RT

KOMPLIKACIONET LOKALE TE ANESTEZISE LOKALE shenime

Pedagogu i lendes:

Dr. FLORJAN XHOLI

KOMPLIKACIONET LOKALE TE ANESTEZISE LOKALE

Gjate ose pas anestezise lokale mund te zhvillohen nje sere nderlikimesh lokale me te rendesishmet jane:

  1. thyerja e gjilperes

  2. dhimbja dhe edema

  3. infeksioni

  4. demtimi i muskujve

  5. demtimi i nervave

  6. demtime vaskulare

  7. demtime indore intraorale

  8. cregullime te shikimit

  9. demtime traumatike te buzes se poshtme

Thyerja e gjilperes

Eshte nje komplikacion lokal i rrezikshem dhe me pasoja, por i ralle sidomos me perdorimin e gjilperave njeperdorimshe. Arsyet jane disa; nga perdorimi i gjilperes per disa injeksione, gjilpera pak rezistente apo e demtuar, teknika e gabuar me levizje te forta te gjilperes apo futje ashper e gjilperes, levizje te pakontrolluara te pacientit ne rastin e personave hipersensibel qe reagojne ne menyre te ekzagjeruar ndaj dhimbjes. Me e shpeshte thyerja e gjilperes ndodh kur aplikohen teknika regjionale.

Trajtimi konsiston ne nxjerrjen e gjilperes kur ekstremiteti eshte jashte mukozes apo pak nen te dhe mund te kapet, ne te kundert pacienti informohet per sa ndodhi dhe rekomandohet per trajtim te specializurar te kirurgu oro-maxilo-facial. Ne keto raste nuk duhet te tentohet te hiqet gjilpera se mund te komplikohet situata.

Si masa parandaluese jane perdorimi i gjilperave te regullta dhe pas dy injeksionesh te behet nderrimi me nje te re, permasat e gjilperes ne pershtatje me tekniken qe do aplikojme ( gjilpera 0.5-1cm me e gjate se thellesia qe do hyje ne inde ), teknika e zbatuar ne menyre korekte.

Dhimbja dhe edema

Jane dy komplikacione qe zhvillohen bashke thuajse gjithmone. Mund te vijne nga ndikimi fiziko- kimik i solucionit ne inde apo nga demtimi i indeve nga maje e ages. Jane me te shprehura kur kemi bere injektim te shpejte te solucionit. Duhen mare masa parandaluese sidomos per te evituar dhimbjen gjate injektimit pasi mund te provokoje levizje te pakontrolluara te pacientit dhe thyerje te ages apo demtime te tjera. Zakonisht kur shfaqen te dyja kemi nje reaksion inflamator lokal steril ne vendin e injektimit. Nese persistojne dhe me kalimin e kohes agravohen kemi te bejme me nje reaksion inflamator josteril.

Infeksioni

Faktoret qe mund te cojne ne kete komplikacion jane:

  • solucioni qe injektohet jo steril

  • instrumentat e perdorur josterile

  • transportimi i mikroorganizmave nga siperfaqja e indeve ne thellesi nepermjet gjilperes.

Si masa parandaluese duhet qe te perdorim solucione te kontrolluara dhe sterile gjithashtu dhe instrumenta sterile. Para injektimit gjithmone te aplikojme antiseptikun lokal per te menjanuar mikroorganizmat qe mund te jene te flores normale orale apo te infeksioneve lokale prezente.

Trajtimi do jete si per cdo infeksion tjeter. Fakti qe identifikon injeksionin si shkaktar te nje infeksioni eshte fakti qe ne vendin ku eshte bere cpimi me gjilpere eshte me i skuqur me i ngritur dhe kur ka kapur fazen purulente mund te dale pus ne ate pike.

Demtimi i muskujve

Muskujt qe mund te demtohen mund te jene muskujt e fytyres apo ata mastikatore. Me i shpseshte eshte demtimi gjate anestezise regjionale te nervit alveolar inferior.

