LEKSION Let (23-24/)
NUTRICIONI DHE SIGURIA USHQIMORE
Nutricioni ka një efekt direkt në rritje, zhvillimin, riprodhimin dhe në gjendjen fizike dhe mendore të individit. Nutricioni është një nga faktorët unik më të rëndësishëm për shëndetin e individit ose të komunitetit, dhe si i tillë përbën një cështje thelbësore në shëndetin publik modern.
Nevojat e njerëzve për lëndë ushqyese
Njerëzve, lëndët ushqyese u nevojiten për të siguruar nxehtësi dhe energji (karbohidrate, yndyrna dhe proteina), proceset trupore rregullatore (ujë, mineralet, fibrat, vitaminat, proteinat dhe aminoacidet esenciale) dhe ndërtimi e përtëritja i indit trupor (ujë, proteina dhe kripëra minerale).
**Statusi nutricional i një individi dhe shoqërie influencohet nga:
- Rezervat e lëndëve ushqyese
- Cilësia e ushqimeve
- Shpërndarja e ushqimeve
- Aksesi ndaj ushqimeve
- Kostoja e ushqimeve
- Njohuritë, qendrimet dhe besimet lidhur me nutricionin**.
Politikat ushqimore
Politika ushqimore në nivel individual dhe qeveritar, zakonet e ngrënies, faktorët ekonomikë dhe ata teknikë kontribuojnë në statusin nutricional të popullit si dhe të individëve.
Përmirësimi i Ushqyerjes
Përmirësimi i të ushqyerit ka dhënë një ndihmë të madhe në përmirësimin e shëndetit në shekujt e kaluar. Nutricioni lindi si një shkencë bazë dhe e aplikuar në shekullin e njëzetë. Njohuritë mbi elementet e nutricionit të përshtatshëm dhe rolin e tij në parandalimin e mungesës së vitaminave ose sëmundjeve kronike kanë luajtur një rol të madh në zhvillimin e shëndetit publik modern.
**Pavarësisht nga:
- Rritja e shpejtë e popullatës,
- Prodhimi i ushqimeve dhe konsumi mesatar ushqimor është përmirësuar vazhdimisht në mbarë botën.
- Sidoqoftë, malnutricioni është mjaft i përhapur kudo në botë.**
Problemet e Ushqyerjes
Vendet e zhvilluara hasen me probleme të ushqyerjes të tepert apo papërshtatshme që mund të cojnë në sëmundje kronike, ndërsa në vendet në zhvillim hasen, krahas sëmundjeve kronike, dhe me mungesën ushqimore.
Rritja e Standardeve të Jetës
Rritja e standarteve të jetesës në shumë vende në zhvillim ka sjellë që sëmundjet e jetës moderne të mbizoterojnë ndërsa sëmundjet kronike janë nën kontroll gjithmonë e më shumë.
Nënpopullata brenda kombeve të pasura dhe të varfëra vuajnë njëlloj nga një spektrum i gjerë i sëmundjeve nutricionale.
Përpjekjet e Shëndetit Publik
Përpjekjet e shëndetit publik synojnë që të gjitha grupet në popullatë të kenë një konsum të duhur, jo të ekzagjeruar, të lëndëve ushqimore bazë, vitaminat dhe kripërat esenciale për rritje, "health maintenance" dhe aktivitetit fizik.
Kjo përfshin rekomandime të nevojave humane ditore për ushqime dhe energji, të cilat variojnë sipas:
**- Moshës,
- Seksit,
- Masës trupore,
- Nivelit të aktivitetit,
- Statusit shëndetësor individual,
- Kushteve ambjentale.**
Monitorimi i Statusit Popullatës
Gjithashtu, kërkohet një monitorim të statusit të popullatës dhe subpopullatave.
Nutricioni në Konteksin Global
Në vitin 1997, “rreth ¼ e popullatës jeton në varfëri të tejskajshme dhe ky mjerim po rritet në shumë regjione" (WHO, 1998).
Njerëzit të prekur nga varfëria janë gratë, fëmijët dhe të moshuarit, dhe të ushqyerit e keq ështe një nga mediatorët e varfërisë dhe shëndetit të keq.
Pasojat e malnutricionit amësor tek foshnjat mund të jetë për një jetë të gjatë. Mungesat e mikroelementeve, pavarësisht nga mundësia e parandalimit me anë të masave publike shëndetësore me kosto të ulët, vazhdojnë të përhapen.
