Historia_e_Shtetit_permbledhe

  • Funksioni kryesor i një shoqërie është sigurimi i ekzistencës = vazhdimësisë.

  • Që të ekzistojë shteti duhet ekzistenca e :

    • Territori

    • Popullsia

    • Autoriteti shtetëror që ushtron funksionet në këtë territor dhe mbi këtë popullsi.

  • Për të pasur një shtet demokratik modern duhen:

    • Zgjedhjet e lira = kontrolli i të zgjedhurve

    • Shteti ti përgjigjet kontratës sociale (Kushtetutës- të drejtave dhe lirive themelore të njeriut dhe pavarësisë së pushteteve).

  • E drejta moderne :

    • Rregullon marrëdhëniet në shoqëri (të gjitha marrëdhëniet që lindin në shoqëri)

    • Duhet të ketë sensin e drejtësisë në mënyrën e zgjidhjes së problemeve.

HYRJE

  • Shteti Ilir përfshinte një territor mjaftë të gjerë: prej lumit Danub në Veri e deri në gjirin e Ambrakisë në Jug, prej Adriatikut në Perëndim e deri në Morava, Vardari e vargu i maleve Varus në Lindje.

  • Nuk përjashtohet mundësia e ndikimit grek e romak ndaj qytetërimit ilir, por shkaku kryesor i zhvillimit të tij qëndron :

    • në faktorin e brendshëm,

    • në rritjen e forcave prodhuese dhe zhvillimin e marrëdhënieve në prodhim,

    • që me kalimin e kohës sollën evolucionin e gjithë sistemit shoqëror e politik, të institucioneve politike e juridike.

  • Të dhënat historike dhe gërmimet arkeologjike dëshmojnë se në trojet ilire u krijuan disa formacione shtetërore, ku ndër më të rëndësishmit ishin:

    • Shteti Ilir

    • Shteti i Epirit

    • Mbretëria e Dardanëve

    • Federata e Dalmatëve.

SHTETI ILIR

  • Tre shtyllat mbi të cilat do të studiojmë shtetet janë:

    • ➤ Organizimi ekonomiko-shoqëror

    • ➤ Organizimi shtetëror

    • ➤ E drejta

1. LINDJA DHE ZHVILLIMI HISTORIK I SHTETIT ILIR/ MARRËDHËNIET EKONOMIKO-SHOQËRORE.
  • Iliria për shkak dhe të relievit të saj por dhe pozicionit gjeografik kishte të zhvilluar degët e :

    • Bujqësisë në zonën fushore-ultësirën bregdetare

      • ===

    • Blegtorisë = në zonën malore

    • Zejtarisë = në vitet 1800-1500 p.e.s ilirët filluan të merren me zejtari duke prodhuar prodhime të një cilësie shumë të mirë. Për shkak të prodhimeve zejtare lindi dhe tregtia e mallrave, duke e rritur në këtë periudhë rolin e tregtisë.

    • Tregtisë

    • Lundrimi dhe gjuetia e peshkut - për shkak të bregdetit

  • Mbi bazën e zhvillimit të degëve të mësipërme e për pasojë dhe të gjithë ekonomisë, zhvillimit të forcave prodhuese, ndodhën dhe një varg ndryshimesh në organizimin shoqëror të cilat ishin:

    • Vendin e kopeve primitive e zuri gjinia = grup njerëzish të një gjaku me ekonomi të përbashkët, pasi akoma nuk kishte lindur pabarazia.

    • Në periudhën e neolitit vendin e gjinive e zuri familja matriakale = rolin kryesor gruaja. U kalua nga martesa me grupe në martesa me çifte.

    • Në epokën e bronzit gruaja humbi pozitën drejtuese në familje dhe bazë e shoqërisë së kësaj periudhe u bë familja patriarkale (patër familja). Bashkimi i disa familjeve patriarkale krijoi vëllazëritë si hallkë ndërmjetëse midis familjes dhe fisit.