Muskujt mund te demtohen nga injektimi i sasive me te medha te solucionit, nga injektimi i solucionit ne muskul, apo demtimi i fijeve muskulare nga gjilpera. Me te shpeshte qe demtohen jane m,pterigoid intern dhe ekstern. Demtimi i tyre evidentohet nga shfaqja e kontraktures reflektore qe quhet trizmus, pamundesia per te hapur gojen. Trizmusi mund te jete i gradave te ndryshme ne varesi te gravitetit te demtimit te muskujve. Zakonisht hapja e gojes normale eshte rreth 4cm dhe per cdo kufizim me nga nje cm kemi gradet e trizmusit. Trizmus i grades se trete kemi pamundesi per te hapur gojen.

Parandalimi – teknike korekte e anestezise.

Trajtimi – kur eshte i lehte pas 4-5 ditesh me mekano terapi dhe fizioterapi largohet pa probleme. Ne raste te tjera pervec ketyre perdoren dhe medikamente si myorelaksant, qetesues te ndryshem dhe ne rastin kur shoqerohet me infeksion jepen dhe antibiotike.

Demtimi i nervave

Gjate anestezise lokale mund te demtohen si nervi qe duam te anestezojme dhe nerva ne afersi si motorike dhe sensitive. Komplikacionet mund te shkaktohen si nga demtimi i nervit me majen e gjilperers dhe ne kete rast rigjenerimi vjen kur te ristrukturohet fija nervore, pra zgjat me jave ne disa raste me muaj, nga infektimi i fijes nervore duke dhene neurit dhe do mjekohet si process inflamator, apo nga injektimi i solucionit te nervat ne afersi te nervave te tjere. Keshtu kemi paralize faciale nga teknika e gabuar e anestezise mandibulare, spostim shume me thelle se duhet me gjilpere dhe injektim ne afersi te n.facial te solucionit, ne varesi te degeve qe kap mund te shfaqet edhe ne komplet gjysmen e fytyres, normalisht largohet pas 30 – 60 min.

Ne raste kur kemi demtime te fijes nervore demtimet persistojne per nje kohe me te gjate.

Me shpesh demtohen deget sensitive te nervit trigeminal duke dhene parestezi apo anestezi te zgjatur. Ne rast demtimi te degeve motore te trigemin kemi kontrakture te muskulit qe inervon ky nerv.

Parandalimi – teknike e kujdesshme dhe korekte e anestezise, njohuri te mira te anatomise te regjionit, ruajtja e kontaktit me kocken gjate anestezise, leshimi i sasive te vogla te solucionit gjate rruges se gjilperes per te larguar enet dhe nervat.

Trajtimi i parestezise eshte fizioterapi dhe vitaminoterapi.

Demtime vaskulare

Goja eshte nje regjion i pasur me ene gjaku, keto mund te demtohen gjate anestezise lokale.

Dalja e gjakut ne ambjentin e jashtem quhet hemoragji. Gjate anestezise lokale hemoragji te lehte mund te jape vendi i cpimit te gjilperes, qe ndalon shpejt pa pasur nevoje te meren masa te posacme, apo hematoma te vogla qe absorbohen lehte nga organizmi.

Hematome

Kemi daljen e gjakut nga ena dhe grumbullimin ne inde (ekstravazim). Ne rastin kur enet qe demtohen jane me diameter te madh hematomat qe shaktohen jane me te rendesishme. Zakonisht hematomat ndodhin gjate demtimit te eneve te pleksusit pterigoid ne rastin e anestezise te nervit maxilar apo alveolar superior posterior. Kuadri klinik eshte impresionues per pacientin pasi kemi nje fryrje te menjehershme te faqes ne regjionin premaseterik. Edema do persistoje per disa dite dhe paraqet dhe nje ngjyrim qe ne fillim eshte i kuq i erret me pas blu ne lejla i gjelber dhe me ne fund i verdhe, ky ngjyrim vjen nga gjaku i depozituar dhe ndryshon ne raport me fazate e shperberjes te tij.

