapura (OSI)7 shtresat e modelit OSI
Ky model (OSI) eshte dizenjuar per te bere te mundur komunikimin midis kompjuterave te ndryshem, te prodhuesve te ndryshem qe perdorin sisteme operative te ndryshem
Telekomunikimi dhe aplikimet
Voice mail
Electronic software distribution
Telecommuting
Videoconferencing
Electronic data interchange (EDI)
Videokonferenca lejon pjesmarresit te realizojne mbledhjet ne distance