    • Organet drejtuese të fisit patriarkal me rëndësi ishin:

      • > KËSHILLI I PLEQËVE, i cili përbëhej nga kryetarët e familjeve patriarkale ose vëllazërive.

      • > MBLEDHJA E POPULLIT e cila kishte të drejtën e miratimit ose rrëzimit të vendimeve të këshillit.

      • > UDHËHEQËSI USHTARAK, i cili ishte organ i përkohshëm që vepronte në kohë lufte. Në kohë paqe ai ishte anëtarë i thjeshtë i fisit.

    • Zhvillimi që morën degët e ekonomisë shpejtuan dhe diferencimin ekonomiko-shoqëror duke çuar në nxitjen e luftërave si brenda fisit ashtu edhe jashtë.

    • Ishte koha e shthurjes së rendit fisnor, pasi ishte krijuar në gjirin e tij aristokracia fisnore që kishte kryesisht funksione politike.

    • Si pasojë u krijuan FEDERATAT FISNORE ILIRE, në përbërje të saj ishin disa fise të fuqishme.

    • Më vonë nga shekulli i V dhe fillimi i shek. të IV, vetë forma, organizimi dhe natyra e këtyre federatave ndryshoi, duke u krijuar një organizatë politike, të cilën për shkak të tipareve të saj duhet ta konsiderojmë shtetin e parë ilir.

    • Rëndësi në lindjen e shtetit të parë të ilirëve pati zhvillimi i jetës urbane, lindja e qyteteve ( Lisi-Lezha, Skodra-Shkodra, Ulcini-Ulqini, etj.) nga zhvillimi i zejtarisë, tregtisë, etj.

    • Karakteristik e shtetit të parë ilir është paraqitja NË FORMËN E BASHKIMIT TERRITORIAL FEDERATIV - me pjesëmarrjen e disa fiseve.

    • Kur flasim për shtet ilir nuk pretendojmë se kemi një aparat shtetëror të përsosur, por bëhet fjalë për tipare thelbësore të një mekanizmi shtetëror. Procesi i konsolidimit përfundon në gjysmën e parë të shek.IV, në kohën e mbretit Bardhyl.

    • Në dhjetëvjeçarët e fundit të shek.III, në periudhën e mbretit Agron kemi një shtet të fuqishëm ilir i cili ishte një faktor i rëndësishëm në Gadishullin e Ballkanit.

    • Në vitin 229 p.e.s. Roma sulmoi dhe nënshtroi shtetin ilir. Më 228 Roma i imponoi Teutës një traktat paqeje me anë të të cilit i kufizonte sovranitetin, por Teuta hoqi dorë prej këtij traktati (i cili parashikonte pagesën e një haraçi dhe angazhimin për të mos lundruar përtej Lisit-Lezhës).

    • Luftërat e brendshme dhe konfliktet e jashtme e dobësuan shtetin ilir. Genti ishte sundimtari i fundit i cili u përpoq të stabilizonte situatën e brendshme dhe të forconte pozitën ndërkombëtare të shtetit ilir, por ai nuk mundi ti bënte ballë sulmit romak të vitit 168-167 p.e.s., i cili i dha fund shtetit ilir.

2. ORGANIZIMI SHTETËROR
  • Forma Monarki Skllavopronare = në formë Federate.

  • Pushteti më i lartë = Mbreti

  • Shteti ilir përbëhej nga njësi të veçanta territoriale, bërthama e të cilave ishte shpesh një qendër e banuar apo qytet = polis.

  • Qytetet u bënë qendra me rëndësi për zhvillimin e jetës shoqërore, zejtarisë, tregtisë, bujqësisë, blegtorisë, artit, kulturës dhe organizimit të veçantë politiko-administrativ.

  • Të tilla qytete të cilat kanë njohur dhe njëfarë autonomia nga shteti ilir, ishin Bylisi, Amantia, Lissi, Shkodra, etj, të cilat arritën të prisnin dhe monedhën e tyre. Edhe njësitë territoriale kishin organizimin e tyre politiko-shoqëror.