Parandalimi behet nga teknika e kujdeshme duke respektuar thellesine e hyrjes me gjilpere rruajtja e kontaktit me kocken dhe injektimi i vazhdueshem per largimin e eneve.

Trajtimi – komprimimi i menjehereshem i vendit dhe ne disa raste dhe fashim per 24 ore, kompresa te ftohta , mjekim antibiotic dhe me pas kompresa me te ngrohta per te ndihmuar absorbimin sa me te shpejte te gjakut te ekstravazuar.

Zonat ishemike

Jane zona qe na shfaqet nje ishemi e lehte kalimtare si rezultat i veprimit vazokonstriktor ne enet e gjakut, shfaqet me zona zbehje ne lekuren qe furnizohen me gjak nga e njejta vaze qe furnizohet zona ku ne aplikojme anestezine. Keto largohen si rregull pas 30-40 min pra pas largimit te anestetikut dhe nuk kane nevoje per mjekim.

Demtimet e indeve te buta

Nekroza e mukozes eshte nje komplikacion i shpeshte dhe me i shpeshte ne palatum.

Shkaqet me te shpeshta jane injektimi i shpejte dhe ne sasi te madhe i solucionit anestetik. Presioni i madh si dhe prezenca e vazokonstriktorit e lidhur kjo me faktin qe ne palatum kemi me pak ene gjaku cojne ne nekroze te mukozes qe ne fillim zbardhet me pas mer nje ngjyre te erret dhe pas 8 ditesh shfaqen ulceracionet si rezultat i nekrozes.

Favorizojne nekrozen indore semundjet shoqeruese qe mund te kete pacienti si diabet, uricemi etj.

Nekroza mund te shkatohet edhe nga injektimi i nje solucioni te gabuar apo te skaduar. Ne kete rast incizohen indet per te larguar solucionin e grumbulluar ne to.

Masa parandaluese – injektimi i kujdesshem dhe i ngadalte.

Trajtimi kur eshte e kufizuar mjaftohemi me shplares antiseptic dhe keshilla per ushqyerjen dhe higjenen. Kur keto zona jane te gjera pastrohen me anestezi lokale mukoza e nekrotizuar jepen antibiotike dhe perdorimi i plllakes se rezines si mbrojtese.

Crregullime te shikimit

Gjate anestezise lokale mund te shfaqen strabizem ose diplopi ne disa raste dhe verbim i njeanshem i perkohshem.

Keto mund te shfaqen gjate anestezise regjionale dhe te nervit infraorbital apo alveolar superior posterior.

Nga demtimi i nervit okulomotor apo anestezimi i tij kemi strabizem dhe diplopi.

Kurse futja shume ne thelllesi ne rastin e anestezise infraorbitale mund te jape verbim te perkohshem. Ne raste shume te ralla nga depertimi shume ne thellesi mund te cajme dyshemene e orbites dhe demtojme bulbus oculi.

Demtime traumatike post anestezise

Me te shpeshta jane te buzes se poshtme, gjuhes apo faqes. Si rezultat i mungese se ndjeshmerise pacientet mund te kafshojne buzen gjuhen apo faqen, ne raste te tjera mund ti djegin me ushqime te nxehta apo me cigare.

Masa parandaluese keshillimi i pacientit qe mos haje apo pertype (ose ta beje me shume kujdes nese e ka te domosdoshme) deri sa te largohet anestezia. Ne rastin e femijeve te perdoret anestetik qe zgjat sa seance stomatologjike apo te lidhet nje role pambuku me dhembet qe te mbaje buzen e poshtme te larguar. Trajtimi behet ne vartesi te madhesise te demtimit. Ka raste plagesh te lehta qe mjekohen me antiseptike kur keto jane me te medha jepen antibiotike dhe indet e buta mund te suturohen per te mundesuar nje sherim te shpejte dhe te mire.