Tashmë, ndërsa miliona njerëz vuajnë nga varfëria ose janë në një gjendje kronik të nënushqyerjes, ekziston ushqim i mjaftueshëm në botë për të ushqyer çdo njeri, strategjitë kombëtare për të luftuar pasojat e varfërisë nevojitet të bazohen në:
- Qeverisje të mirë,
- Legjislacion të qëndrueshëm,
- Pjesëmarrje të gjithë shoqërisë dhe sigurimi i shërbimeve bazë efektive.
Faktorët që kontribuojnë në Urinë
Varfëria, shpërndarja e pabarabartë e të ardhurave dhe ushqimeve, injoranca, niveli i ulët edukativ, numri i madh i familjes, sëmundjet kronike dhe akute, plogështia e qeverisë janë ndër kontribuesit kryesor të urisë në botë.
Pasojat e Malnutricionit
Disa pasojat që ndodhin si rezultat i malnutricionit përfshijnë:
**- Rritja e standarteve të jetesës
- Degradimi ambjental
- Mbikultivimi i tokës
- Erozioni i shtresës së punueshme të tokës
- Praktikat e dëmshme bujqësore
- Magazinimi dhe transportimi i papërshtatshëm**.
Njerëzit e kequshqyer, veçanërisht fëmijët, janë të prekshëm nga sëmundje të tilla si diarreja, infeksionet respiratore akute, dhe sëmundjet të cilat janë parandalueshme me vaksina.
Shtatzania dhe Ushqyerja
Shtatzanitë e shpeshta në gratë me nivel të ulët edukimi, të kequshqyera dhe anemike, ndikon në mortalitetin e lartë amëtar dhe lindjet e foshnjave me peshë të ulët, që janë të ndjeshëm ndaj infeksioneve. Cilësia e ulët e qumështit të gjirit ndikon tek foshnjat që janë normalisht të ndjeshme ndaj infeksioneve.
Marrja e pamjaftueshme e vitaminave esenciale dhe kripërave minerale, apo absorbimi i keq i ushqimeve, prek në mënyrë të pafavorshme metabolizmi indor, kapaciteti transportues për oksigjenin, si dhe formimin dhe funksionin e muskujve dhe indit trunor si dhe rritjen e kockave të gjata. Të gjitha këto kontribuojnë në produktivitetin e ulët dhe zhvillimin ekonomik.
Probleme në Rritjen e Caktuar të Popullatave
Ky kompleks përkeqësohet nga lëvizjet e fermerëve në qytetet në lagjet e varfëra ku higjena publike e ulët përjetëson ciklin e shëndetit të keq. Edhe në shoqërinë e shëndetshme gjenden grupe popullatash në risk për nënushqyerje, të maskuara në aparencë shpesh me statusin e “klasës së mesme” më të moshuarit, si punëtorët e varfër, adoleshentët, gratë dhe endacakët të prekur nga dietat e papërshtatshme dhe sidomos nga mungesat e mikroelementeve që janë me pasoja shëndetësore afatgjata. Këto çështje kërkojnë ndërhyrje qeveritare si dhe shëndetësore publike. Me të rëndësishme janë edukimi rreth dietave të dobishme, si dhe sigurimi i cilësisë ushqimore, duke përfshirë fortifikimin e ushqimeve me mineralet dhe vitaminat esenciale.
Nutricioni dhe Infeksionet
Cikli malnutricioni-sëmundjet infektive shkakton përvit miliona vdekje me shkaqe të parandalueshme në fëmijë. Vetëm kontrolli i fruthit dhe përdorimi i gjerë i terapisë rehidruese orale do të shpëtonte mijëra jetë dhe përmirësonte gjendjen shëndetësore të miliona fëmijëve. Malnutricioni dhe infeksioni përkeqësojnë njeri-tjetrin. Infeksione të tilla si fruthi mund të kenë një nivel fataliteti rreth 2 për 1000 në vendet e industrializuara por rreth 50 a më tepër për 1000 në vendet në zhvillim, ku ka një mungesë të gjerë të elementeve ushqimor esencial si vit A.
Anasjelltas, edhe një infeksion i zakonshëm mund të japë pasoja të pafavorshme në gjendjen nutricionale, modelin e rritjes dhe rezistencë ndaj infeksioneve të tjera në një fëmijë. Koha e nevojitur për të zëvendësuar humbjet ushqimore nga një infeksion mund të jetë 2-3 herë më e lartë se vetë zgjatja e infeksionit.