  • Pushteti shtetëror realizohej nga një sër organesh që vepronin në qendër dhe në bazë, të tilla si:

    • Mbledhja e popullit = merrnin pjesë si skllavopronarët dhe shtetasit e tjerë të lirë dhe shqyrtoheshin probleme të përgjithshme.

    • Kuvendi = bënin pjesë vetëm krerët e klasës skllavopronare.

    • Mbreti = basileus = reks, etj. Është organi më i lartë kryetar shteti dhe komandant suprem i ushtrisë.

  • Mbreti kishte këto kompetenca:

    • politike,

    • ekonomike,

    • marrëdhëniet me jashtë,

    • shpalljen e luftës,

    • përfundimin e paqes

    • organizimin e brendshëm politik dhe shoqëror

    • lidhjen e aleancave

    • reformën monetare, etj.

  • Funksioni i mbretit ishte i trashëgueshëm dhe kalonte si rregull nga i ati tek i biri (duke bërë që titulli mbret ti jepej dhe ndonjë të mituri).

  • Por trashëgimia e fronit në historinë e shtetit ilir nuk ecte gjithmonë sipas këtij rregulli, pasi njihen raste kur ai është trashëguar tek persona të tjerë si vëllezërit e mbretit ose anëtarë të familjes mbretërore.

  • Një rol të rëndësishëm në realizimin e kompetencave të mbretit luante dhe organi “Miqtë e mbretit”, i përbërë nga anëtarë të familjes mbretërore, farefis i tij, etj. Me forcimin e pozitave të mbretit veprimtaria e tyre u kufizua.

  • Ushtria ishte një levë e rëndësishme në duart e shtetit ilir, e cila përbëhej nga forcat tokësore dhe flota detare e cila ishte e përbërë nga 220 anije.

  • ORGANIZIMI I PUSHTETIT NË KRAHINA

  • Organet:

    • Mbledhja e popullit

    • Udhëheqësit ushtarak

    • merrte rëndësi në kohë lufte.

    • Dinasti = ishte autoriteti kryesor i krahinës dhe gëzonte kompetenca të gjera duke realizuar pushtetin e vet në interes të klasës skllavopronare, në harmoni me drejtimet kryesore të politikës së përgjithshme të shtetit.

3. E DREJTA ILIRE
  • Qëllimi i të drejtës ilire ishte si në çdo shtet skllavopronar, të ruante dhe të forconte rendin skllavopronar. Studimin e të drejtës në shtete të ndryshme do ta studiojmë të përbërë në tre shtylla:

    • ➤ E drejta zakonore

    • ➤ E drejta fetare

    • ➤ E drejta pozitive = shtetërore.

  • Burime e të drejtës ilire ishin:

    • > Zakonet (disa prej tyre të trashëguara nga rendi i komunës primitive vazhduan edhe pas formimit të shtetit duke marr karakter juridik, siç ishte e drejta e parablerjes apo përfitimit nga të mirat e detit)

    • > Ligjet dhe aktet e nxjerra nga pushteti shtetëror (megjithëse deri më sot nuk janë zbuluar ende ligje apo akte të shkruara apo sistemuara në kode apo forma të tjera).

    • Për zbatimin/respektimin rigoroz të tyre u krijuan organe të veçanta si gjykatat, burgjet, nëpunësit e posaçëm, etj., që përmenden gjatë sundimit të Gentit.

    • Organet e drejtësisë funksiononin veç organeve të vjetra si mbledhja e popullit, kuvendet e pleqve, etj, që edhe këto merreshin me disa funksione të dhënies së drejtësisë.

  • Në sistemin e së drejtës ilire, bënin pjesë:

    • > NORMAT PENALE

    • NORMAT CIVILE

    • Vendin kryesor e zinin NORMAT PENALE të cilat kishin si qëllim të ruanin të pa prekur rendin politiko-shoqëror që kishte vendosur klasa skllavopronare.

