Prodhimi dhe Produkti Marxhinal, Kostoja
Teoria e Prodhimit
- Prodhimi është procesi i shndërrimit të burimeve në të mira dhe shërbime.
- Modeli i funksionit të prodhimit të një firme për një periudhë afatshkurtër kërkon supozime.
Funksioni i Prodhimit në Periudha Afatshkurtra
- Qëllimi i firmës është maksimizimi i fitimit.
- Firma përdor dy inpute:
- Inputi punë (L) – madhësi e ndryshueshme.
- Inputi kapital (K) – madhësi e fiksuar.
- Firma vepron në një treg me konkurrencë të plotë.
- Firma është çmim-pranuese në tregun e produkteve.
- Firma është pagë-pranuese në tregun e punës.
- Pagat janë e vetmja kosto e punës.
- Puna që përdor firma është homogjene.
- Firma nuk e ndryshon teknologjinë e përdorur.
Funksioni i Prodhimit
- Funksioni i prodhimit shpreh lidhjen midis sasisë së inputeve dhe produktit të prodhuar.
- Analitikisht:
- Ku:
- Q = madhësia e produktit
- K = madhësia e kapitalit të fiksuar
- L = variabli punë
Produkti Total
- Produkti total (TP) është sasia e produktit të prodhuar nga kombinimi i inputit punë L dhe inputit kapital K.
- Simbolikisht shënohet me Q ose TP.
- Shembull: Një firmë prodhon këpucë me një makinë (kapitali i fiksuar) dhe punë (faktor i ndryshueshëm).
- Kur sasia e punës është 0, nuk prodhohen këpucë.
- Me rritjen e numrit të punëtorëve, rritet edhe numri i këpucëve të prodhuara.
Produkti Total (Grafiku)
- Kurba e produktit total fizik (TP) tregon maksimumin e produktit për çdo sasi të inputit punë të përdorur.
- Pikat sipër kurbës tregojnë nivele të paarritshme të prodhimit.
- Pikat nën kurbë tregojnë nivele të arritshme, por jo efiçiente të prodhimit.
Produkti Marxhinal
- Produkti marxhinal (MP) i punës është ndryshimi në produktin total që rezulton nga një ndryshim me një njësi të sasisë së punës të përdorur, duke mbajtur kapitalin konstant.
- Analitikisht:
- Ku:
- = shtesa në produktin total
- = shtesa në inputin punë
*Shembull:
*Nëse numri i punëtorëve rritet nga 2 në 3,
produkti total rritet nga 10 në 13 njësi.
Kështu që, punëtori i fundit i punësuar e rrit produktin total me 3 njësi.
Produkti Marxhinal (Grafiku)
- Produkti marxhinal i punës mund të llogaritet duke matur pjerrësinë e tangjentes së hequr në pikën përkatëse të kurbës së produktit total.
Produkti Mesatar
- Produkti mesatar (AP) llogaritet si raport i produktit total me njësitë e punës të përdorura.
*Psh:
*Kur dhe , atëherë .
Produkti Mesatar (Grafiku)
- Grafikisht, produkti mesatar matet me pjerrtësinë e drejtëzës që del nga origjina dhe kalon nëpër pikën përkatëse të kurbës së produktit total.
- Në pikën ku drejtëza është tangjente me kurbën e produktit total, produkti mesatar arrin vlerën maksimale dhe është i barabartë me produktin marxhinal.
Tri Stazat e Prodhimit
- Staza I: Nga njësia zero e inputit variabël deri te vlera maksimale e AP (kur MP = AP).
- Staza II: Nga maksimumi i AP deri te pika kur MP = 0.
- Staza III: Nga MP = 0 e tutje.
- Në periudha afatshkurtra, staza e dytë është staza e vetme racionale për një firme për të operuar.
- Në stazën I, është profitabile që firma të vazhdojë me rritjen e fuqisë punëtore.
- Në stazën III, MP është negative dhe nuk rekomandohet rritja e fuqisë punëtore.
Të Ardhurat e Shkallës
- Të ardhurat e shkallës pasqyrojnë reagueshmërinë e produktit total kur të gjitha inputet rriten në të njëjtin përpjesëtim.
