Kapitulli I Hyrje në lëndën Financa (1)
Kapitulli I: Hyrje në Lëndën Financa
Prof.Dr. Driton Balaj
1. Përmbajtja
Definimi i Financave
Pse i studiojmë Financat?
Vendimet financiare të individëve
Vendimet financiare të firmave
Format e organizimit të Biznesit
Ndarja e pronësisë dhe e menaxhimit
Qëllimi i Menaxhimit
Roli i menaxherit financiar në Korporatë
2. Çka studiojnë Financat?
Financa: shkenca e menaxhimit të parave.
Përfshin procesin e përdorimit, menaxhimit, dhe transferimit të parave midis individëve, bizneseve, qeverisë, institucioneve financiare dhe tregjeve.
Studimi i shpërndarjes së burimeve financiare në një botë të pasigurtë.
3. Sistemi Financiar
Përkufizohet si terësi e tregjeve dhe institucioneve që lidhin kontratat financiare.
Një sistem për këmbimin e mjeteve dhe rrezikut.
4. Pesë Parimet Themeltare të Financave
Rrjedha e parave është ajo që ka rëndësi.
Paraja ka një vlerë kohore.
Rreziku kërkon një shpërblim.
Çmimet e tregut janë të drejta.
Konfliktet e interesit shkaktojnë problemin e agjencisë.
5. Teoria Financiare
Një sërë konceptesh për organizimin e mendimeve për alokimin e burimeve financiare.
Modele kuantitative për vlerësimin e alternativave, marrjen e vendimeve dhe zbatimin e tyre.
6. Pse i Studiojmë Financat?
Menaxhimi i pasurisë personale.
Kuptimi i botës së biznesit.
Karrierë interesante dhe të dobishme.
Marrje vendimesh publike.
Zgjerimi i mendjes.
7. Zhvillimi Historik i Financave
7.1. Periudha e Parë
Nga shekulli XIII deri në fillim të shekullit XVIII; financat studiuar brenda shkencave politike (Toma Akvinski, Petrarka etj.).
7.2. Periudha e Dytë
Nga shekulli XVIII deri në fund të shekullit XIX; shfaqja e shkollës klasike të ekonomisë politike.
7.3. Periudha e Tretë
Që nga fillimi i shekullit XX; krijimi i financave moderne dhe kontributet e autorëve në këtë fushë.
8. Roli i Nobelistëve në Financat
Harry M. Markoeitz (Nobel 1990): Foundations of Portfolio Theory.
William F. Sharpe (Nobel 1990): Developing the Capital Asset Pricing Model (CAPM).
Merton H. Miller (Nobel 1990): The M&M Theorem.
Robert C. Merton (Nobel 1997): Pricing of options and other derivatives.
9. Lidhjet e Financës me Shkencat e Tjera
E lidhur veçanërisht me ekonominë dhe kontabilitetin.
Teoritë ekonomike si udhëzues për veprime efikase në biznes.
10. Vendimet Financiare të Familjeve
Vendimet për konsum dhe kursim.
Vendimet investive.
Vendimet financiare.
Vendimet për menaxhimin e rrezikut.
11. Vendimet Investive të Firmave
Planifikimi strategjik: Zgjedhja e biznesit.
Buxhetimi i kapitalit: Identifikimi dhe vlerësimi i projekteve investive.
12. Vendimet Financiare të Firmave
Plan financimi dhe struktura e kapitalit.
Instrumente financiare dhe mbështetje për aksionarët.
13. Kapitali Punues
Rëndësia për suksesin e biznesit; menaxhimi i kapitalit të punës.
Problemet si investimet e tepërta dhe paaftësia për të mbledhur llogaritë.
14. Format e Organizimit të Biznesit
14.1. Pronësi e Vetme
Një pronar; përgjegjësi të pakufizuar.
Kosto të ulëta administrative; jetë e kufizuar.
14.2. Bashkëpronesia
Dy ose më shumë pronarë; ndarja e fitimeve dhe humbjeve.
14.3. Korporata
Krijesë artificiale; përgjegjësi të kufizuar.
Aksionarët zgjedhin bordin e drejtorëve; tatimi i dyfishtë.
15. Ndarja e Pronaësisë dhe Menaxhimit
Pronësia dhe menaxhimi janë të ndara; menaxhimi nga profesionistë.
Problemi i agjencisë: konflikt interesi mes pronarëve dhe menaxherëve.
16. Qëllimi i Menaxhimit
Menaxherët të marrin vendime në interesin e aksionarëve.
Maksimizimi i pasurisë së pronarëve; nevoja për mbrojtje të interesave personale.
17. Strukturat në Korporatë
Bordi i Drejtoreve, presidenti, zv. presidentët; organizimi i përgjithshëm.
18. Roli i Menaxherit Financiar
Përgatitja e raporteve financiare.
Menaxhimi i parasë dhe sigurimi i kapitalit.