  • Në sistemin e dënimeve bënin pjesë:

    • ➤ DËBIMI (nxjerrja jashtë kufijve të shtetit),

    • INTERNIMI,

    • ➤ HEQJA E LIRISË (për këtë dëshmon ekzistenca e burgjeve)

    • VDEKJA

    • NORMAT CIVILE = objekti kryesor ishin marrëdhëniet :

    • ➤ pronësore,

    • > kontraktore = shitja dhe qiraja.

    • > martesore e familjare dhe

    • ➤ të trashëgimisë

    • Shteti ilir kishte të sanksionuar të drejtën e pronësisë.

    • Pronarit skllavopronar i garantohej mundësia për të :

    • > gëzuar

    • > disponuar dhe

    • ➤ përdorur pa asnjë kufizim sendet objekt pronësie (përfshi edhe skllevërit)

    • Subjekt i të drejtës ilire mund të ishin vetëm personat fizik (në atë kohë nuk kishte ndarje në persona fizikë dhe juridik). Por kur flasim për persona fizik duhet të kemi parasysh faktin që jo çdo person mund të ishte i tillë, pasi skllavi nuk trajtohej si subjekt, por si objekt i së drejtës.

    • Subjekt i së drejtës ishin vetëm qytetarët e lirë (që gëzonin status civitas) dhe nga qenia apo jo subjekt i së drejtës (si pasoj e statusit) vareshin nga një sër problemesh me rëndësi jetike për personin, siç ishte lidhja e martesës së ligjshme, lindja e fëmijëve me shtetësi ilire dhe pushteti i babait (patërfamiljas) mbi ta .

    • Shtetësia ilire mund të fitohej me anë të :

    • ➤ lindjes nga prindër ilir në gjendje të lirë

    • ➤ çlirimit të skllavit nga skllavëria, që bëhej me vendim të organeve kryesore shtetërore.

    • Dhurimit të shtetësisë ilire.

    • Familja ilire ishte monogame dhe baza e formimit të saj ishte martesa. Njihej martesa me blerje ose grabitje. Normat e të drejtës ilire ligjëronin pushtetin e burrit mbi gruan dhe atë të atit mbi fëmijët. Në iliri njihej dhe adoptimi.

II. SHTETI DHE TE DREJTAT NE EPIR

  • Në kufijtë jugor të shtetit ilir deri në veri të shteteve greke shtrihej EPIRI (Epirus=ipiros= tokë=stere). Kufijtë e Epirit shtriheshin nga brigjet e Vjosës (Aos) deri në gjirin e Ambrakisë, në perëndim deti Jon e deri në malet e Pindit në lindje.

  • Fiset kryesore që do të përbënin më vonë dhe Federatën Epirote ishin Thesprotët, Kaonët, Atamanët, Amfilokët dhe Kasopët.

1. ORGANIZIMI SHOQËROR PARASHTETËROR DHE LINDJA E SHTETIT NË EPIR
  • Degët kryesore të ekonomisë ishin:

    • > Bujqësia = i kushtëzuar nga relievi

    • ➤ Blegtoria

    • ➤ Lundrimi detar.

    • ➤ Artizanati = kryesisht enë prej balte.

    • ➤ Përpunimi i metaleve =për përgatitjen e veglave të punës, armëve, zbukurimeve përdoreshin hekuri, bakri, argjendi dhe rrallë ari. Sera e Selenicës përdorej për ndërtimin e anijeve. U zhvillua dhe tregtia e metaleve, p.sh. me Temenë (Qipron), hekuri shkëmbehej me bakër.

    • ➤ Tregtia -kryesisht me jashtë. Për shkak se deri në shekullin e V p.e.s. epirotët nuk e njihnin monedhën shkëmbimet bëheshin në natyrë.

    • Në këtë periudhë kishte filluar diferencimi i shtetasve të popullsisë dallohej kryesisht tek varret, ku një pjesë e anëtarëve të fisit nuk varrosej me turmat, por veçmas.

    • Në këtë periudhë u bë i domosdoshëm bashkimi i fiseve të afërme, në krye të të cilave vijnë prijës ushtarak, por u krijuan dhe organe të tjera. Zhvillimi i mëtejshëm bëri që fisi ti lejoj vendin fshatit dhe fshati më pas qytetit.

