Hyrje
Punëtoria optike është objekt ku përpunohen syzet optike.
- LD-400B
- GKG
- 自动印刷
- 自动贴片: G5.
Në punëtorinë optike kemi mundësi që të bëjmë shumë aktivitete në fushën e optikës, përfshirë:
- Leximin e udhëzimeve nga mjeku.
- Gdhendjen e leqeve.
- Matjen e bebzave.
- Korrigjimin e syzave (leqe, korniza, gomat e syzeve, mjedisorja etj).
- Shitjen e syzeve me dhe pa dioptri.
- Shitjen e syzeve me dhe pa ngjyra.
Njohja e punës në punëtorinë Optike
Punëtoria optike paraqet një objekt në të cilin bëhen detyrat optike në të gjitha drejtimet.
Optika e syrit
Optika e syrit është shkencë që studion anomalitë (të metat) dhe sëmundjet e syrit.
Optika instrumentale
Optika instrumentale është shkencë në të cilën mësohen instrumentet optike dhe elemente të tjera optike.
Kushtet e punës
Punëtoria optike duhet të jetë plotësisht e pastër dhe të ketë një renditje të përsosur të mjeteve, makinave dhe instrumenteve optike. Ndriçimi në punëtorinë optike duhet të jetë i rregulluar mirë, për të shmangur pengesat gjatë punës.
Bashkëpunimi
Për të pajisur punëtorinë optike me mjetet e nevojshme, bashkëpunojmë me firma të njohura optike si:
- Lensmak.
- Grosoptik.
- Centrostyle.
- VT-Company.
Detyrat themelore të punëtorisë optike
- Të pajisemi me elementet optike (leqe, korniza, etj).
- Të përgatisim pajisjet (makinat, veglat, instrumentet).
- Të dijmë të lexohet vërtetimi i mjekut.
- Mjetet personale mbrojtëse (mantila, syza mbrojtëse dhe doreza).
- Qendërzimi dhe matja e dioptrisë së leqes kryhet me ndihmën e instrumentit optik "DIOPTRIMETËR".
- Gdhendja e leqes bëhet me makina për gdhendje (manuale, semi-manual, automatike).
- Elementet tjera të nevojshme janë komplet të bulonave, shtrafcigerave, kleshtave, hundezave, dado, limë, elmaz, sharnir, vizore optike.
Pajisjet e nevojshme personale të okulistit
Pajisjet personale të okulistit janë shumë të rëndësishme për shkak se ato mbrojnë gjatë punës nga papastertitë dhe rreziqet që mund të ndodhin gjatë gdhendjes së leqes. Pajisjet personale mbrojtëse përfshijnë:
- Syzet mbrojtëse: duhet të jenë prej materialit plastik, të jenë të qëndrushme dhe të lehta (p.sh. polikarbonatet). Ato duhet të sigurojnë mbrojtje të plotë të hapësirës së syve me një formë anësore.
- Mantili: është teshë e zakonshme me ngjyrë të bardhë e cila mbron rrobat nga papastërtitë gjatë punimit. Duhet të pastrohet rregullisht për ta mbajtur seriozitetin para klientëve.
Lista Operacionale
Hapat deri te përfundimi i syzave kryhen nëpërmjet listës operacionale e cila përfshin:
- Leximi i vërtetimit të mjekut.
- Përpunimi i shabllonit: Pajisjet dhe mjetet përfshijnë vërtetimin e mjekut, korniza, vizore, gërshërë, karton, limë.
- Matja dhe qëndërzimi i leqes dhe dioptrimetër prej kartoni dhe plastike.
- Nënvizimi dhe markimi i leqes: shabllon prej kartoni, leqe dhe marker.
- Prerja dhe thyerja e leqes.
- Gdhendja dhe lustrimi i leqes.
- Montimi apo vendosja e leqes me korniza: Leqe, kleshta dhe elmaz. Makina (manuale, semi-automatike dhe automatike), instrumenti për lustrim dhe pastë vizëlluese.
- Korrigjimi te syzat e gatshme.
- Kontrollimi te syzat e gatshme.
- Pastrimi dhe paketimi i syzave të gatshme: Pajisjet përfshijnë ujë, alkool, sapun të lëngët, paketimi, futrollë, leckë prej pambuku, qese.
Syzet
Mangësitë e syrit korrigjohen ashtu që përpara tyre vendosen leqet që quhen syze. Syzet janë mjete optike që vendosen në fytyrë para syve për t'i mbrojtur ato ose për të mundësuar shikim më të mirë. Anomalitë ose mangësitë e syrit të njeriut korrigjohen me aparate speciale siç janë syzet ose thjerrëzat kontaktuese.
Strukturimi i Syzeve
- Përbërësit: Syzet përbëhen nga leqja dhe korniza.
- Mirëmbajtja: Lehtë mirëmbahen dhe mund të jenë me forma e ngjyra të ndryshme.
Detyrat e okulistit
Detyra jonë është të njoftojmë pacientin për përparsitë dhe mangësitë e syzave si dhe mjeteve të tjera korrektuese.
Përparsitë e syzeve optike:
- Të thjeshta për përdorim.
- Të lehta për përdorim.
- Shumë lehtë hiqen dhe vendosen.
- Lehtë mirëmbahen.
- Përmbushin nevojat e ndryshme për konsumatorët.
Mangësitë:
- Fusha vizive e të pamurit është e kufizuar.
- Fëmijët në moshë të vogël shpesh ju pengojnë.
- Nuk mund të kryhen disa aktivitete fizike me syze.
Makinat për gdhendje
Makinat për gdhendje na nevojiten për të bërë gdhendjen e leqeve sipas nevojave dhe madhësive të ndryshme. Ka tre lloje makinerish:
- Automatike
- Semi-Automatike
- Manuale
Funksionimi i makinave
- Makinat automatike kërkojnë punë shumë të vogël nga okulisti, duke kryer gati të gjitha proceset në mënyrë automatike me ndihmën e teknologjive moderne që skanojnë kornizat. Kjo redukton kohën për përpunim dhe e lehtëson punën për okulistët.
- Makinat semi-automatike bëjnë gdhendjen e leqes në mënyrë automatike, ndërsa okulistët përpunojnë shabllonët prej plastike, duke lejuar makinën të punojë në bazë të shabllonëve të përgatitur.
- Makinat manuale kërkojnë që të gjitha veprimet të kryhen me dorë duke përfshirë krijimin e shabllonit prej kartoni dhe duke bërë gdhendjen sipas tij.
Historia e syzeve
Syzet e para të diellit janë projektuar 2000 vjet më parë nga një popull që jetonin në Alaskë (inuikët), që i shpikën për të mbrojtur sytë nga rrezatimi i dritës. Këto syze ishin të bëra nga druri dhe eshtra kafshësh dhe nuk kishin leqe që lejonin shikimin vetëm para, duke mos lejuar rrezet e dritës të depërtojnë drejtpërsëdrejti në sy.
Kontributi Amerikan
Amerika ka dhënë kontributin më të madh në popullarizimin e syzeve të diellit.
Eksplorimi Britanik
BRITISH GRAHAM LAND EXPEDITION (1934-37)
- Përfshin instrumentet dhe materiale përkatëse për kërkime në fushën e optikës dhe kontribuon në zhvillimin e syzave.