- Raste të mundshme:
- Të ardhurat konstante të shkallës
- Të ardhurat zbritëse të shkallës
- Të ardhurat rritëse të shkallës
Të Ardhurat e Shkallës (konstante)
- Të ardhurat konstante të shkallës ndodhin kur ndryshimet përpjesëtimore në inpute çojnë në një rritje në të njëjtin përpjesëtim në prodhim.
- Për shembull, nëse inputet dyfishohen, edhe produkti total dyfishohet.
- Degët ku mbizotëron puna e dorës karakterizohen nga të ardhura konstante të shkallës.
Të Ardhurat e Shkallës (zbritëse)
- Të ardhurat zbritëse të shkallës ndodhin kur një rritje përpjesëtimore në inpute çon në një rritje më të vogël në produktin total.
*Psh:
*Fermeri rrit me 50% farën, punën dhe makineritë, ndërsa produkti total rritet me 40%.
Të Ardhurat e Shkallës (rritëse)
- Të ardhurat rritëse të shkallës ndodhin kur një rritje përpjesëtimore në inpute çon në një rritje më të madhe në produktin total.
*Psh:
*Fermeri i rrit inputet me 10%, dhe produkti total rritet me 15%.
Aktivitete si industria kimike dhe transporti me konvejer karakterizohen nga të ardhura rritëse të shkallës.
Faktori Kohë
- Faktori kohë është i nevojshëm për të marrë vendime të drejta, pasi prodhimi dhe planifikimi i tij kërkojnë kohë.
Faktori Kohë (Periudhat)
- Periudha momentale: Prodhimi dhe të gjithë faktorët e prodhimit janë të fiksuar.
*Periudha afatshkurtër: Firma mund të shtojë prodhimin duke ndryshuar faktorët e ndryshueshëm, ndërsa të paktën njëri prej tyre mbetet konstant.
*Periudha afatgjatë: Të gjithë faktorët e prodhimit bëhen të ndryshueshëm.
Ndryshimet në Teknologji
- Teknologjia e prodhimit ndryshon dhe përsoset vazhdimisht.
- Me të njëjtat inpute mund të sigurohet më shumë produkt, ose e njëjta sasi prodhimi të sigurohet me më pak inpute.
- Kur ndodh ndryshimi në teknologji, ndryshon edhe funksioni i prodhimit.
Kostoja
- Vendimi i një firme për sasinë e prodhimit varet nga kostot dhe çmimi i produktit.
- Kostot e produktit janë faktor i rëndësishëm që përcakton madhësinë e fitimit të firmës.
Kostot në Periudha Afatshkurtra
- Faktorët klasifikohen në dy grupe:
- Faktorë fiks: Madhësia e tyre nuk ndryshon kur ndryshon prodhimi (makineri, pajisje, ndërtesa).
- Faktorë të ndryshueshëm: Madhësia e tyre ndryshon kur ndryshon prodhimi (lënda e parë, lënda djegëse, fuqia punëtore).
*Kostot klasifikohen në:
*Kosto fikse (FC): Shpenzime për inputet fikse, që nuk ndryshojnë kur ndryshon prodhimi.
*Kosto të ndryshueshme (VC): Shpenzime për inputet e ndryshueshme, që ndryshojnë kur ndryshon sasia e prodhimit.
Kostot në Periudha Afatshkurtra (Vazhdim)
- Kostoja totale (TC) është shuma e kostove fikse (FC) dhe kostove variabël (VC).
- Kostoja totale shpreh shpenzimet më të ulëta monetare të nevojshme për të prodhuar një nivel të caktuar produkti.
*Kostot fikse (TFC) përfshijnë shpenzimet për amortizimin e makinerive, interesat për kapitalin e huazuar, rentën për tokën.
*Kostot e ndryshueshme (TVC) përfshijnë shpenzimet për lëndët e para, materialet kryesore, lëndët ndihmëse, energjinë elektrike, lëndët djegëse, dhe faktorin punë.