    • Organizimi në këtë periudhë kishte formën e një DEMOKRACIE USHTARAKE.

    • Në krye qëndronte MBRETI apo MAGJISTRATI. Funksionet e mbretit ishin të trashëgueshme dhe dilnin në pah në kohë lufte, kur ai merrte komandën e përgjithshme të ushtrisë.

    • Në shekullin e VI dhe V p.e.s. vendi i MBRETIT zihet nga dy funksionarë të lartë të zgjedhur nga paria aristokratike zakonisht për një afat një vjeçar. Pra në këtë periudhë kemi formën e një bashkëqeverisje=qeverisje kolegjiale.

    • ➤ Organ tjetër ishte KUVENDI = ku bënin pjesë përfaqësues të shtresave të pasura. Në krahina ekzistonin edhe KUVENDET LOKALE =me kompetenca për rregullimin e jetës ekonomike-shoqërore vetëm të krahinës.

    • Organizimi i disa prej krahinave epirote ishte si vijon:

    • Kishin formën e bashkësive fisnore= organizime para shtetërore.

    • THESPROTËT:=shtrihej në krahinat jugperëndimore, përgjatë brigjeve të detit Jon, nga lumi Kalama (Thyamis) e deri në gjirin e Prevezës. Nga lindja kufizohej me molosët dhe grekët e Dodonës. Në Jug shkonte deri në Akarnani dhe ndahej prej saj nga fiset e amfilokëve dhe kasopëve.

      • ➤ MONARKI-në krye ishte MBRETI, por hoqën dorë shpejtë nga kjo formë qeverisje, pasi braktisën sistemin e MONARKISË dhe qeveriseshin nga një pakicë njerëzish përfaqësues të klasës së pasur = nga një ORGAN KOLEGJIAL.

    • Deri në shek. V p.e.s. ishin ndër fiset më të forta të Epirit por epërsia e tyre ra shpejtë dhe u vunë në varësinë e kaonëve. Në shek.. IV p.e.s. hynë në shtetin e Epirit që quhej KOINONI i MOLOSËVE.

    • KAONËT :shtrihen prej veriut të Thesprotisë, lumit Kalama, gjer në malet e Llogorasë, e në lindje lumi Vjosa (kufiri me Molosinë ishte vargu i maleve të Lunxhërisë).

      • MONARKI-në krye ishte MBRETI, por hoqën dorë shpejtë nga kjo formë qeverisje, pasi

      • braktisën sistemin e MONARKISË dhe qeveriseshin nga dy persona që quheshin PROSTAT= zgjidheshin çdo vit nga fisi mbretëror ose aristokracia e pasur. Zhvillimi ndikoi në krijimin e kësaj forme qeverisje dhe në Kaoni ishin krijuar qytetet.

    • Fillimisht pjesërisht dhe më vonë plotësisht KAONIA hyri në LIDHJEN MOLOSE.

    • MOLOSËT : përbëhej nga disa fise më të vogla që njihnin pushtetin e shtëpisë mbretërore molosë të Aiakidëve. Në Jug e Juglindje ishin grekët e etolët, në Perëndim thesprotët e kaonët, kurse në Veri e Lindje, ilirët dhe maqedonët.

    • Në shek.. e V p.e.s. fuqia e molosëve rritet shumë duke u bërë bërthama e shtetit të Epirit i cili do të përfshinte më vonë dhe thesprotët e kaonët, etj.

    • Hapi i parë për krijimin e shtetit të EPIRIT (fillimisht njihej si LIDHJA MOLOSE ose KOINONI MOLOS), ishin reformat e mbretit Tharrypa dhe zgjerimi i territoreve të tij nëpërmjet pushtimeve dhe nënshtrimit të fqinjëve.

    • Forma e shtetit ishte FEDERAT – e përbërë nga BASHKËSI (disa fise) të cilat kishin organizimin e tyre të brendshëm, por zbatonin dhe urdhrat që vinin nga MBRETI, PROSTATI dhe KËSHILLI i LIDHJES.

    • Në krye të BASHKËSIVE qëndronte PROSTATI i cili drejtonte gjithë aparatin shtetëror. Organe të tjera me rëndësi të Bashkësive ishin KUVENDI i BASHKËSISË= herë-herë gjendet dhe me emrin Eklesia=të zgjedhurit ose Agora dhe KËSHILLI i BASHKËSISË = Buleja-Vuli.

    • Del në pah për herë të parë krijimi i një aparati politik të organizuar mbi bazën e një legjislacioni të caktuar.

    • Funksionet:

      • Mbreti

      • Prostati = një nga funksionarët më të rëndësishëm të shtetit që vinte fill pas mbretit në hierarkinë shtetërore. Kishte kompetenca mjaftë të gjera, në fushën administrative, ekzekutive, ekonomike, etj. Ai zgjidhej nga Këshilli i Lidhjes me mandat 1 vjecar. Nëse kandidati për Prostat nuk justifikonte pritshmërinë e qarqeve që e kishin zgjedhur në atë post, ai mund të zëvendësohej prej tyre. Në këtë periudhë lind/sanksionohet mundësia e REVOKIMIT të MANDATIT të PROSTATIT në çdo kohë.

      • Këshilli i përfaqësuesve =këshilli i bashkësisë molosë, por në të merrnin pjesë jo vetëm molosë por dhe përfaqësues nga bashkësitë e tjera. Këshilli zgjidhte PROSTATIN çdo vit, dhe rast pas rasti Këshilli merrte dhe kompetenca gjyqësore kur gjykonte MBRETIN ose PROSTATIN.

    • (2) Më pas për shkak të kontradiktave të brendshme=kërkesave të Thesprotëve dhe Kaonëve për ti dhënë fund epërsisë Molose, zhvillimit ekonomik, luftërave që e dobësuan shtetin Molos (koha e Aleksandërit), u kalua nga Lidhja Molose=Koinini Molos në SIMAHINË e EPIROTËVE (Aleanca Epiriote).

    • Në periudhën e KOINONIT MOLOS dhe SIMAHISË EPIROTE forma e organizimit është MONARKI, ndërsa në periudhën e LIDHJES EPIROTE, kemi një formë organizimi REPUBLIK FEDERATË = pushtet kolegjial.

    • Ky kalim solli ndryshime në fushën e organizimit politik si më poshtë:

      • Mbeti përsëri nga pikëpamja e formës MONARKI. Mbreti nuk quhet më mbreti i Molosëve por i Epirotëve.

      • Nga pikëpamja e strukturës mbeti shtet FEDERATIV= sistem aleancash.

      • Bashkësitë epirote që formonin shtetin e Epirit fituan të drejta të barabarta =këtë e tregon dhe emri i shtetit -SIMAHI-ALEANCË.

      • PROSTATI=zgjidhej jo si më parë, vetëm nga bashkësia molosë, por dhe nga bashkësitë e tjera. Kështu ndodhte dhe për anëtarët e KUVENDIT.

  • Në epokën e Pirros (297-272 me kryeqytet Ambrakinë) shteti i Epirit njohu:

    • - zgjerim të paparë të territoreve,

    • - zhvillim ekonomik,

    • - zgjerim të kontakteve tregtare

    • - aleanca me shtete të fuqishme

    • - u shkatërruan mbeturinat e institucioneve të komunës primitive

    • - u forcua aparati shtetëror

    • - u centralizua drejtimi i veprimtarisë shtetërore në duart e MBRETIT (Pirros, bijve apo miqve të tij ).

    • U spostua pothuajse fare KUVENDI dhe PROSTATI.

    • MBRETI mori në dorë dhe kompetenca legjislative dhe gjyqësore, dhe herë-herë jepte vetë dhe drejtësi.