Kostot Mesatare në Periudha Afatshkurtra
- Firmat janë të interesuara të dinë shpenzimet mesatare monetare për një njësi produkti.
*Kostot fikse, kostot e ndryshueshme dhe kosto totale (TC) kthehen në madhësi mesatare duke pjesëtuar secilën prej tyre me sasinë (Q) të produktit:
- Kostoja fikse mesatare (AFC):
- Kostoja variabël mesatare (AVC):
- Kostoja totale mesatare (ATC):
Kosto Marxhinale
- Kosto marxhinale (MC) është shtesa absolute në koston totale kur prodhimi rritet me një njësi.
- Ku:
- = ndryshimi në koston totale
- = ndryshimi në sasinë e prodhimit
Kostoja Oportune
- Kostoja oportune (ose ekonomike) e çdo burimi të zgjedhur për të prodhuar një të mirë është e barabartë me vlerën e përdorimit alternativ më të mirë të mundshëm.
*Burimet që përdor firma mund të blihen në treg, të merren me qira ose të jenë pronë e firmës.
*Shpenzimet ndahen në:
*Kosto eksplicite (të shprehura).
*Kosto implicite (të nënkuptuara).
Kostoja Oportune (Vazhdim)
- Kostot e shprehura përfaqësojnë shpenzimet monetare që bën firma drejtpërdrejt në treg për blerjen e burimeve (fuqia punëtore, lënda e parë, energjia elektrike).
- Kostot e nënkuptuara lidhen me inputet që janë pronë e vetë firmës dhe janë të barabarta me pagesat monetare që mund të merreshin nga përdorimi më i mirë alternativ i tyre.
Kostoja në Periudha Afatgjata
- Në periudha afatgjata, të gjitha inputet bëhen të ndryshueshme.
- Firma duhet të vendosë jo vetëm sa punë do të kryejë, por edhe sa kapital dhe inpute të tjera do të përdorë.
Kostoja në Periudha Afatgjata (Shembull)
- SMC1 dhe SMC2 përfaqësojnë kurbat e kostove marxhinale në periudha afatshkurtra kur firma përdor sasinë 1 dhe 2 të kapitalit.
- SAC1 dhe SAC2 përfaqësojnë kurbat e kostove mesatare për këto sasi kapitali.
Kostoja në Periudha Afatgjata (Vendimet)
- Nëse firma dëshiron të prodhojë më shumë këpucë (nga q1 në q3), ajo mund të angazhojë më shumë punëtorë duke përdorur të njëjtën sasi kapitali (1), duke punuar me kurbat SMC1 dhe SAC1, por kostoja e prodhimit do të rritet.
*Nëse firma dëshiron të prodhojë sasinë q2 të këpucëve, ajo duhet të përdorë më shumë pajisje, makineri dhe inpute të tjera, duke operuar sipër kurbave SMC2 dhe SAC2, që do të thotë kosto më të ulëta marxhinale dhe mesatare.
Kostoja në Periudha Afatgjata (Kurba LAC)
*Duke rritur sasinë e produktit (nga q2 në q3), fitohet trendi i ndryshimit të kurbave të kostove mesatare (SMC dhe SAC), dhe duke bashkuar pikat minimale të tyre, rezulton kurba e kostos mesatare për periudha afatgjata (LAC), e cila quhet ndryshe kurbë mbështjellëse.
Kostoja në Periudha Afatgjata (Interpretimi i Kurbës LAC)
*Të gjitha pikat mbi LAC shprehin nivele të padëshirueshme të kostos.
*Të gjitha pikat nën LAC shprehin nivele të kostos që nuk mund të arrihen me teknologjinë e dhënë dhe çmimet ekzistuese të faktorëve të prodhimit.
Kostoja në Periudha Afatgjata (Përfundim)
- Kurba e kostove mesatare në periudha afatgjata tregon shpenzimet më të vogla për njësi, me të cilat mund të prodhohet një sasi e dhënë produkti, me kusht që firma të ketë kohë të mjaftueshme në dispozicion për realizimin e të gjitha ndryshimeve të domosdoshme në madhësinë e saj, duke përdorur më shumë punë dhe kapital, apo inpute të tjera.