    • Pas vdekjes së Pirros zhvillimi ekonomik nuk vazhdoi më. Në situatën ndërkombëtare, Roma ishte forcuar dhe kishte filluar zgjerimin e territoreve. Pas vdekjes së djalit të Pirros, Aleksandërit në fron hipi në fron e veja e tij por më pas ajo vdiq dhe në fron hipi vajza e Pirros, Deidemena e cila u vra në vitin 232. Me vrasjen e Deidemenës merr fund SIMAHIA EPIRIOTE.

    • 3 Pas kësaj Epiri përmendet si Republikë me emrin Lidhja e Epirotëve përreth Finiqit =To koinon ton epiroton peri Finiken.

    • Forma SHTET FEDERATIV

    • Organet kryesore të Lidhjes Finikase ishin :

      • KUVENDI I PËRGJITHSHËM =në të mund të merrnin pjesë gjithë shtetasit e Lidhjes (përjashtoheshin skllevërit). Por dhe të varfrit edhe pse kishin të drejtë nuk merrnin pjesë për arsye të largësisë-komunikimit.

      • > KËSHILLI I LIDHJES –synhedrion =sinedhriasi

      • -përbëhej nga përfaqësues të pjesëve të veçanta të shtetit (Lidhjes) të cilat quheshin KOINE=kone-qine-qino. Këshilli kishte kompetencë të;

      • ➤ shpallte luftën

      • ➤ përfundonte paqen

      • ➤ caktonte dhe dërgonte përfaqësues diplomatik jashtë shtetit

      • ➤ lidhte aleanca shtetërore

      • ➤ zgjidhte funksionarët më të rëndësishëm të shtetit

      • ➤ kishte kompetenca legjislative dhe gjyqësore

      • ➤ nxirrte dhe miratonte ligje

      • ➤ shpesh jepte drejtësi duke u shndërruar në gjykatë.

      • KËSHILLI I LIDHJES ishte organi kryesor i SHTETIT të EPIRIT dhe në të bënin pjesë:

        • • STRATEGËT që kishin zënë vendin e mbretit. Ato ishin organi më i lartë ushtarak. Nga gjiri i tyre zgjidhej një kryetar. Ndërsa pushteti ushtarak u takonte strategëve, ai civil i përkiste PROSTATËVE.

        • PROSTATËT gjithashtu bënin pjesë në KËSHILLË.

        • • GRAMATEUSI- që kishte kompetenca financiare dhe ekzekutive.

        • • ZYRTARËT FETARË, ZYRTARËT JURIDIK

        • • HIPARKU (prijsi-kalorsi)

        • • AGNOTHETI-merrej me organizimin e lojërave.

      • Të gjithë anëtarët e KËSHILLIT quheshin MAGJISTRATË.

2. ORGANIZIMI SHTETËROR
  • Shteti i Epirit ishte i tipit SKLLAVOPRONAR, i ndërtuar në formën e MONARKISË.

  • ORGANET:

    • MBRETI-qëndronte në krye dhe kishte kompetenca të gjera e të rëndësishme. Pushteti tij kufizohej (të cilat në thelb nuk e kufizonin statusin e tij si sovran) në një farë mase nga organet e tjera dhe rregullat tradicionale, zakonore të cilat me kalimin e kohës morën formën e LIGJEVE. Në kohë paqe mbreti udhëhiqte jetën politike dhe shoqërore, përcaktonte politikën e jashtme dhe të brendshme, në kohë lufte komandonte ushtrinë. Pushteti mbretëror ishte i trashëgueshëm. Por në Epir nuk zbatohej rregulli klasik i fëmijës më të madh të mbretit, por mund të hipte cilido trashëgimtarë, qoftë ky djali i madh, i mesëm apo i vogël, por dhe ndonjëri prej anëtarëve të tjerë të familjes. Në Epir është ndeshur dhe institucioni i REGJENCËS = qeveri kukull-marionetë.

    • PROSTATI – vinte i dyti pas mbretit në hierarkinë shtetërore dhe kishte kompetenca të gjera në fushën politike + ekonomike + ushtarake. Zgjidhej nga Këshilli i Lidhjes një herë në vit dhe

Sorry, I didn't get that. Can you try again?